E marte, 30.04.2024, 09:56 AM (GMT+1)

Kulturë

Bilall Maliqi: Përrallëza në vargje poetike

E marte, 27.04.2010, 09:22 PM


PËRRALLËZA NË VARGJE POETIKE

(Riza Greiçevci, “Ezopore”, Prishtinë, 2006, faqe 50).

Nga Bilall Maliqi

Shkrimtari i njohur i letrave shqipe Riza Greiçevci si gjithëherë me vargje dhe shkrime është tërheqës sidomos për botën e fëmijëve, për ta demonstruar edhe më tutje forcën e tij krijuese prej një shkrimtari të mirëfilltë dhe të dëshmuar për të satën herë si nga lexuesit por edhe nga kritika letrare, me koloritin e tij krijues edhe kësaj rradhe mahniti lexuesit në përgjithësi , pra ua fali edhe një libër ligjerimit poetik për fëmijë sa interesant aq edhe karakteristik dhe të këndshëm për lexim, është fjala për vëllimin poetik “Ezopore”…

Ezopore

Ky vëllim i radhës së poetit Greiçevci, janë përrallëza të Ezopit të përshtatura me mjeshtri dhe afinitet poetik të autorit në vargje poetike.Ky libër është i praruar, ka një përshtatje shumë efikase, vargjet janë shumë tërheqëse dhe e bën lexuesin e çfarëdo moshe qoftë për vete.Kuptimshmëria e vargjeve të poetit e bënë këtë libër edhe më tërheqës edhe më të afërt me lexuesin, sepse lexuesi së lexuari të poezive futet thellë në fantazinë e përrallëzave në njërën anë dhe përshtatshmërisë, rimës së fuqishme dhe muzikalitetit në anën tjetër.Poezitë janë të drejtpërdrejta nuk janë hermetike, janë të kuptueshme dhe të kapshme për çdo grupmoshë.

Brenda kopertinave të librit lexuesi ndeshet me një kolorit titujsh poezishë të cilat për nga karakteri motivues janë të ndryshme, përmes vargjeve të disa poezive autori mëton që përmes kuptimit të disa poezive të cilat përbazë kanë karakterin edukativ si psh., poezia:/Djali vjedhës/ e /Bletari/, ku autori jep mesazh te lexuesit se duhet t’i ikim veseve të këqia sepse vjedhja nuk është edukatë, andaj së lexuari të këtyre poezive lexuesi do t’i ngjitet ngadal, gradualisht edukatës të cilën duhet ta posedojë çdo shpirt njeriu.

Poezitë e këtij libri nuk janë të ndara në cikle. Përveq motivit edukativ që hetohet brenda librit kemi edhe motive nga florë-fauna me të cilat autori u mundua sa më mirë ti përshtatë dhe lexuesit e vegjël së lexuari e ndiejnë veten sikur të jenë në kopsht zoologjik dhe i parfytyrojnë kafshët me të cilat personifikohen si personazhe në poezitë e këtij libri.P.sh., /Gjeli grindavec/, /dhiari e dhitë/, /Keci dhe ujku/, Kali dhe gomari/, /Vjedhësit e gjelit/, /Qentë e dhelpra/ e disa poezi të tjera që e kompletojnë këtë vëllim poetik, por jo vetëm kaq kur jemi te poezitëe këtij libri nuk mund të mos i përmendim edhe poezi të tjera të cilat për nga karakteri motivor janë të njejta vetëm tani në skenë paraqet shpendët si personazhe poetike p.sh., /Shqiponja/, /Bilbili dhe skifteri/ , /Korbi/ , /Gjelazezi/ etj., të cilat diku-diku marrin edhe trajtën e satirës e cila është e mirëpritur sidomos te lexuesit e vegjël …

Vlera

Shkrimtari Riza Greiçevci me këtë përmbledhje poetike të përshtatur me mjeshtri të rrallë dëshmon për edhe të satën herë se kemi të bëjmë me një letrar i cili din të zgjedh tema të lloj-llojshme i cili vetëmse e ka dëshmuar veten më tërë atë bagazh krijues që ka.Kujtojmë se libri “Ezopore” në vete ngërthen poezi të shkurtra, të kuptueshme saqë shumë lehtë edhe mësohen përmendësh.Mendojmë se libri në fjalë do të jetë shumë i dashur sidomos për lexuesit e vegjël dhe mund të themi se ky vëllim i posedon të gjitha kriteret që të jetë libër i botueshëm…

 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora