Kulturë
Poezi nga Engjëll Koliqi
E merkure, 28.04.2010, 09:07 PM
Engjëll Koliqi
NE SHPRESOJMË
Dikush thotë është e pamundshme
Dikush e sheh si absurd
Por ne shpresojmë
Dhe jemi të bindur
Regjimi i dashurisë do të shtrihet në tërë botën
Në këtë stinën e pestë
Deri në amshim
Ne do të jemi padronë të fronit
Garlate (Lecco), 01 prill 2010
ORA E LARGËSISË
E vështirë është
Me shumë dhembje shpirtërore
Kjo orë e largësisë
Pa mbretëreshën time
...
Garlate (Lecco), 01 prill 2010
VETËM KËSHTU
Mund të shihni
Dhe të propozoni
Edhe rrugë të tjera
Për të arritur në amshimin e dashurisë
Por ne e kemi studjuar
E kemi vlerësuar
Dhe jemi të sigurtë
Se mund të shkohet vetëm kështu
Kjo rrugë është më e vështirë
Por gjithmonë e sigurtë
Garlate (Lecco), 01 prill 2010
PIKË E QARTË
Në faqet e historisë
Pikë e qartë
Dhe shumë e rëndësishme
Për këtë botë
Është shenjtëria dardane
Me njeriun në qendër të vëmendjes
Aty
N’atë pikë fillon demokracia
Garlate (Lecco), 01 prill 2010
TË NJOHIM
Kot së koti shkon këndej-andej
E flet...
Të njohim të gjithë
Ti nuk je tjetër
Vetëm një hiç i hiçit
Dhe angazhohesh për hiç
-
Ne duam të jetojmë
Me shumë gjëra
Për shumë gjëra
Garlate (Lecco), 01 prill 2010
PROJEKTE TË PAMBARUARA
Gjithçka projektoi
Vetëm për vete
Duke harruar të tjerët
Dhe drrejtësia vendosi
Të gjitha projektet
Mbetën të pambaruara
Garlate (Lecco), 01 prill 2010
RRËNQETHJE TË PADURUESHME
Fjalë boshe
Krejtësisht të pakripura
Andej rrugëve të hiçit
Mërzitje shumë
Dhe rrënqethje të padurueshme
Këndej
-
Ç’do të bëhet?!
Garlate (Lecco), 01 prill 2010
NDALESË MENDIMI
Mirë e kishin menduar
Të ecin përpara
Me njëmijenjë mrekulli
Të një fuqie mbinatyrore
Por mundësitë ishin të tjera
Prandaj
Mendimi ishte ndalur
Në një ndalesë të imponuar
Nuk dihet
A do të mund të vazhdojë
...
Garlate (Lecco), 01 prill 2010
DIÇKA PO NDODH...
Çka do të jetë nga kjo botë në fund
Është pikë e pyetjes pa kuptim
Pa kalvaret e hequra në llogaridhëniet
Të asaj që kam bërë e ç’duhet të bëj
E lëj të shkojë në dashuri e në vrer
Pa përfillur sugjerime nga jashtë
As që i dorëzohem askuj...
Fund’ i një kohe
Fillim’ i stinës së pestë
Po hapet një shekull interesant...
Garlate (Lecco), 01 prill 2010
PA SHENJA
Pa parë
As pa vërejtur kush
Plasi lajmi
Ishin ngrirë të gjithë
Në detin e kotësive
Garlate (Lecco), 01 prill 2010
DUKE DRUAJTUR
I kanë ikur stinës nga përqafimi
Dhe janë futur udhës së panjohur
Të gjorët
Tash nuk dijnë kah t’ia mbajnë
-
Kanë mbetur pengje në historinë e pakohë
Garlate (Lecco), 01 prill 2010
RRETH MBRËMJES
Dashnorët kërkojnë një vend të sigurtë
Për të filluar me aktet e dashurisë
Unë edhe mbretëresha
Me shumë kënaqësi pranojmë kërkesën e tyre
I ftojmë këtu në fron
-
Gëzuar!
Garlate (Lecco), 01 prill 2010
ENI E MBJELLIM DASHURI
Kjo kohë
Ende e gjakosur
Në shumë relieve klith
Thirrje e vajtime në shumë pika
Duhet vepruar
Sa më parë të jetë e mundur
Në të gjitha arat e njerëzisë
Të mbjellim dashuri
Garlate (Lecco), 01 prill 2010
VETË E LYPËT – VETË E GJETËT
Nga dita ime keni ikur vetë
Për arsye që vetëm ju i dini
Tash të mos ankoheni
Dhe pajtohuni me realitetin
Në natën tuaj të papërspektivë
!!!
Garlate (Lecco), 02 prill 2010
FLET DASHURIA
Më mungojnë fjalët
Nuk më vijnë as në këto çaste
Kur jam këtu në fron dhe drejtoj jetën
Një vetëm di ta them
Në regjimin tonë
Do të flasë gjithmonë
E do të mbretërojë
Dashuria
Dhe vetëm dashuria
Garlate (Lecco), 02 prill 2010
ME ZË T’ULËT
Ma the një vendim
Pa i shpjeguar motivet
As rrethanat
Nuk di sa mund të të besoj
Garlate (Lecco), 02 prill 2010
GJURMË TË HUMBURA
Në këtë botë ndodh gjithçka
Shumica ngriten
Dhe mbulojnë me jorgan të hiçit
Turpet e tyre që kanë bërë me shekuj
...
Kërkojnë njëfarë pajtimi
Si formalitet
Pa shikuar varret as lumenjtë e gjakut
Të shpërndara nëpër shekuj
...
Mundohen të humbin shumë gjurmë
Për të avansuar me intereset e tyre
Mbi gjakun e pafajshëm
-
I duron kjo stinë
Që si kryefjalë ka dashurinë
?!...
Garlate (Lecco), 02 prill 2010
DUKE NUMËRUAR HAPAT
Nuk mendojnë
As nuk bëjnë gjë
...
Sikurse stinët tjera
Edhe kjo stinë u humbet në humnerën e hiçit
Jashtë të gjitha analeve të historisë
Garlate (Lecco), 02 prill 2010
RRENA LEGJITIME
Dje edhe kemi bërë ngapak shaka
Edhe kemi thënë ndoj të pavërtetë
Sepse rrena ka qenë legjitime
...
Dikush as që ka jetuar në ditën e djeshme
Sepse rrenën e kanë të përditshme
Dhe tjetër legjitimitet nuk njohin
Garlate (Lecco), 02 prill 2010
NË FLURUDHË I GJALLË
Gjurmoni historinë
Dhe më gjeni
E më njihni
Shumë shekuj kam kaluar në flurudhë
Dhe i gjallë kam mbetur
Sot jam këtu në fron
Vetëm me interes dashurie
Garlate (Lecco), 02 prill 2010
NJË BRITMË
O njerëz vullnetmirë
Mos shkoni andej
Sepse joshjet kanë brënda një rrezik
-
Eni këndej
Pa dallime ju thërret dashuria
Garlate (Lecco), 02 prill 2010
SIÇ ËSHTË SHKRUAR
Lumturia jonë sheshon
Dhe këndon
Mbi krahët e stinës së re
Qiejve të dashurisë
-
Gëzuar!
Garlate (Lecco), 02 prill 2010
UDHËVE TONA
Plot këngë e valle
Tejkalime e fërkime
...
Dikush flet për suksese të reja
Dikush thotë se ka vetëm pështjellime
...
Qoftë udhëheqësja jonë
Dora e shenjtë e fatit!
Garlate (Lecco), 02 prill 2010
MUNGON DASHURIA
Hapni sytë o njerëz të vullnetmirë
Dhe shihni pak me logjikë
Edhe nëse ju duket e pabesueshme
Është e vërtetë
Aty ku nuk jemi unë edhe mbretëresha
Mungon dashuria...
Garlate (Lecco), 02 prill 2010
NË SALLËN E PRITJES
Ashtu siç e kisha parë në ëndërrbardhën e mbrëmshme
Më erdhën
Shkëndijat e dashurisë
Mes syve tanë lindi diçka
Nuk po presim më
-
Po ia fillojmë!
Garlate (Lecco), 02 prill 2010
N’ATË ANË
Do të jenë të shumtë emrat e rrugëve
Të atyre që shkojnë në thellësi të dhembjes
Thellësi që nganjëherë rrëshqasin në humnera
Dhe nuk zgjohen dot më
As në mbrëmjen e vonë
Të pështjelluara nga ëndërrat e këqija
Për qëllime të paarsyeshme
Dhe të pakuptimnta
...
Garlate (Lecco), 02 prill 2010
NË HARKUN E DASHURISË
Sa bukur vallëzojnë idetë
Dhe përjetimet e këndshme
-
Unë edhe mbretëresha
Koordinojmë gjithçka
Garlate (Lecco), 02 prill 2010
PËRTEJ DHEMBJES
Me plot të drejtë
Të bekuar nga dora e fatit
Kërkojmë
Dhe e gjejmë
Vallen e re të dashurisë
Garlate (Lecco), 02 prill 2010
DET’ I DASHURISË
Me fuqinë e mrekullisë
Dhe me shumë krenari
Jemi gati të hyjmë në verën e fatit
Na pret det’ i dashurisë
Për të na e freskuar shpirtin
Mbas epokës së dhemnbjeve
Garlate (Lecco), 02 prill 2010
NOI SPERIAMO
Qualcuno dice che è impossibile
Qualcuno lo vede come assurdo
Ma noi crediamo
E siamo convinti
Il regime dell’amore si dispiegherà nell’intero mondo
Con questa quinta stagione
Fino all’eternità
Noi saremo padroni del trono
Garlate (Lecco), 01 aprile 2010
L’ORA DI LONTANANZA
È difficile
Con tanti dolori spirituali
Quest’ora di lontananza
Senza la mia regina
…
Garlate (Lecco), 01 aprile 2010
SOLO COSÌ
Potete vedere
E proporre
Anche altre strade
Per arrivare nell’eternità dell’amore
Ma noi l’abbiamo studiato
L’abbiamo valorizzato
E siamo sicuri
Che si può andare solo così
Questa strada è più difficile
Ma sempre sicura
Garlate (Lecco), 01 aprile 2010
PUNTO CHIARO
Nelle pagine della storia
Punto chiaro
E molto importante
Per questo mondo
È la santità dardana
Con l’uomo nel centro d’attenzione
Lì
In quel punto inizia la democrazia
Garlate (Lecco), 01 aprile 2010
TI CONOSCIAMO
Inutilmente vai di qua e di là
E parli …
Ti conosciamo tutti
Tu non sei altro
Soltanto un nulla di nulla
E ti impegni per nulla
-
Noi vogliamo vivere
Con tante cose
Per tante cose!
Garlate (Lecco), 01 aprile 2010
PROGETTI INFINITI
Tutto quanto ha progettato
Solo per se stesso
Dimenticando gli altri
E la giustizia ha deciso
Tutti i progetti
Sono rimasti infiniti
Garlate (Lecco), 01 aprile 2010
BRIVIDO IMPAZIENTE
Parole vuote
Totalmente non salate
Di là nelle strade di nulla
Tante preoccupazioni
E brividi impazienti
Di qua
-
Che cosa viene a succedere?!
Garlate (Lecco), 01 aprile 2010
FERMATA DEL PENSIERO
L’hanno pensato bene
Di camminare avanti
Con milleuno miracoli
Con una forza sopranaturale
Ma le possibilità c’erano altre
Quindi
Il pensiero si era fermato
In una fermata imposta
Non si sa
Se possono continuare
…
Garlate (Lecco), 01 aprile 2010
QUALCOSA SUCCEDE
Cosa in fine sarà da questo tempo
È punto di domanda senza senso
Senza calvari mossi in rendiconto
Di quella che ho fatto e che cosa devo fare
Lo lascio andare in amore e fiele
Senza considerare i suggerimenti da fuori
Neanche mi arrendo a nessuno …
Fine di un tempo
Inizio della quinta stagione
Si apre un secolo interessante …
Garlate (Lecco), 01 aprile 2010
SENZA SEGNI
Senza vedere
Ne osservare nessuno
È scoppiata la notizia
Tutti ci sono ghiacciati
Nel mare dell’inutilità
Garlate (Lecco), 01 aprile 2010
TEMENDO
Dall’abbraccio li sono scappati alla stagione
E ci sono entrati nella sconosciuta strada
Poveri
Ora non sanno dove andare
-
Ci sono rimasti pegni nella storia di senza tempo
Garlate (Lecco), 01 aprile 2010
ATTORNO DELLA SERA
Gli innamorati chiedono un posto sicuro
Per iniziare con gli atti dell’amore
Io e la regina
Con tanto piacere accettiamo la loro richiesta
Li invitiamo qui nel trono
-
Evviva!
Garlate (Lecco), 01 aprile 2010
VENITE E SEMINIAMO AMORE
Questo tempo
Ancora sanguinato
Strilla in tanti rilievi
Chiamate e lamenti in tanti punti
Dobbiamo operare
Al più presto possibile
In tutte le campagne dell’umanità
Seminare amore
Garlate (Lecco), 01 aprile 2010
STESSI VOI L’AVETE CHIESTO – STESSI L’AVETE TROVATO
Da soli siete scappati dal mio giorno
Per i ragioni che soltanto voi li sapete
Ora non lamentatevi
E riconciliatevi con la realtà
Nella vostra notte senza prospettiva
!!!
Garlate (Lecco), 02 aprile 2010
PARLA L’AMORE
Mi mancano le parole
Non mi vengono neanche in questi momenti
Quando sono qui nel trono e guido la vita
Soltanto una lo so dire
Nel nostro regime
Sempre parlerà
E governerà
L’amore
E soltanto l’amore
Garlate (Lecco), 02 aprile 2010
CON BASSA VOCE
Mi hai detto una decisione
Senza spiegare i motivi
Neanche le circostanze
Non so quanto posso crederti
Garlate (Lecco), 02 aprile 2010
TRACCE PERSE
In questo mondo succede tutto
Tanti si alzano
E con trapunta di nulla coprono
Le loro vergogne che li hanno fatto nei secoli
…
Una tale riconciliazione cercano
Come formalità
Senza guardare le tombe neanche i fiumi di sangue
Divulgati nei secoli
…
Cercano di disperdere tante tracce
Di poter avanzare con i loro interessi
Sopra il sangue innocente
-
Li sopporta questa stagione
Che l’amore ha come soggetto
?!...
Garlate (Lecco), 02 aprile 2010
CONTANDO I PASSI
Non pensano
Neanche fanno niente
…
Come altre stagioni
Anche questa stagione li viene perduta nell’abisso di nulla
Fuori di tutti gli anali della storia
Garlate (Lecco), 02 aprile 2010
LA BUGIA LEGITTIMA
Ieri anche abbiamo scherzato
E abbiamo detto qualcosa non vero
Perché la bugia è stata legittima
…
Alcuni neanche hanno vissuto nella giornata di ieri
Perché la bugia per loro è quotidiana
E non conoscono altra legittimità
Garlate (Lecco), 02 aprile 2010
VIVO IN TRAIETTORIA
Rintracciatela la storia
E mi trovate
Anche mi conoscete
Tanti secoli l’ho passato in traiettoria
E sono rimasto vivo
Oggi sono qui nel trono
Soltanto con interesse dell’amore
Garlate (Lecco), 02 aprile 2010
UN GRIDO
O gente di buona volontà
Non andatevi di là
Perché le attrazioni dentro hanno uno pericolo
-
Venite da queste parti
L’amore vi chiama senza distinzioni
Garlate (Lecco), 02 aprile 2010
COME ERA SCRITTO
La nostra felicità spiana
Anche canta
Sopra le ali della nuova stagione
Nei cieli dell’amore
-
Evviva!
Garlate (Lecco), 02 aprile 2010
NELLE NOSTRE STRADE
Pieno di canzoni e dei balli
Eccedenze e frizioni
…
Alcuno parla per i nuovi successi
Qualcuno dice che ci sono solo confusioni
…
Stia la nostra guida
La santissima mano di fortuna!
Garlate (Lecco), 02 aprile 2010
MANCA L’AMORE
Aprite gli occhi o gente di buona volontà
E guadate un po’ con logica
Anche se vi sembra incredibile
È vero
Lì dove non ci stiamo io e la regina
Manca l’amore …
Garlate (Lecco), 02 aprile 2010
IN SALA D’ATTESA
Così come li avevo viste nel sogno d’oro di ieri sera
Mi sono venute
Le scintille dell’amore
Tra gli occhi nostri è nato qualcosa
Non aspettiamo più
-
Cominciamo!
Garlate (Lecco), 02 aprile 2010
IN QUELLA PARTE
Saranno tanti i nomi delle strade
Di quelle che vanno nelle profondità di dolore
Profondità che qualche volta scivolano negli abissi
E non si alzano mai più
Neanche alla tarda serata
Confuse nei sogni cattivi
Per scopi irragionevoli
E incompressibili
…
Garlate (Lecco), 02 aprile 2010
NELL’ARCO DELL’AMORE
Che bello ballano le idee
Ed emozioni piacevoli
-
Io e la regina
Coordiniamo tutto quanto
Garlate (Lecco), 02 aprile 2010
OLTRE IL DOLORE
Con piena ragione
Benedetti dalla mano di fortuna
Cerchiamo
E troviamolo
Il nuovo ballo dell’amore
Garlate (Lecco), 02 aprile 2010
MARE DELL’AMORE
Con la forza del miracolo
E con tanto orgoglio
Siamo pronti da entrare nell’estate della fortuna
Ci aspetta il mare dell’amore
Di rinfrescarci l’anima
Dopo l’epoca dei dolori
Garlate (Lecco), 02 aprile 2010