E shtune, 03.05.2025, 11:02 PM (GMT+1)

Kulturë

Ali D. Jasiqi: Erotika në poezinë shqipe (II)

E marte, 27.04.2010, 09:56 PM


Erotika  në poezinë shqipe (II)

 

ÇKA  E KARAKTERIZON BUKURINË E  FEMRËS

 

“Do të lëvdoj dashurinë /barabar me perëndinë, /se dashuri e vërtetë, /na mban të gjallë në jetë”-  janë këto vargjet e poezisë se Anton Zako Çajupit për dashurinë që të kallë,të përvelon. Çajupi shkroi disa poezi erotike, në të cilat shfaqte ndjenjat më të thella të një poeti të ndieshëm dhe suptil. Poezitë e Çajupit mbeshtetën në traditën e krijimtarisë popullore dhe kështu bëhen edhe më të dashura për lexuesit e të gjitha kohërave. Përkundër numrit të madh të vjershave erotike të kërij poeti  ne  në rubrikën tonë u përcaktuam për një poezi,qe sipas mendimit tonë, është sa interesante  aq edhe  e veçantë ne krijimtarinë jo vetëm të autorit të saj,por edhe në mbarë letërsinë shqipe te Rilindjes. Fjala është për poezinë “Nyjua tri…” Si poet që kishte perjetuar tragjiken e njohur  në jetën private,sepse i kishte vdekur , për të cilën e kishte shkruar trelegjinë e njohur “Vaji”në këtë vjershë Çajupi zgjedhë njëformë të posaçme të shprehjës të ndjenjave,përkatësisht kerkesave të meshkullit për  bukurinë e femreës.Poeti këtu do të perdori përshkrimin e disa elemneteve trupore të femrës ,që sipas  tij, paraqesin bukurinë e fermrës. Çajupi është poeti që nuk nguron të shprehet se çfarë kërkon nga dukja qenjes më të ndieshme të rasëa njerëzore,femrës. Derisa në strofat e para ai e përshkruenj bukurinë e  heroinjëve legjendar të kombit në strofën e fundit të kësaj poezie ai do të kërkojë  që femra të ketë tri gjëra të ngushta në mesin e të cilave do të përmend :Gojën, Mesin, përkatësisht Belin dhe një të tretë,se cilës ai nuk ia përmend emrin por kuptohet se fjala është për organin gjinital të femrës.

 

Anton  Zako Çajupi

 

NYJA TRI...

 

Tri kanë qenë Bukuritë

Frostina,Teuta,Agimi,

Tri janë dhe sot perenditë

Fortuna, i Biri dhe Babai.

 

Tri gjëra bukuri e thjeshtesi

Të zeza duart ti ketë:

Vetullat,Sytë dhe Leshtë,

Që të na pëlqejnë për jetë.

 

Tri gjera kuqe jenë:

Faqetë,Buzetë dhe gjya:

Këto rëfejnë shëndenë

Dhe bukurinë tek një grua.

 

Tri tjera bardha shumë:

Cipa,Thojtë,Dhëmbe dhëmballë,

lënë trimat pa gjumë

Edhe mëndjen e bëjnë dhallë.

 

Tri gjëra trasha, plota:

Llëra,Çapoku 1 edhe Gjiri,

Bëjnë manifeten bota

Edhe lozinë nga fiqiri.

 

Tri gjëra gjata i dua:

Këto janë Qafa d he Shtati

Dhe Pleksidhatën 2 gjer thua,

Mjerajo grua si pati.

 

Tri gjera vogla kur janë:

Vërsa dhe kërmbëri me duar,

Fat-miroshe gratë qi kanë

Bukuris su ka çmuar.

 

Tri gjëra mbetenë tjera

Gjoksi,Turitë  edhe Ballë

Duetë jenë gjera

Se për to ka marrë malli.

 

Tri ngushta ketë femra:

Gjoja ,Mesi dhe... ço jetë

E treta gjë m a do zemra

Se them dot po gjënjeni vetë.

 

 

1. Çapokukëroku,kërciri i këmbës.

2.Pleksidhatëgërsherar

 

 

(E përgatiti Ali D. Jasiqi) 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx