E shtune, 03.05.2025, 10:12 PM (GMT+1)

Kulturë

Tefik Ramadani-Qarri: Per nder te 29 vjetorit te ngjarjeve te vitit 81

E merkure, 28.04.2010, 09:58 PM


Per nder te 29 vjetorit te ngjarjeve te vitit 81

 

Pjese e shkeputur nga "Kujtimet e nje ish te burgosuri"-Kujtime nga Burgu i Prizrenit 1985

 

Nga Tefik Ramadani-Qarri

 

Aty nga fundi i shkurtit 1985, pas tete muaj qendrimi ne qeli, mua dhe Bujar Zogjanit, na thane ti marrim plackat dhe te zbresim poshte.Na vendosen ne "repartin e kundervajtjeve", sic quhej pjesa tjeter e burgut.Tani aty do te ishim "te lire".Do te shkonim ne "vc"sa here te kishim nevoje,do te shetisnim ne mes te mureve te larta prej betoni, apo koridoreve te errta dhe te ftohta, derisa te shkonim me fjete.Gjithashtu do te uleshim sa here te donim ne ulset pa mbeshtetje ne oborr,ose ne salle ku e mernim ushqimin.Keto ishin "mobiljet"qe i shfrytezonim..Ne dhoma flinim nga 10-14 te burgosur.Tani vetmia nuk na mundonte.Dhomat e gjumit hapeshin, vetem pasi binte zilja.Zgjoheshim ne ora 5 e 30 te mengjesit.Pasi pastronim fytyren dhe rruheshim, ktheshim ne dhome per te rregulluar shtratin, ndersa pak para ores shtate rreshtoheshim ne oborr.Pasi gardianet na i thirrshin emrat, shkonim per te ngrene mengjesin.Emrat na thirreshin me cellim te identifikimit te burgosurve, sepse kishte nganjehere arratisje te rralla.Per mengjes zakonisht kishte qaj, margarine ose marmelade e nganjehere edhe ve te ziera ose pashtete.

 

Filluan njohjet me shoke te rinje.Aty kishte te denuar per vepra te ndryshme kriminale, por edhe te burgosur politik, (nese nuk gaboj vazhdimisht ishin aty rreth 20 te burgosur politik).Aty ishin Hamez Asllani dhe Tahir Geci, pastaj Daut Bytyci,Pal Shtufi,Mentor Krasniqi (i biri i"Marigones se Kosoves"),Isa Vishi,Fatmir Humolli,Idrizi nga Baballoqi,Adnan Gashi,Selim Gashi,ish nxenesi im Hamdi Rafuna,Sejdi Haxhaj,Feim dhe Saim Balaj,Reshat Mustafa, vellezerit Abdulla dhe Muharrem Bobaj,Bollovan Blakaj,Banush Berila,Afrim Fusha,Esat Ahmeti,Ali Buzaku ( ka vdekur ne burgun e Prizrenit), ata dy vellezerit e mitur nga Suhareka (Theranda), qe ua kam harruar emrat,Ilmi Hoxha,Hamez Kokallari dhe nje Cahani te denuar per kundervajtje, studenti Berdynaj, nje djal nga Koshi i Istogut, emri sme kujtohet,Mehmet Bushi, ish drejtori i Agrokosovakomercit, grupi i te denuarve ne aferen e argjentit nga Mitrovica,studentet nga Zhuri Adem Gavazaj, Xhevat dhe Zijad Elezkurtaj dhe shume te tjere.Qe ne fillim mu afrua njeri dhe filloi te me spjegoi, se si grupi i tyre (P.L.), kishte formuar shtab lufte dhe se baces Adem i kishin ndare graden e Mareshalit.Keshtu behej regrutimi i shokeve ne burg nga grupet ilegale (duhet cekur faktin se shumica e pjesetarve te grupeve te ndryshme ilegale, nuk njiheshin mes njeri tjetrin).Kjo mua nuk me la ndonje pershtypje te veqant, prandaj, reagova duke i thane se baca Adem nuk eshte duke qendruar ne burg qe ne ta bejme mareshal.Si duket kjo atij si pelqeu, sepse u largua nga une. Keshtu ne filluam te njihemi me shoke ,por edhe te afrohemi apo te largohemi nga njeri tjetri.Kohen e kalonim kryesishte duke lexuar e ne mbremje percillnim edhe lajmet.Lexoja gjithecka qe me binte ne dore: vepra letrare, literature historike dhe shkencore, publicistike, si dhe shtypin ditor e javor (ne te dyja gjuhet).Pas leximit debatonim per ate qe kishim lexuar, por edhe diskutonim per ceshtje politike si dhe per politiken ditore.Socializmi dhe Enver Hoxha ishin te pa kontestueshem (duhet te kihen parasysh rrethanat e kohes).Une ruhesha qe te mos shprehja pikepamjet e mia, sepse kisha frike se do t keqkuptohesha.pikepamjet e mia fillova ti shprehe ne menyre te kujdesshme dhe vetem ne biseda individuale (une nuk e ndaja mendimin se per te realizuar cellimet tona politike, ne duhet te mbeshteteshim tek doktrina marksiste-leniniste e partise se punes dhe shokut Enver Hoxha te cilet kishin instaluar ne Shqiperi nje sistem te eger diktatorial).Dalngadal fillova te afrohem me shume me Palin,Dautin dhe Mentorin.Me keta shoke kisha me shume pikepamje te perbashketa.Pali lexonte shume dhe ishte djal i zgjuar, por edhe shume i gjall, dhe shpeshehere i vrullshem.Shpesh bente"problem te imta" dhe keshtu na dispononte.Kishte besim ne vehte, por ama edhe fiks ide, dhe nganjehere konfrontoheshim keq.Por ky konfrontim na afroi edhe me shume.Une fillova hapur tia shpreh Palit skepticizmin tim, dhe pikepamjet e mia, per socializmin dhe Enver Hoxhen, Ai ne fillim ishte shume kritik karshi meje, por argumentet e munden.Filloi te me besonte.Kjo me gezoi shume, sepse kisha arritur ta mund fanatizmin ideologjik te nje te riu.Dauti ishte njeri i mrekullueshem.Na knaqte me barcoletat e tia.Mentori ishte tamam qytetare dhe pak me i ndieshem.Qdo gje e merte me shpirte, ashtu sic e marin artistet jeten ne pergjithesi (ai ishte muzicient me peofesion).Por edhe me shoket qe kishim dallim pikepamjesh, kisha maredhenje te mira si psh. me Adnan Gashin.Ketu filluam ti njohim me mire dhe ti dallojme gardianet.Disa prej tyre vereheshin se nuk ishin njerez te keqij si psh.Sahit Caparci,Xhema i Zhurit,Ramadan Bllaca, Osmani i Vlashnjes e sidomos Shabani gjate, sic i thoshim ne Shabanit shtatelerte nga Istogu.Aty si hante fort palla per shtetin Jugosllav.Me kete u beme disi si shoke.Une shpesh beja shaka me te, dhe i thosha mos fol serbishte se krejt po e perzine (serbishten se fliste mire).Nje mengjes ai ishte kujdestar.Filloi te na thrriste me radhe..Une u pergjegja ketu shok gardian.Ai ma ktheu, Tefik, une per ty jam komanir e jo gardian.Shife ti kete ma ktheu"sikur po me qorton" une i tham komanir e ky mthot gardian, e cka eshte kjo gardian.Te gjithe qeshem.Kur ishte ai kujdestar ne flinim pak me teper.na pat thene disave qe kur jam une kujdestar dhe vie koridorit duke fishkelluar ose kenduar fleni pa merak, se une jam vet.Por i tille nuk ishte Alush Gashi ose Alush bakani sic i thoshim ne.Ai sillej shume keq.Maltretimi i te burgosurve atij i krijonte kenaqesi.Keq sillej edhe Xheme Gorani.Ne kete kohe ne burgun e Prizrenit, me duket kane qene vetem dy gardian Serb.Drejtori i burgut Mefail Ajazi nga Zhuri (ish kryetari i klubit te boksit ne Prizren) e kishte kontrollin e plote.Asgje nuk ndodhte pa dijenine e tij.Ai si duket bashkepunonte ngusht me sigurimin e shtetnor.Po njashtu si drejtori, i rafinuar ishte edhe pedagogu Marash Mehmeti.Nga mesi prillit morem lajmin per vdekjen e xhaxhit Enver.Te gjitheve na goditi ky lajm.Disi dukej sikur te ishte e pamundur vdekja e tij.Si te vdes shoku Enver, fanari i marksizem-leninizmit boteror.Me vehte thash mire qe vdic, sepse baske me te, do te vdes edhe koha e tij.Ket mendim ua thash vetem Palit, Dautit dhe Mentori.Vdekjen e "xhaxhit" me se rendi e perjetoi baca Banush Berila.Diten e lajmit ka qajtur si femije.Tere diten ka shetitur duke mbajtur grushtin larte, dhe duke thene, lavdi i qofte.Kete e verejten edhe gardianet, por nuk i thane gje.Kujdestar ate dite ishte Ramadan Bllaca.Kur e pa bacen banush ashtu te merzitur na ngacmoi ,duke se po me duket Banushi sot nuk eshte mire me shendet.Baca Banush, me ato vetllat dhe mustaqet e trasha, e shiqoj ashper gardianin, duke e share neper dhembe.Ditet kalonin e ne vazhdonim jeten prapa grilave.Jeta brenda mureve, rridhte ne dofare"binar normal", me ate monotonine e rende, gadi te padurueshme.Ditet i numeronim vetem kur kishim vizita, te cilat lejoheshin dy here e muaj.Gjate vizitave, cmalleshim me me te dashurit.Por ndamja ishte shume e rende.Eshte veshtire te pershkruhet.Dhimbte shpirti ne thellesin e vet.Ishte si nje gulqim, nje ngasherim ose nje afshe qe te pervelonte.Viziten e pare te mait 1985, kurre sdo ta harroj.Shoqja ime Hatixheja dhe babai Ramushi me kishin sjellur per vizite vajzat.Vjosen e kisha lene tre muajshe.Ajo tani kishte rreth nje vit e gjysme, dhe fliste per mrekulli.Ate dite mu duk e bukur si kukull.Por ajo mezi me perqafoi.Ajo ikte prej meje, sepse nuk me njihte.I thoshte shoqes "eja kojme te pija"dhe kush eshte ky.Kjo ishte e paperballueshme, por te qaja nuk guxoja, se koritesha para shokeve.Mezi e mbajta vehten.Lemshi i mbledhur ne fyt, ma nxinte frymen.Urrejtja kunder pushtetit shoven Jugosllav, dhe lakejve nga radhet e shqiptarve, ishte e papershkrueshme.Ne ndarje mezi u pershendeta.Vetem Arten e perqafova.Sapo u ktheva brenda, me vrap u futa ne vc., dhe qava derisa u ngina.Dhe tani,"demokratet e pasluftes",qe se kane provuar asnjehere ne lekure, se qdo te thote dhimbja dhe vuajtja, kur nuk te njeh as femiu yt, duhet falur te kaluaren, sepse i tille ishte sistemi.Qfar hipokrizie.Po si ti faim ataqe asnjehere nuk kerkuan falje, bile tani na jane bere edhe patriota.Une nuk i urrej, sepse po te urresh dikend, ti ia mundeson atij, qe ne menyre indirekte te sundoj me ty,por ama, do ti fal vetem ata, qe faljen e meritojne.

 



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx