Kulturë
Halit Bogaj: Sadri Duhla
E merkure, 28.04.2010, 09:58 PM
SADRI DUHLA
Nga Halit Bogaj
Në një mbrëmje të bukur verore në shtëpinë time kishte ardhur Sadri Duhla, një burrë të cilit ia kisha dëgjuar zërin por që nuk e kisha takuar asnjëherë më parë.Pra kur hyra në dhomën e ndejës/që ne e qanim odë shqiptare/ e pashë babain me disa shokë të tij, në mesin e të cilëve ishte edhe personi për të cilin do të flasim në këtë tregim.
Ai ishte një njeri modest dhe trupvogël i cili flsite pak por fjalët e tij të rralla kishin kuptim të thellë dhe ishin shumë të çmuara.Unë e kisha nderin që t’u shërbeja atyre burrave të shquar, e sidomos Sadriut për të cilin kisha njohuri se ishte një trim i famshëm të cilit dikur i kishte dalur zëri anembanë Kosovës. Më ra ta shihja dhe ta kisha musafir , pikërisht Sadri Duhlën, njeriun që e kishte vrarë Vrasësin e Ramë Bllacës. Për Ramë Bllacën e dimë të gjithë se kush ishte dhe çka kishte bërë në një kohë kur, siç thotë populli ynë i nderuar’’Zihej pasuli nga një kokërr’’.Dhe do të ishte shumë e pafalshme sikur të mos e dinim se kush kishte qenë Ramë Bllaca. Ajo që dua ta potencoj në këtë tregim është dëshira për të rrëfyer për Njeriun që e vrau Vrasësin e Ramë Bllacës, i cili ishte kërkuar një kohë të gjatë nga pushteti serbosllav dhe kishte qëndruar disa vjet nëpër male dhe nëpër shtëpitë e miqve të tij të cilët e kishin mbrojtur nga e keqja dhe spiunët.
Politika serbe kishte punuar vazhdimisht për shfarosjen e popullit tonë , ndaj një ditë prej ditësh e kishin vrarë edhe Ramë Bllacën i cili nuk e kishte nënshkruar dokumentin/Memorandumin/për shpërnguljen e shqiptarëve në Shkretëtirat e Anadollin.Njejtë kishte vepruar edhe Sherif Voca nga Mitrovica/ , të cilët kishin mbetur dy patriotë të rrallë të asaj kohe/.Ramë Bllaca vritet nga dora renegate tradhëtare e shqiptarëve të mjerë që në mënyrë të njejtë kishin vepruar edhe ndaj disa figurave të tjera siç ishin Haxhi Zeka, Nazim Gafurri, Selman Kadria dhe të tjerë, ashtu siç kishte ndodhur shpeshherë në historinë tonë tragjike, të përgjakshme por dhe heroike. Por analoge me hakmarrjen e Selman Kadrisë /kur vrasësin e vrasin dy vëllezër/ishte edhe hakmarrja e Sadri Duhlës /i cili,gjithashtu, nuk ishte farefis i Ramë Bllacës/por atë akt heroik e kishte bërë në emër të popullit tonë dhe nga dhembja e madhe që ishte vrarë një njeri i tillë aq i madh siç ishte Ramë Bllaca.Dhe pikërisht këtu qëndron madhështia e hakmarrjes së Sadri Duhlës ,që na e përkujton edhe ndihmën që ia jep Ahmet Delia fqiut të tij kur i ndihmon për të luftuar me çetnikë.Këto ishin gjëra të shpeshta në historinë tonë kur njerëzit tanë e ndihmonin njëri tjetrin, siç ishte rasti edhe me Demë Ahmetin kur i ndihmojnë qindra shqiptarë për të hyrë brenda në Serbi dhe për ta marrë hakun për familjen e tij të vrarë.
Pra pas vrasjes së kolosit Ramë Bllaca, i cili tërë jetën ishte i përkushtuar për çështjen e madhe kombëtare ,populli ynë mendonte si ta merrte hakun dhe doli njëri nga bijt tanë të patrembur që e realizoi një aksion aq heroik dhe një ideal aq të lartë që t’ia shkrepte në ballë atij që e kishte bërë një krim makabër ndaj njeriut të tillë siç ishte Ramë Bllaca i cili është bërë mitik në çdo trevë shqiptare.Siç e dimë shumë prej nesh, Ramë Bllaca në kohën kur ishte deputet në Parlamentin serb, edhepse nuk kishte fare nevojë për shtëpi të re, e kishte filluar edhe një tjetër për t’iu treguar dhe demonstruar njerëzve se nuk duhej t’i lëshonin vatrat e tyre dhe të shkonin në Turqi ngase ata nuk kishin atdhe tjetër përveç Kosovës.Kur e sihnin se si vepronte shkonin tek njëri tjeri dhe bindeshin se vërtet nuk duhej të lëshohej vendi i të parëve të tyre.Një veprim të tillë Ramë Bllaca e bënte nga shkaku se nuk guxonte të fliste hapur nga spiunët e shumtë në mesin e të cilëve , për fat të keq, kishte edhe hoxhallarë shqiptarë që merrnin rroga të majme nga Serbia dhe propagandonin se shqiptarët duhej të shpërnguleshin në Turqi!
Atë mbrëmje kur erdhi Sadri Duhla në Odën e babait tim, unë isha shumë i lumtur që rrija me një njeri të tillë, i pajisur me një trimëri, zgjuarësi dhe dinjitet të rrallë i cili kishte hyrë në historinë shqiptare si Njeriu që e kishte vrarë Vrasësin e Ramë Bllacës,.Pra ajo ishte ndër mbrëmjet e mia të posaçme e cila më ka mbetur në kujtesë të përhershme, kur unë isha ballëpërballë me të famshmin Sadri Duhla, i cili i kishte dalur në pritë dhe e kishte vrarë një njeri që i vinte rëndë edhe tokës së Kosovës dhe e kishte haram edhe bukën që e hante dhe ujin që e pinte..Isha shumë i lumtur dhe e adhuroja atë njeri i cili ishte veshur me tirq të bardhë me gajtana të zi, me jelek dhe me plis të bardhë.Si mos të ndjeja kënaqësi dhe si mos ta adhuroja aq shumë atë burrë të dheut shqiptar i cili i doli në pritë një tradhëtari të pabesë që e kishte vrarë njeriun tonë legjendar i cili midis Beogradit ia kishte grisur/shkyer/ letrat mbretit serb dhe aparatit të tij represiv ndaj shqiptarëve.E dinte Ramë Bllaca fare mirë se çka do të ndodhte me të, ndoshta do të vritej pa ardhur akoma në shtëpi, ashtu siç kishte ndodhur me të vërtetë.Kishte vendosur që ta kryente aktin e tij final që t’i tregonte Serbisë se kurrë nuk pajtohej që me vullnet ta shpërngulte popullin e tij nga trojet e veta stërgjyshore. Në atë rast vendimtar edhe zyrtarët serbë do ta kenë pasur lakmi vendosmërinë e tij aq të madhe dhe heroizmin e treguar para një shteti që kishte shumë miq në botë/parasëgjithash Rusinë e tyre tradicionale/ e cila e ndihmonte Serbinë deri në ditët e sotme.
Atë natë në odën time qëndrova i zgjuar gjer në mëngjes, për ta përjetuar deri në fund praninë e atij njeriu të rrallë që më kishte lënë mbresa të posaçme.
Mes tjerash duhet theksuar edhe përshtypjet e mia të jashtëzakonshme kur kisha dëgjuar se pas atij akti heroik dhe specifik përkah mënyra në historinë shqiptare, Sadri Duhla kishte qëndruar disa vjet i strehuar nëpër male dhe nëpër miq të besës dhe idealit të lart patriotij, ashtu siç kishte vepruar disa vjet edhe Adem Jashari.Por një ditë pushteti i kishte premtuar se do ta falte nëse dorëzohej dhe se do të arrihej një kompromis rreth dënimit të tij.Ai kishte vendosur për t’u dorëzuar, por para se të hynte në Odën ku ishin mbledhur shumë njerëz, e kishte porositur të bijën që të fshehej me pushkë pas hambarit dhe në rast rreziku do t’ia jepte asaj ndonjë shenjë.
Me të hyrë në Odë dhe sapo ishte ulur, njëri nga pushtetarët komunistë/për fat të keq shqiptar/ia kishte pritur’’O Sadri Duhla mos vallë ke menduar se nuk do të zëmë kurrë?!’’, kurse ai, duke mos u besuar në’’Besën e dhënë komuniste’’i kishte nxjerrë shpejt e shpejt dy bomba dhe i kishte shashtrisur të pranishmit nga të cilët, ai qeni që kishte folur, gati sa nuk kishte hyrë nën sexhade nga frika! Të tjerët /sivëllezërit komunistë, serbë e shqiptarë nga delegacioni/e kishin qortuar por ishte bërë vonë ngase Sadriu kishte dalur prapë dhe ishte strehuar sikur Robin Hudi nëpër malet tona gjersa një ditë ishte dorëzuar vetë dhe ishte dënuar disa vjet burgim ngase Serbia nuk i harronte hakmarrjet ndaj’’Njerëzve të tyre’’që i kishin shërbyer në mënyrë të devotshme dhe kishin bërë krime ndaj popullit të tyre, por në dobi të saj.
Në fund dua të theksoj se në rininë time të hershme, kur isha nxënës i Gjimanizit në Prishtinë, pata nderin dhe privilegjën t’ia bëja një shërbim të vogël njeriut tonë të madh me emrin Sadri Duhla, të cilin e lindi dhe e rriti kjo tokë e zjarrtë shqiptare së cilës i ra të sfidohej në mënyra të llojllojshme dhe qindra herë në historinë e saj të kobshme.