Kulturë
Murat Gecaj: Të lumtë mendja e dora, Isa Halilaj
E premte, 04.12.2009, 08:22 PM

(Shënime për disa libra, nga një “Mësues i merituar”)
Nga: Prof.as.Dr. MURAT GECAJ
Në këto vitet e fundit, po të hysh në sallën shkencore të Bibliotekës Kombëtare në Tiranë, do të gjesh edhe një mësues veteran, studiues të zellëshëm e botues, sidomos në fushën e arsimit tonë kombëtar. Është “Mësuesi i merituar” Isa Halilaj, tani në pension.
Shërbeu një jetë të tërë në shkollat e Kukësit dhe si drejtues i arsimit në këtë rreth. Emri i tij ka nisur të shfaqet në shtypin tonë arsimor e pedagogjik vite më parë. Bazuar në përvojën e gjatë arsimore e pedagogjike, në gjurmimet e studimet e tij, dhjetë vjet më parë, botoi librin “Në rrugën e diturisë”. Aty flitej kryesisht për shkollat e para shqipe në qarkun e Kukësit (rrethet Tropojë, Has e Kukës) dhe u mirëprit nga lexuesit e interesuar. Në vijim të kësaj pune, më 2002, botoi librin “Kukësi në sofrën e arsimit kombëtar”. Më tej publikoi librat “Pesha e përfaqësimit” dhe “Halilagët e Lumës”, ku ka bërë jetëshkrimin e disa deputetëve të krahinës, përfaqësues të popullit në organin më të lartë ligjëvenës dhe të patriotëve, që nuk

Siç vërehet lehtë, tematika kryesore e shkrimeve të studiuesit Isa Halilaj dhe që janë botuar në këta libra, është arsimi shqip dhe shkolla jonë kombëtare. Në to flitet për udhën e vështirë të hapjes e funksionimit të mjaft nga këto shkolla dhe për ndihmesën e pakursyer të sa e sa mësuesve atdhetarë që t’i aftësonin per jetën dhe t’i edukonin sa më mirë breza të tërë nxënësish. Por një vend qendror i ka kushtuar dhe përkushtimit ndaj shkollës të prindërve e të gjithë popullit tonë arsimdashës. Mjaft domethënëse janë fjalët e një mësuesi, në përurimin e librit të tij të parë: “Kur flitet për një shkollë, sigurisht nuk mund të mungojë mësuesi. Shumë portrete kalojnë në faqet e librit. Nderim për ta! Autori arrin të shfaqë natyrshëm e në pak radhë sintetike CV-në e një pjese të madhe. Ndërmjet tyre, disa nuk jetonë, po qindra janë ata që kujtesa e komunitetit i ka fiksuar si kontribues të mësimit amtar, të sjelljes e kulturës kombëtare e qytetare. Portreti i tyre, dhënë ashtu thjeshtë, qoftë edhe përmendja e emrit, është mirënjohje për punën e vështirë të edukatorit”.

Libri “Historia në historiografi” (ribotim, pjesërisht i polotësuar, i librit të mëparshëm, “Në kujtesën e historisë”) trajton një mendim thelbësor të tij se: “Historia i ka dashur dhe i don shqiptarët të bashkuar. Vetëm bashkimi sjell liri e përparim”. Në zbërthim të kësaj ideje, për të plotësuar sidomos kërkesat e studentëve të degës së historisë, ai ndalet posaçërisht në termat “histori” e “historiografi” dhe në vlerësimin e njohur se “Historia është mësuese e jetës”. Duke trajtuar fakte e argumente të ndryshme, autori nënvizon:
“Sidoqftë, në trajtesën tonë, bazuar edhe në “shqetësimet” aktuale, theksohet se, pikërisht nga kjo, duhet që historia të rishkruhet, pa mohuar apo shtrembëruar atë që është bërë drejt, duke bërë edhe rregullime e plotësime thelbësore të nevojshme, jashtë pasioneve politike, mbi bazën e prurjeve të reja arkivore e atyre nga historiografia botërore”.
Pra, në tërësi, autori i këtij libri përfshihet në debatin tashmë të njohur të kohës për çështjen e mësipërme dhe mban qëndrimin e tij.
Pa u zgjatur dhe duke i vështruar në përgjithësi botimet e mësuesit veteran Isa Halilaj, nxjerrim përfundimin se ai ka bërë një punë sistematike, voluminoze e serioze, duke u dhënë në dorë lexuesve libra me vlera të shumanshme. Veprimtaria e tij kërkimore, studimore e botuese është një shembull tjetër i lavdërushëm, në vijim të punës së palodhur të mjaft mësuesve tanë në të katër anët e vendit tonë. Mendoj se ky përkushtim i tyre jo vetëm që duhet përshëndetur e përgëzuar, por dhe kërkohet përkrahje e mbështetje më e madhe nga të gjithë të interesuarit e botimeve tona.

Isaja e ka vetë përvojën e jetës dhe është një “arkiv” më vete për disa tema studimi e botimi. Megjithatë, konsultimin me literaturën përkatëse e ka domosdoshmëri e përvojë pune. Po kështu, aty takon kolegë studiues dhe botues të fushave të ndryshme të shkencës albanologjike dhe me ta shkëmben mendime e përvojën e duhur. Pastaj shkruan e shkruan dhe fryt i tërë kësaj pune sistematike e të lodhëshme, është kënaqësia e botimit të një libri të ri.
Vitet do të rrjedhin dhe përsëri do të shohim të publikuar libra nga mendja e dora e tij. Sigurishjt, ato do të lenë gjurmë të pashlyera jo vetem te lexuesit e sotëm, por dhe te brezat që do të vijnë. Nga faqet e këtyre botimeve serioze e me përmbajtje interesante, ata do të mësojnë e njohin faqe të udhës, nëpër të cilën ka kaluar arsimi dhe kultura jonë kombëtare.
Në mbyllje të këtyre pak radhëve, i urojmë këtij autori të përkushtruar botime të tjera sa më të pëlqyera nga lexuesit tanë, me këto fjalë zemre: “Të lumtë mendja e dora, Isa Halilaj!”
Komentoni
Artikuj te tjere
Dhurata Hamzai: “Oda”, një roje nga jashtë për shtëpitë tradicionale të Tiranës
Skënder R. Hoxha: Atje dergjet dashuria jonë
Opinione rreth botimit te Gramatikes, për Prof. Ibrahim Egriun
Engjëll Koliqi: Ta dëgjojmë kohën
Cikël poetik nga Nehat Jahiu
Faruk Tasholli: Me tetovarët në Gjermani - Udhë e gjatë e mëkëmbjes familjare
Krijime nga Burbuqe Duka
Përparim Hysi: Do të vdes nga dashuria
Halit Bogaj: ''Doktor Zhivago'' dhe ''Fluturimi mbi folenë e qyqes''
Cikël poetik nga Rexhep Bajrami
Julia Gjika: Është ora
Pierre-Pandeli Simsia: Fragmente nga tregimi "Arturi"
Flet këngëtarja e polifonisë himarjote, fituese e dhjetra çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare Katina Bejleri
Demir Krasniqi: Në rrugëtim me këngën nëpër dekada
Dhurata Hamzai: Adoleshentët në rrezik, mesazhi vjen nga TIFF
Kristaq Turtulli: Beniamini dhe unë
Bujar Ferhati: Intervistë me shkrimtarin dhe publicistin Vangjush Saro
Ahmet Selmani: Nga dëshmia te poezia
Marius Chelaru: Universi poetik i ndjeshmërisë së brishtë
Agron Sela: Këngë në heshtje (Cikël poetik)