E premte, 26.04.2024, 09:58 PM (GMT+1)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli: Mark Gjonaj mësynë Asamblenë e shtetit të Nju Jorkut

Ky vit zgjedhjesh në Shtetet e Bashkuara është gjithashtu edhe viti që disa shqiptaro-amerikanë kanë vendosur t'i futen politikës amerikane duke shpallur kandidaturat e tyre për zyra në nivel të pushtetit vendor dhe shtetëror. Njëri nga këta është Mark Gjonaj i cili ka shpallur kandidaturën për anëtar të Asamblesë së shtetit të Nju Jorkut, dhe pak kohë më parë unë ...

Frank Shkreli: Amerika kujton Viktimat e Komunizmit Botëror

Javën që kaloi Fondacioni për Kujtimin e Viktimave të Komunizmit me qëndër në Washington zhvilloi një ceremoni me rastin e 5-vjetorit të ndërtimit të monumentit kushtuar viktimave të komunizmit anë e mbanë botës, e që është një kopje prej bronzi e statujës që studentët kinezë ngritën në Sheshin Tiananmen, pranverën e vitit 1989. Fondacioni i ka venë vetes ...

Frank Shkreli: Punë të mbarë z. President

Shqipëria ka një president të ri në përsonin e Bujar Nishanit, Ministrit të Mbrendshëm të deritanishëm, i cili u zgjodh në votimin e raundit të katërt të Kuvendit të Shqipërisë me 73 vota, duke i dhënë kështu fund maratonës presidenciale, që kërcënoi të ndërlikonte edhe më tepër politikën shqiptare dhe si rrjedhim mund të dëmtonte seriozisht aspiratat e Shqipërisë për...

Frank Shkreli: Fjalimi që i dha fund luftës së ftohtë

Kur Zoti Ronald Reagan filloi nga detyra e presidentit të Shteteve të Bashkuara më 1981, qindëra miliona njerëz nga perandoria e ish-Bashkimit Sovjetik dhe Evropa Lindore vuanin nën diktatura të ndryshme komuniste. Regjimi komunist sovjetik kërcënonte botën me mijëra armë bërthamore dhe ndihmonte lëvizjet komuniste anë e mbanë botës, të cilat përpiqeshin ...

Frank Shkreli: 50-vjetori i Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane

Të dashur e të nderuar klerikë, Shkelqësi Imzot Rrok Mirdita, Arkipeshkëv i Tiranë-Durrësit Dom Pjetër, Dom Viktor, Dom Marjan... të nderuar zonja e zotëri, anëtarë të vjetër e të ri të famullisë Zoja e Shkodrës, miqë e dashamirë. Si njëri që ka shërbyer si Sekretar i Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane (LKSHA) dhe si anëtar i Këshillit Redaktues të organit të LKSHA në fillim të 1970-ave, e ndjejë veten të nderuar me ftesën për të ...

Frank Shkreli: Presidenti varrmihës i Serbisë

Nacionalisti ekstrem serb Tomislav Nikoliq, u betua javën që kaloi para anëtarëve të parlamentit të ri si president i Serbisë për një afat prej pesë vjetësh, pasi partia e tij fitoi më shumë vende në parlament në krahasim me partinë e presidentit të deritanishëm Boris Tadiq. Duke u bazuar në prononcimet e tija të deritanishme, shënjat e para nga fitorja e varrmihësit Nikoliq si president i Serbisë më 20 Maj nuk janë aspak pozitive për ...

Frank Shkreli: Rrofte toleranca politike amerikane

Të marten që kaloi, ish guvernatori i shtetit Masaçusets, Mit Romni e siguroi emërimin e Partisë Republikane për president pas fitores në zgjedhjet paraprake të kësaj partie në Teksas. Nga 150 delegatët e këtij shteti, Mit Romni fitoi votat e 88 prej tyre, duke e çuar numrin e delegatëve të siguruar prej tij në më tepër se numri i nevojshëm prej 1 mijë e 144 delegatësh për t’u bërë kandidati formal presidencial i republikanëve.  ...

Frank Shkreli: Nevoja për një politikë të qytetëruar

Ndërkohë që këtu në Shtetet e Bashkuara po zhvillohet një fushatë e nxehtë elektorale për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në nëntor midis dy kundërshtarëve kryesorë politikë, kandidatit të Partisë Demokrate, Presidentit Barak Obama dhe kandidatit të Partisë Republikane ish-governatorit Mit Ramni -- kanë filluar të trashen fjalët, dhe të ashpërsohen akuzat dhe kundër akuzat, jo vetem midis dy kandidatëve por edhe midis bashkpuntorëve dhe përkrahësve të tyre politikë si dhe grupeve të ...

Frank Shkreli: Amnesty International - Gjëndja e të drejtave të njeriut në botë

Organizata e të drejtave të njeriut, Amnesty International botoi me 24 Maj raportin e sajë vjetor mbi gjëndjen e të drejtave të njeriut anë e mbanë botës. Raporti vjetor për 2012, prej 400-faqesh jep hollësi mbi gjëndjen e të drejtave të njeriut në 155 vende të botës. Raporti i sivjetëm përqendrohet kryesisht mbi efektet që kanë patur protestat anë e mbanë botës gjatë vitit që kaloi, si edhe ndryshimet që kanë ndodhur si rezultat i këtyre protestave...

Frank Shkreli: A është Amerika në rënje?

Fund javën që kaloi, udhëheqës botërorë shtetesh dhe qeverishë si dhe organizatash ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian e tjera, mësynë Shtetet e Bashkuara për takimin G-8 të përfaqsuesve të vendeve më të industrializuara të botës që u mbajtë në Kemp Dejvid afër Uashingtonit dhe për të marrë pjesë në samitin e Aleancës së Atlantikut Verior, NATO në Çikago. Në të dy këto takime të nivelit të lartë u bisedua ...

Frank Shkreli: Samiti i 25-të i NATO-s

Më 20 dhe 21 Maj në Çikago të Shteteve të Bashkuara mbahet samiti ose mbledhja e nivelit të lartë e udhëheqësve të vendeve anëtare të NATO-s, për takimin e 25-të aleancës së Atlantikut Verior. Presidenti Barak Obama do të presë udhëheqsit e vendeve të NATO-s në qytetin e tij Çikago, ku do të bisedohet për të ardhmen e aleancës ushtarake, duke u përqëndruar kryesisht mbi gjëndjen në Afganistan, por edhe mbi sfida të tjera me të...

Frank Shkreli: Deklaratë e Kishës Katolike Shqiptare

Në këtë vit jubilar të 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë me një letër drejtuar besimtarëve katolikë shqiptarë dhe të gjithë njerzëve vullnet mirë, pikëspari falenderon të Madhin Zot për atdheun dhe për të gjithë atdhetarët, të cilët në mënyra të ndryshme dhe me mundime kanë punuar për një Shqipëri më të mirë.Ipeshkvinjtë shqiptarë, që në fillim të letrës, theksojnë faktin se ndër ...

Frank Shkreli: Shqiptari nga Ulqini që po frymëzon të rinjë e të vjetër në Amerikë

52-vjeçari Gac Filipaj nga fshati Këllezën i rrethit të Ulqinit emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 20 vjetë më parë dhe u vendos në Bronks të Nju Jork-ut. Kurë mbërrijti në Nju Jork, ai pothuaj nuk fliste asnjë fjalë anglisht, por menjëherë u interesua se si dhe cila ishte mënyra më e mirë dhe më e lirë për të mësuar gjuhën e vendit. Historia e tij nuk është tepër e ndryshme nga shumë prej bashkatdhetarëve të tij të ardhur në Amerikë nga...

Frank Shkreli: Tragjedia greke

Forcat politike greke dështuan këtë javë në përpjekjet e tyre për të formuar një qeveri të re. Zgjedhjet e fundit parlamentare përfunduan në një ngërç politik pasi asnjëra parti nuk fitoi mjaft vende në parlament për të mundësuar formimin e një qeverie të re. Kriza politike, sipas analistëve, ka giasë të keqësojë edhe më shumë gjëndjen ekonomike dhe financiare të Greqisë dhe mund të çojë Athinën drejtë tërheqjes së saj nga eurozona. Këjo, sepse votuesit grekë nuk votuan kandidatët që ...

Frank Shkreli: Apel botëror për lirinë e shtypit

3 Maji shënoi Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit dhe udhëheqës të lartë nga e mbarë bota, përfshirë ata të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, (OKB), Presidentin e Shteteve të Bashkuara dhe organizata të ndryshme që merren me mbrojtjen e lirisë së shtypit dhe të fjalës së lirë, nënvijuan me këtë rëndësinë e lirisë së shtypit dhe medias në përgjithësi.Më 1993, Asambleja e Përgjithëshme e Kombeve të Bashkuara caktoi 3 Majin si Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, sipas organizatës botërore, me...

Frank Shkreli: Kronikë nga seminari në Nju Jork – me rastin e 100-vjetorit të Vatrës

Fund javën e kaluar, siç dihet u festua në Nju Jork 100-Vjetori i themelimit të organizatës pan-shqiptare Vatra, me ç’rast këjo organizatë mbajti njëseminar historik për të sh[nuar këtë përvjetor, i cili shënon një ngjarje me rëndësi jo vetëm për vet organizatën Vatra dhe komunitetin shqiptaro-amerikan, por edhe për historinë e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar, pasi veprimtaria dhe historia e Vatrës është e lidhur ngushtë me fatet e kombit gjatë 100-vjetëve të kaluar...

Frank Shkreli: Chen Guangchen ndërlikon marrëdhëniet amerikano-kineze

Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara dhe të Republikës Popullore të Kinës janë duke zhvilluar bisedime intensive në lidhje me fatin e disidentit dhe përkrahësit të të drejtave të njeriut në Kinë, Z. Chen Guangcheng, i cili u arratis javën që kaloi nga arrestimi në shtëpi i rrethuar nga pothuaj 100 policë. Megjithëse asnjëra palë nuk ka komentuar mbi fatin e tij, besohet që disidenti Chen të jetë nën mbrojtjen e autoriteteve diplomatike amerikane në Pekin. Arratisja e tij para disa ditësh natën pa hënë, duke ...

Frank Shkreli: Intervistë dhënë gazetës Telegraf

Frank Shkreli - Është e vështirë të vlerësohet atmosfera në pritje të festimeve të 100-vjetorit të Vatrës, pasi komuniteti shqiptaro-amerikan është i përhapur anë e mbanë Nju Jorku dhe shteteve për rreth. Por mund të them se ka një entuziazëm jashtzakonisht të madh nga njerëzit me të cilët unë jam në konkakt. Po reklamohet nga media lokale dhe nga qendrat fetare dhe civile të shqiptarëve të Amerikës. Përveç pjesëtarë të komunitetit shqiptar të Nju Jorkut me rrethe, pritet të vinë vatranë dhe miqë e ...

Frank Shkreli: Partneriteti kundër korrupsionit

Udhëheqës botërorë dhe delegatë nga të paktën 53 vende do të mblidhen këtë javë në qytetin Brasilia të Brazilit ku do të marrin pjesë në mbledhjen vjetore të organizatës ndërkombëtare ''Partneriteti për Qeverisje të Hapur'' dhe transparente. Këjo lëvizje është një iniciativë ndërkombëtare për të inkurajuar qeveritë e ndryshme që të praktikojnë transparencën në shpenzimet qeveritare, pjesëmarrjen e publikut në punët e qeverisë si edhe ...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora