Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Mohimi i së keqes - 35 vjetori i varjes në litar të Poetit Disident Havzi Nela
E enjte, 10.08.2023, 07:59 PM
MOHIMI I SË KEQËS –
35-VJETORI I VARJES NË LITAR TË POETIT DISIDENT HAVZI NELA
“Si
e duron robninë zemra e nji trimi?!
Nga
Frank Shkreli
Ish-Presidenti
i Shteteve të Bashkuara, Ronald Reagan e kishte cilësuar ish-Bashkimin Sovjetik
dhe regjimet komuniste të tij si një, “evil empire”, që shqip mund të
përkëthehet si, “perandoria e së keqës”, por në anglisht, “evil” ka një kuptim
më të gjerë dhe më thelbësor se thjesht “e keqja”. Kuptimi i saj në anglisht
për mua (fjala evil) është një akt krejtësisht imoral dhe djallëzor, një krim,
me fjalë të tjera.
35 vite më parë, me 10-gusht, 1988 kur në Shqipëri ishte ende në fuqi regjimi komunist u varë në litar një poet se mbronte fjalën e lirë dhe nuk kishte frikë të shprehte pikëpamjet e tija anti-komuniste, pro-perëndimore: pro-amerikane dhe pro-evropiane. Havzi Nela, poeti disidenti dhe autori i mijëra vargjeve u vra për shkak të krijimtarisë së tij, ku pasqyrohej kundërshtimi i tij, prej intelektuali e disidenti ndaj regjimit komunist enverist, pak më shumë se një vit, para se të shembej komunizmi zyrtar anë e mbanë “perandorisë të së keqës”, komuniste të shekullit XX në Evropë, të pakën në letër, në mos në realitet.
POETI HAVZI NELA SI ZGJIM I NDËRGJEGJËS MORALE KOMBËTARE DHE
NDËRKOMBËTARE NË SHQIPËRI
Havzi
Nela u varë nga regjimi komunist se dëshironte lirinë dhe demokracinë, jo vetëm
për veten, por për të gjithë. Ai ishte mbrojtës i fjalës së lirë dhe i lirisë
së fesë, rebelohej dhe protestonte, me poezitë e veta kundërshtonte mohimin e
lirive shqiptarëve: shkatërrimin e objekteve fetare dhe të drejtat bazë të
njeriut në përgjithsi. Nuk duronte, “robninë zemra e nji trimi!”
Në
këtë 35-vjetor të vrasjes së poetit Havzi Nela nga regjimi komunist, pyetja ime
ka qenë dhe mbetet për krimet e komunizmit në Shqipëri: Pse edhe sot në këtë
35-vjetor të vrasjes së një poeti nga regjimi komunist, pse, pse mohohet ende e
keqja, aktet imorale dhe djallëzore, të një
regjimi barbar që vriste më të mirët e Kombit. Pse kjo heshtje zyrtare
nga autoritetet zyrtare të Republikës së Shqipërisë? Deri kur do mohohet e
keqja, aktet imorale dhe krimet e komunizmit të Enver Hoxhës? Familjarët dhe
kolegët e tij, por edhe shumica e shqiptarëve kërkojnë drejtësi.
“Shihni
rreth e rrotull, shikoni pranë nesh
Shihni
popujt tjerë me ç’gjuhë mirren vesh
Kanë
shpallur miqësinë, vini vesh ksaj fjale
Kapen
dorë për dorë, e po hyjnë n’një valle
Asht
vallja e re, krejt ndryshe nga tjetra
Asht
vallja hirplote që i shëron plag’t e vjetra”
(Burrel,
shkurt 1977) –nga Poezia, “Eni të Vajtojmë Shqipërinë” e Havzi Nelës
Ndyshe
nga ish-vendet komuniste të Evropës Linnore e Qendrore, Shqipëria
“post-komuniste”, anëtare e NATO-s, pretenduese për antarësim në Bashkimin
Evropian, ende nuk është distrancuar, zyrtarisht, nga e kaluara e saj
terroriste komuniste. Nuk është përballur, seriozisht, me të kaluarën e mjeruar
komuniste, përfshir vrasjen makabre të poetit Havzi Nela. Në kundërshtim me
ish-vendet komuniste evropiane, Tirana zyrtare, deri më sot, nuk ka dënuar
zyrtarisht, krimet e regjimit barbar, komunist të Enver Hoxhës, pëprfshir
varjen në litar të poetit Havzi Nela.
Kujtojmë në këtë 35-vjetor të vrasjes së tij në ditët e fundit të
regjimit komunist, se Kuvendi i Shqipërisë nuk ka caktuar ende një ditë
përkujtimore, (kombëtare) kushtuar viktimave të komunizmit në Shqipëri, ashtu
siç kanë bërë vendet ish-komuniste të Evropës.
Deri
kur durim e shpresë!?
“Deri
kur durim, deri kur me shpresë?
Jo,
jo, mos m’i thoni, këto fjalë nuk i due.
Me
durim e shpresë nuk due të vdes.
Si
jeta dhe vdekja, duhen meritue.” (O, Liri, O Vdekje, Havzi Nela)
“Jeta
dhe vdekja, duhen meritue”, ka shkruar Havzi Nela, disidenti i vrarë nga
komunizmi, 35-vjetë më parë. Vaclav Havel, ish-disidenti anti-komunist çek dhe
presidenti i parë i Çekisë demokratike post-komuniste ka thenë se shoqëritë
post-komuniste, identifikohen nga një moralitet prej skllevërish, “nuk jetojnë
brenda të vërtetës”, sa i përket të kaluarës së komunizmit, por as të ardhmes
demokratike perëndimore.
Ndoshta,
Shqipërisë aktuale i përshtatet më së miri ky identifikim i Vaclav Havelit. Ku
përballimi me të vërtetën e së kaluarës kriminale komuniste vazhdon të jetë
shumë i vështirë, ndërsa mohimi i të vërtetës, “jeta jashtë të vërtetës”, pra,
është më e volitshme ose më e përshtatshme, sipas Havelit. Si të gjitha regjimet komuniste të asaj kohe
edhe Çekia komuniste i dënonte dhe i burgoste poetët dhe shkrimtarët si Vaclav
Havelin, por nuk i vriste as nuk i varte në litar siç bëri regjimi komunist
hoxhist i Ramiz Alisë, me Havzi Nelën më 10 gusht, 1988.
Është
e vështirë të imagjinohet një mënyrë më barbare për t’i marrë jetën një njeriu
duke e varur në litar, sidomos një njeriu të pafajshëm, një poeti, mbi të
gjithë -- në kontinentin e Evropës së qytetëruar, në fund të shekullit XX, në
një vend të quajtur Shqiqpëri. Por, për fat të keq, siç ka shkruar edhe Ismail
Kadare për Shqipërinë komuniste: “Shqipëria nuk bënte pjesë as në Europë as në
kontinentin e qytetëruar të popujve. Shqipëria, në vitin 1988, në prag të
rënies së komunizmit, ishte ende një njollë e zezë në hartën e kontinentit, një
njollë e turpit dhe e krimit, në shkallë planetare.”
Po
sot? 35 vjetë pas varjes në litar të poetit Havzi Nela dhe 33-vjetë pas
shembjes së Murit të Berlinit, për cilën Shqipëri flasim: për Shqipërinë me
“njollën e zezë në hartën e kontinentit, një njollë e turpit dhe e krimit në
shkallë planetare”, siç e ka cilësuar Kadare Shqipërinë komuniste të vitit
1988, apo për Shqipërinë e poetit të varur në litar Havzi Nelës, i cili nga
amshimi, pyet dhe porositë: Që të jemi të denjë të quhemi shqiptarë dhe që dorë
për dorë të hymë në vallen hirëplote që i shëron të gjitha plagët:
“Ku
e keni trimninë, krenarinë e parë?
A
jeni sot të denje të quhemi shqiptarë?
A
do ta lemë veten, Shqipninë në kafaz
Në
det plot stuhi me dallgë me u përplasë?
Shihni
rreth e rrotull, shikoni pranë nesh
Shihni
popujt tjerë me ç’gjuhë mirren vesh
Kanë
shpallur miqësinë, vini vesh ksaj fjale
Kapen
dore per dore, e po hyjnë n’një valle
Asht
vallja e re, krejt ndryshe nga tjetra
Asht
vallja hirplote që i shëron plag’t e vjetra” --(Burrel, shkurt 1977) –nga
Poezia, “Eni të Vajtojmë Shqipërinë” e Havzi Nelës
Ismail
Kadare është shprehur se Poeti Havzi Nela “është një kambanë që ende bije për
shoqërinë shqiptare. Të mos e dëgjosh këtë kambanë do të thotë të shkelësh me
këmbë lirinë e Shqipërisë. Krahas hezitimit për të dënuar krimet e
komunizmit, një dukuri tepër e shqetësuar për të mos thënë monstruoze, vazhdon
në Shqipëri. Pasioni i habitshëm për t’u dhënë tituj e nderime njerëzve që jo
vetëm nuk bënë asgjë për lirinë, por që bënë gjithçka për ta shtypur atë.
Shoqëria shqiptare ka nevojë të shkundet e të mbrojë liritë demokratike
kundër çdo lloj kërcënimi që i vjen nga çdo lloj drejtimi e i fshehur pas çdo
lloj maske. Vetëm kështu ajo do të jetë në gjendje të fitojë
drejtpeshimin e munguar. Martirët e kanë qetësinë e tyre atje ku
pushojnë. Është shoqëria shqiptare, që nuk e ka. Dhe për këtë duhet të luftojnë
të gjithë”, ka shkruar Kadare me 19 shkurt, 2019.
Duke
heshtur dhe duke mohuar të keqën e të kaluarës komuniste, shoqëria shqiptare as
nuk shërohet as nuk gjenë paqën e qetësinë!
O
LIRI, O VDEKJE –Nga HAVZI NELA
Nuk
them se jam trim, jo as frikacak,
Thellë
n’afshet e shpirtit më grafllon guximi;
Vdekja
për liri nuk më tremb aspak,
S’e
duron robninë zemra e nji trimi?!
Pse
or pse t’kem frikë, frikë se mos po vdes?!
Oh,
çfarë marrie, ndoshta faj për mue!
T’ecësh
zvarrë si krimb, t’mos jesh kurrë serbes,
Kët
s’ia fali vetes, kjo m’ban me u mendue.
Pse
t’më dhimbset jeta, pse u dashka kursye?
Veç
me përtyp bukë, me u rropatë si kalë?
Pa
nji fjalë ngushllimi, pa nji ditë lumnie,
Unë
skllav i bindun, tash, kur s’jam as djalë.
Deri
kur durim, deri kur me shpresë?
Jo,
jo, mos m’i thoni, këto fjalë nuk due.
Me
durim e shpresë nuk due të vdes.
Si
jeta dhe vdekja duhen meritue.
S’meriton
asnjenën kur mbetesh gur varri
Ndaj
rri e mendohem jetës me i dhanë fund.
Le
të kënaqet hasmi, le të qeshë i marri!
Liria
më thërret, vdekja nuk më tund.
ENI
TË VAJTOJMË SHQIPËRINË
Eni
ju o motra, eni ju o gra
Eni
ju o vasha, që dini me qa
Eni
ju reçjanka, vajtimtare n’za
Eni
t’marrim vajin, sot hije na ka
Eni
gjithë s’bashku, le ta shpallim zinë
Me
gjamë e me kuje ta vajtojmë Shqipninë
Le
ta qajmë me lot, ta qajmë pa pushu
Me
afshin e zemrës, të rrëzojmë gur e dru
Le
ta qajmë këtë nanë, le ta qajmë këtë bijë
Le
ta qajmë kët nuse pa foshnje në gji
Le
t’ia heqim vellon, stolisjet e kota
Le
t’ia zbulojmë shtatin, ta shohë e gjithë bota
Nda
e përçundue, larg prej shoqesh tjera
Shikoni
si dergjet, si lëngon e mjera
Mundohet
qyqarja, rron me shpirt ndër dhambë
Banditët
e vendit e kan vu nën kambë
E
mposhten, e shtruen, me hekur e zjarr
Neronët
e kohës ia banë jetën varr
E
veshën me gjemba, me tela e ferra
E
kyçën nga brenda, s’e lanë as te dera
N’derë,
as ne dritare, s’e lanë me pa fare
Ia
kanë qepë sytë, për faqe t’zezë e marre
Lidhun
me zinxhirë, shkoqun krahë e fletë
Në
ditën plot diell, në lumë e terr ka mbetë
E
thithën shushunjëzat, i ligu mizori
E
thanë, e çnderuan, epshori e hori
A
e dini shqiptarë, ç’ngreminë kemi rà
Hangrëm
njeni-tjetrin, u mbytem vlla me vlla
Hangrëm
njeni-tjetrin me kurthe e t’pabesë
Me
thasë e intriga, shamata rri ndezë.
O
Zot, ç’ka po heqim, çfarë na shohin sytë
S’na
gëzohet mbramja, as kur zbardhen dritë
S’na
tremb burgu, plumbi e as litari
Kur
na shkel me kambë, na zhagmit zuzari
Ngrehuni
o vllazën, ngrehuni o shokë
Ngrehuni
shqiptarë sot të gjithë në kambë
Nuk
rrohet me zor, nuk lihet kjo nanë
A
lulëzon dheu pa diell e pa hanë?
Jo
jo, nuk durohen sarhoshët e marrë
Banditët
e vendit t’i shporrim sa ma parë
Seline
e përgjakun, ta bajmë rrafsh me tokë
Ngrehuni
o vllazën, ngrehuni o shokë
A
jeton shqiponja e shëmbun përtokë
Thye
krahë e pendë, lidhun kamb’e kokë?
A
jeton kjo zonjë në llum e batak
Në
lëngim e vaj, e mbytun në gjak?
Ku
e keni trimninë, krenarinë e parë?
A
jeni sot të denje të quhemi shqiptarë?
A
do ta lemë veten, Shqipninë në kafaz
Në
det plot stuhi me dallgë me u përplasë?
Shihni
rreth e rrotull, shikoni pranë nesh
Shihni
popujt tjerë me ç’gjuhë mirren vesh
Kanë
shpallur miqësinë, vini vesh ksaj fjale
Kapen
dore per dore, e po hyjnë n’një valle
Asht
vallja e re, krejt ndryshe nga tjetra
Asht
vallja hirplote që i shëron plag’t e vjetra
(Burrel,
shkurt 1977) Poezi nga Havzi Nela