E marte, 10.12.2024, 11:02 AM (GMT)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli: Pushofsh në paqe Bob Dole - Miku ynë i shtrenjtë

E hene, 06.12.2021, 08:55 PM


PUSHOFSH NË PAQË BOB DOLE – MIKU YNË I SHTRENJTË - PËRJETËSISHT NË KUJTESËN TONË!

Nga Frank Shkreli

Trimi dhe Heroi i Luftës së dytë Botërore, i çlirimit të Romës nga nazistët gjermanë në Luftën e dytë Botërore, ish-Kongresisti, ish-Senatori, ish-Kryetari i Partisë Republikane, ish-kandidat për president i kësaj partie dhe ish-udhëheqës i Senatit Amerikan – por mbi të gjitha, njëri prej miqëve të shqiptarëve dhe mbështetësve më të mëdhej të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, si dhe i të drejtave themelore të njeriut, të mohuara për aq shumë kohë shqiptarëve anë e mbanë trojeve tona – ish-Senatori amerikan, Bob Dole ndërroi jetë në moshën 98-vjeçare.  Një kampion i vërtetë i demokracisë dhe i të drejtave të njeriut për popujt e shtypur, përfshir shqiptarët e Kosovës dhe shqiptarët në përgjithësi, anë e mbanë trojeve të tyre, ish-Senatori amerikan, Robert Dole nuk është më!

Ish-Senatori Robert (Bob) Dole me mikun e tij të ngusht prej dekadash, Z. Jim Xhema, aktivistin e njohur shqiptaro-amerikan dhe mbështetësin e palodhur të përpjekjeve për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës dhe mbrojtësin e interesave kombëtare të shqiptarëve në përgjithësi, i cili për pothuaj një gjysëm shekulli në Amerikë bëri shumë miq në nivelet më të larta të politikës amerikane -- në mbështetje të kauzave shqiptare.

Në krye të kësaj liste udhëheqësish më të lartë të politikës amerikane me të cilët punoi Z. Xhema dhe komuniteti shqiptaro-amerikan -- në nivel federal, shtetëror dhe vendor – ishte, pa dyshim, ish-Senatori Bob Dole.  Nga mesi i 1980-ave qeveria amerikane, Kongresi dhe Senati i Shteteve të Bashkuara kishin filluar të sensibilizoheshin mbi gjëndjen në Kosovë nga udhëheqës të komunitetit, si Xhim Xhema, për gjëndjen e mjerueshme të jetesës dhe shtypjeve ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe anë e mbanë ish-Jugosllavisë, veçanërisht për shkeljen brutale të drejtave të njeriut në Kosovë dhe në trojet e tjera shqiptare të atij shteti artificial që quhej Jugosllavi. Por ka qenë vizita e parë në Prishtinë e delegacionit të përbërë nga 6 senatorë të njohur amerikanë – kryesuar nga Senatori Bob Dole – që vërtetë hodhi dritë për sjelljet kriminale të qeverisë së Beogradit ndaj shqiptarëve të Kosovës. Gjatë asaj vizite Senatori Dole dhe kolegët e tij, nuk kanë lënë asnjë dyshim se pse kishin shkuar në Kosovë në vitin 1990.  Senatori Dole me të zbritur nga aeroplani në aeroportin e Prishtinës është shprehur me atë rast se po vizitonin Kosovën për të mbështetur lirinë, demokracinë dhe të drejtat individuale të njeriut për shqiptarët dhe për të gjithë popujt. “Ne dhe qeveria jonë besojmë fuqimisht në demokraci dhe të drejtat individuale të njeriut dhe kundërshtojmë gjithashtu fuqimisht abuzimin dhe shkeljen e të drejtave të njeriut.”  Delegacioni i senatorëve amerikanë, i kryesuar nga Bob Dole në Kosovë, në vitin 1990 deklaruana pa lenë asnjë dyshim se cili ishte qëndrimi amerikan ndaj të drejtave të shqiptarëve në Kosovë duke u shprehur se, Shtetet e Bashkuara, si supërfuqi e vetme në botë pas shpërbërjes së ish-Bashkimit Sovjetik, “mbështesin lirinë e fjalës, lirinë e fesë dhe lirinë e shtypit”.  “Ne bëjmë thirrje për demokraci”, theksuan senatorët amerikanë, me atë rast, në Prishtinë.

Gjatë asaj vizite historike, Senatori i atëherëshëm i Nju Jorkut, Al Damato në takimin me përfaqsuesit e Kosovës – të kryesuar nga Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova – në fjalën e tij përcolli përshëndetjet dhe lutjet për bashkvëllezërit e tyre, në emër të komunitetit shqiptaro-amerikan, duke përmendur, specifikisht, Z. Xhim Xhema si njeriun, që siç u shpreh Senatori Damato, “është duke punuar shumë për të sinsibilizuar amerikanët për të gjitha ato që po ndodhin këtu në Kosovë.”  Me atë rast, senatorët thekësuan se ishin të shokuar nga sjelljet e qeverisë jugosllave ndaj shqiptarëve.  Duke iu referuar zyrtarëve jugosllavë me të cilët ishin takuar.  “Ata shprehen si një shtet policor, sillen si një shtet policor, ata në të vërtetë janë një shtet policor”, theksoi senatori amerikan, Robert Dole.

Aktiviteti i Senatorit Dole në mbështetje të përpjekjeve për liri e demokraci, për çlirimin dhe për pavarësinë e Kosovës janë aq të shumta gjatë dekadave saqë do nevojitej një libër i tërë që të përshkruheshin, e për disa prej të cilave kam shkruar në disa artikuj të botuar më pëpara. Po kujtoj, me këtë rast, vizitën e senatorëve amerikanë në Prishtinë me 30 gusht, 1990 -- të kryesuar nga Senatori Dole – pasi kjo vizitë konsiderohet si fillimi i përpjekjeve të mëdha për ndërkombëtarizimin e asaj që dikur i referoheshim në bisedat e përditëshme si, “The issue of Kosova”, ose çështja Kosovës.

Senatori Dole -- me të këthyer në Washington nga vizita e tij me kolegët senatorë në Prishtinë – luajti rolin e tij me rëndësi për ndërkombtarizimin e “Çeshtjes së Kosovës”, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, i bindur nga ato që kishte parë në Kosovë, paralajmëroi botën se Jugosllavisë i kishte ardhë fundi, si shtet federativ.

Pas “shtypjeve shokuese”, që kishte parë e dëgjuar në Kosovë ndaj shqiptarëve të asaj krahine nga ana e forcave policore serbe, ish-Senatori Dole ia nisi punës për të sensibilizuar Kongresin dhe popullin amerikan për krimet dhe shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut që po ndodhnin në Kosovë kundër shqiptarëve autoktonë nga forcat kriminale të Millosheviqit.  Vizita e Senatorit Dole me kolegët e tij në Kosovë, shënoi gjithashtu edhe periudhën që vuri në lëvizje edhe lobimin e fuqishëm në Kongres nga komuniteti shqiptaro-amerikan në mbështetje të drejtave dhe lirive për shqiptarët në trojet e tyre autoktone në ish-Jugosllavi dhe në rajonin e Ballkanit Perendimor, në përgjithësi. Komuniteti shqiptaro-amerikan, i cili megjithëse i vogël në numër – me ndihmën e ligjvense si Biob Dole -- arrijti të siguronte një mbështetje të pa parë deri atëherë në qarqet e politikës amerikane, në qeverinë federale dhe në Kongres, ku Senatori Dole gëzonte respekt dhe admirim për qëndrimet e tija në favor të drejtave dhe kauzave të shqiptarëve në Kosovë dhe më gjërë.

Shqiptarët kudo, janë mirënjohës për të gjitha ato që Bob Dole ka bërë gjatë viteve në mbrojtje të së drejtës dhe të vërtetës për Kosovën. Shqiptarët kudo e kujtojnë përjetësisht dhe do të falënderojnë këtë hero jo vetëm të Amerikës, por edhe si hero të shqiptarëve kudo gjënden.  Periudha e ndikimit të tij si senator ishte një periudhë e gjatë, në mbrojtje të lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut në përgjithësi,  për shqiptarët e Kosovës në veçanti, por edhe për shqiptarët kudo.

Njohjet, çmimet dhe dekoratat, përfshir edhe bustet, në nderim, falënderim due mirënjiohje për punën e këtij miku të madh të shqiptarëve, nuk kanë munguar nga shqiptarët.  Gjatë kohës që isha drejtor i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, (NAAC) vendosëm që Senatorin Dole ta nderonim me Çmimin më të lartë të organizatës tonë atëherë (2005), “Duartë e Shpresës”, sepse shpresat shekullore të shqiptarëve, Senatori Dole ndihmoi shumë t’i bënte realitet, ashtu siç është sot Kosova, shtet i lirë, sovran, i njohur nga ambi 100-shtete, përfshir vendet më të mëdha e demokratike të Perendimit.  Në vitin 2004, Presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova i dorëzoi Senatorit Dole, “Medaljen e Artë të Lirisë”, për kontributin e tij në mbrojtje të lirisë, pavarësisë dhe demokracisë në Kosovë si dhe për promovimin nga ana e tij të një lidhjeje të veçant midis Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.  Në mirënjohje për veprimtarinë e tij në mbështetje të shqiptarëve, sidomos Kosovës, në një ceremoni të veçant (2017) në Uashington, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z. Bujar Nishani nderoi gjithashtu ish-Senatorin Dole me dekoratën më të lartë të vendit, “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, duke e cilësuar politikanin e njohur amerikan, si “përkrahësin e palëkundur të lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës”.

Por kujtimi më i mirë për kontributin e Senatorit Dole në çeshtjen e Kosovës – një kujtim tepër domethënës që do të mbetet në histori për një kohë të gjatë – do të realizohej disa vite më vonë nga miku i tij i ngushtë dhe aktivisti më i dalluar shqiptaro-amerikan dhe veprimtari që nuk kurseu as kohë as fonde për çeshtjen kombëtare, Z. Xhim Xhema.  Tetorin që kaloi biznesmeni dhe mbrojtësi i çështjeve kombëtare, Z. Xhema i dhuroi $500,000 (gjysëm milion) dollarë Institutit Dole, pranë Universitetit të shtetit Kansas, që është shteti i origjinës i Senatorit Dole.  Në njoftim të universitetit thuhej se ky gjest i Z. Xhema është një vlerësim i punës së Senatorit Robert Dole dhe jepet në shenjë falënderimi për diplomacinë dhe mbështetjen ndaj çeshtjes së Kosovës gjatë dekadave dhe për miqësinë e tij të gjatë me Senatorin republikan Bob Dole.  Kjo një lidhje politike që bashkoi akktivistin shqiptaro-amerikan Jim Xhema dhe Senatorin e shtetit Kansas, Bob Dole ishte kthyer gjatë viteve në një miqësi të fortë midis këtyre dy burrave e që ka zgjatur për pothuaj 40-vjet.  Kjo miqësi, e lindur nga një fëmijëri me shumë gjëra të përbashkëta dhe bazuar në respektin e ndërsjelltë midis një shqiptaro-amerikani dhe një senatori të njohur amerikan, frymëzoi dhënjen e asaj dhurate prej $500,000 (gjysëm milioni dollarësh) Frank Shkreli: Themelohet Fondi “Xhim Xhema” pranë Universitetit Kansas në nder të ish -senatorit Robert Dole | Gazeta Telegraf. Dhënia e kësaj dhurate ishte planifikuar të jepej njëkohësisht me ceremoninë e zbulimit të statujës së Senatorit Dole në Prishtinë, në kryeqytetin e Kosovës -- gushtin që kaloi - në kujtim dhe në nderim të 30-vjetorit të vizitës së parë të Senatorit Dole, me gjashtë kolegët e tij senatorë të njohur amerikanë, në Prishtinë, një ngjarje kjo që zgjoi Kongresin dhe publikun amerikan për të mësuar më shumë për tmeret që po ndodhnin në Kosovë dhe në ish-Jugosllavi kundër shqiptarëve due për spastrimin e tyre etnik nga trojet e tyre dardane, tragjedia më i madhe njerëzore në Evropë, ç’prej Luftës së dytë Botërore.

Statuja e ish-Senatorit amerikan, Robert Dole në Prishtinë

Duke folur për angazhimin e ish-Senatorit Bob Dole ndaj lirisë dhe të drejtave të popullit të Kosovës në inagurimin e vendit ku sot ndodhet statuja e Senatorit Dole, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Z. Filip Kosnett e cilësoi ish-Senatorin Bob Dole si, “Një udhëheqës kryesor në promovimin e kauzës së lirisë, anë e mbanë botës. Nuk është për të çuditur që ai u bë një mbështetës i pa zevëndsueshëm i Kosovës, duke qëndruar pranë dhe në mbështetje të popullit të këtij vendi, në përpjekjet e tija, për të ndërtuar një shtet të fortë dhe të lirë”, ka thënë me atë rast, kryediplomati amerikan në Prishtinë.  Statuja e Senatorit Dole në Prishtinë është vendosur në një kënd të “Rrugës Bob Dole” dhe “Bulevardit Bill Clinton”, rrugë këto që mbajnë emërat e dy kundërshtarëve politikë amerikanë, nga dy parti të ndryshme politike, njëri republikan e tjetri demokrat.  Megjithë ndryshimet në qëndrimet e tyre në rrafshin e zhvillimeve politike dhe ekonomike në Amerikë, ata ishin miq të ngushtë me njëri tjetrin, pasi ndanin dashurinë për Atdheun e tyre dhe ishin dedikuar shërbimit në mbrojtje të drejtave të njeriut dhe të drejtave kombëtare për të tjerët, ndërkohë që përpiqeshin të bashkëpunonin me njëri tjetrin kurdoherë që ishte e mundur, siç ka qenë edhe çështja e Kosovës.  Përveç kësaj, Senatori Dole ka lënë edhe një trashëgimi tjetër, jo vetëm për politikanët amerikanë por edhe për ata shqiptarë në Tiranë dhe në Prishtinë, se në politikë mund të kemi kundërshtarë, por jo armiq.  Një shembull tepër i vlefshëm ky, sidomos duke marrë parasysh konfliktet politike dhe rrethanat e zhvillimeve në trojet shqiptare, gjatë 30-viteve të kaluara!

Për ne të komunitetit shqiptaro-amerikan, vdekja e Senatorit Dole është një humbje e madhe. E ndjejmë kalimin në amshim të këtij burri të madh amerikan me shumë dhimbje e kujtime të mira.  Senatorin Robert (Bob) Dole e konsideronim si i “yni”. I yni sepse jo vetëm që kishte përvetësuar kauzat tona me një ndjenjë të lartë përgjegjësie njerërzore – ndoshta në kohën më kritike të historisë së shqiptarëve -- për të siguruar të drejtat e njeriut për shqiptarët në trojet e veta, por kishte vendosur parimisht dhe ishte angazhuar si individ dhe si njëri prej përfaqësuesve më të lartë politikë amerikan, dhe botërorë – për të luftuar deri në fund për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe për të drejtat e shqiptarëve, në përgjithësi.  Ish- Senatori Dole, me rastin e dekorimit të tij nga Këshilli Shqiptaro-Amerikan në vitin 2005 – pat deklaruar se “shqiptarët kanë ende çështje të pazgjidhura e probleme, por gjendja e tyre kurrë nuk ka qenë më mirë se sot”. E vërtetë, se falë punës së palodhur të Senatorit Dole në mbrojtje të Kosovës dhe shqiptarëve -- megjithë problemet me të cilat përballen sot shqiptarët, ata janë më mirë se kurdoherë tjetër në histori. Për ketë fakt arritjeje historike të shqiptarëve, nuk kam asnjë dyshim se një kontribut të madh në realizimin e këtyre aspiratave historike -- një rol të pazëvëndsueshm dhe historik ka luajtur edhe ish-Senatori Dole.  Për këtë arsye, miku ynë i shtrenjtë Bob Dole, do mbetesh përjetësisht në kujtesën tonë.  Pushofsh në paqë!

Senatori Robert Dole me tre presidentët amerikanë –Xhorxh Bush i vjetër, Bill Klinton dhe Xhorxh Bush i ri -- protagonistët kryesorë të lirisë, çlirimit dhe të pavarësisë së Kosovës nga zgjedha e rëndë serbe.  Njëri përcaktoi “vijën e kuqe” për Serbinë, tjetri mobilizoi NATO-n për çlirimin e Kosovës dhe i fundit shpalli pavarësinë e Kosovës nga Tirana, duke deklaruar se “mjaft është mjaft”.  Në krah të tyre ishte gjithmonë Senatori Robert (Bob) Dole, si njëri prej mbrojtësve më të vendosur të drejtave të shqiptarëve të Kosovës dhe anë e mbanë trojeve shqiptare.

Xhim Xhema, aktivisti i pakursyer shqiptaro-amerikan që i krijoi probleme të mëdha Serbisë së Millosheviçit – krah për krah me mikun e tij të ngusht, ish-Senatorin Bob Dole dhe ish-presidentin Bill Klinton

Ish senatori Dole (majtas) me Prof. Sami Repishtin (në mes) dhe Jim Xhemën

Në aeroportin e Prishtëns, Presidenti Ibrahim Rugova duke përshëndetur Senatorin Dole dhe përfaquesin e tij pranë Zyrës së Z. Dole, Z. Elmi Berisha (Kryetari aktual i Federatës Pan-Shqiptare Vatra)

Foto me rastin e një konferencë shtypi në kryeqendrën e Zërit të Amerikës në Washington ku morën pjesë Senatori republikan Robert Dole dhe Dr. Ibrahim Rugova, organizuar nga Dr. Elez Biberaj, në sallën e konferencave të shtypit të Zërit të Amerikës, në vitin 2004.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Frank Shkreli: Ambasadori William Walker - Punoni për kauzën që bashkon të gjithë shqiptarët Frank Shkreli: Zonja Kim, prej sot nuk je më ambasadorja ime! Frank Shkreli: At Anton Harapi dhe At Gjon Shllaku, viktima të barbarizmit më ekstrem komunist Frank Shkreli: Djalli komunist nuk mund të bashkëjetojë me shenjëtorët, z. kryeministër! Frank Shkreli: Dr. Rifat Latifi - Me emërimin tënd, fiton Kosova! Frank Shkreli: Senati kërkon më shumë transparencë dhe qartësi nga Presidenti Biden Frank Shkreli: Dita Botërore e Lirisë dhe kujtimi i viktimave të komunizmit Frank Shkreli: Nuk vritet pafajësia, z. kryeministër! Frank Shkreli: Fund Mosndëshkimit të Krimeve kundër Gazetarëve Frank Shkreli: Liria e Fjalës dhe ''foltoret'' e Sali Berishës Frank Shkreli: Ç'punë kanë taksapaguesit amerikanë me promovimin e kulturës otomane në Shqipëri?! Frank Shkreli: Klubi i turpeve të përbashkëta Frank Shkreli: At Gjergj Fishta fati i kombit shqiptar Frank Shkreli: Ndërroi jetë Gjenerali Amerikan Colin Powell Frank Shkreli: Një diplomat amerikan që nuk heshti kur duhej të fliste Frank Shkreli: Ambasadorët vizitojnë kampin komunist të Spaçit Frank Shkreli: Nobel 2021 – Liria e Fjalës parakusht për demokracinë dhe paqen Frank Shkreli në A Show me Adi Krastën Frank Shkreli: Një ngjarje në historinë e marrëdhënieve Amerikano-Shqiptare që shpesh anashkalohet Frank Shkreli: 50-vjetori i ekzekutimit të Dom Shtjefën Kurtit nga barbarët komunistë

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora