Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Ndërroi jetë Gjenerali Amerikan Colin Powell
E marte, 19.10.2021, 09:07 PM
NDËRROI JETË GJENERALI AMERIKAN COLIN L. POWELL
Nga
Frank Shkreli
Dëshira e
ish-Sekretarit të Shtetit Colin Powell për Shqipërinë: “Të realizonte
potencialin e saj dhe të përfundonte udhëtimin historik, për tu këthyer, më në
fund, në zemër të Evropës”.
Gjenerali Colin L.
Powell, ish-Sekretar i Shtetit Amerikan dhe Shef i Shtatmadhorisë të Forcave të
Armatosura të Shteteve të Bashkuara ndërroi jetë të hënën në mengjes, si pasojë
e ndërlikimeve nga Covid-19, megjithëse ishte i vaksionuar plotësisht sipas
rekomandimeve të mjekëve, thuhet në njoftimin e familjes për vdekjen e këtij
amerikani të madh. Familja falënderon
ekipin mjekësor që është kujdesur për të në Qendrën Mjekësore Walter Reed në
Bethesda të shtetit Maryland, afër Washingtonit, duke shtuar se, “Kemi humbur
një bashkshort, baba dhe gjysh të dashur dhe të jashtzakonshëm, si dhe një
Amerikan të madh”, thuhet në njoftimin e familjes me rastin e kalimit në amshim
të Gjeneralit Colin Powell, njërit prej ushtarakëve, diplomatëve dhe
politikanëve më të dalluar të Shteteve të Bashkuara, në disa dekada.
Colin Powell ka
shërbyer në detyrën e Sekretarit Amerikan të Shtetit duke filluar nga 20
Janari, 22001, i emëruar në atë detyrë nga Presidenti Xhorxh Bush i vjetër.
Gjenerali Powell ka qenë Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në administratën e
Presidentit Ronald Reagan, ndërsa kariera e tij prej ushtaraku ka zgjatur për
35 vjetë, duke arritur nivelet më të larta në udhëheqjen e Pentagonit, përfshir
edhe detyrën më të lartë të atij enti të mbrojtjes, Shef i Shtatmadhorisë të
Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara.
Është e vështirë
të gjeshë një udhëheqës politik, ushtarak ose diplomatik me rëndësi të Shteteve
të Bashkuara në 30-vitet e fundit, që të mos ketë pas të bëjë – në një mënyrë
ose në një tjetër me Shqipërinë dhe me shqiptarët. Natyrisht, se duke qenë njëri prej
personaliteteve më të dalluara ushtarake dhe diplomatike të Amerikës, as i
ndjeri Gjenerali Colin Powell nuk mund të ishte një përjashtim. Ndër vizitat e zyrtarëve të lartë amerikanë
në Shqipëri gjatë dekadave të fundit, shquhet edhe ajo e Sekretarit të Shtetit,
Colin Powell në Maj të vitit 2003 në Tiranë ku kryediplomati amerikan mori
pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Kartës së Adriatikut. “Karta e
Adriatikut”, ka thenë me atë rast Powell, “do të shërbejë si një udhëzim drejtë
integrimit euro-atlantik të tre vendeve (Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë).
Ai ka shtuar se, në këtë dokument, “pasqyrohet përkushtimi i partnerëve tanë
për të bashkpunuar, individualisht, me njëri tjetrin dhe me fqinjtë e tyre
për të krijuar një rajon të demokracive të forta, të mbështetura nga ekonomi me
tregje të lira”, dhe ka nënvijuar, gjithashtu edhe “rëndësinë që ne i kushtojmë
integrimit eventual të këtyre vendeve në NATO dhe në institucionet e tjera
evropiane”.
Powell ka thenë me
atë rast (maj 2003) se megjith nënshkrimin e Kartës së Atlantikut, tre vendet
në fjalë përballen me sfida të mëdha, ndërsa përpiqen të zhvillojnë ekonominë,
ushtrinë dhe institucionet politike në nivele të barabarta me standardet
perëndimore, jo vetëm se pse këto kërkohen nga Aleanca NATO, por më me rëndësi,
është fakti se qytetarët e këtyre vendeve meritojnë standarde të tilla”, është
shprehur ish-Kryediplomati amerikan Colin Powell në Trina, në maj të viti
2003. Powell ka thenë 18-vjetë më parë
në Tiranë se “Karta riafirmon premtimet e bëra nga të tre vendet, se do të
"të vazhdojnë forcimin e institucioneve të tyre demokratike dhe të
luftohet korrupsioni që qëndron midis popujve të rajonit dhe ëndërrave të tyre
për një jetë më të mirë”, ka thekësuar Powell, pothuaj dy dekada më parë në
qendër të Tiranës.
Eh, sikur Tirana
zyrtare të mbante premtimet që u ka bërë gjatë viteve e deri më sot, aleatëve
të saj perëndimorë -- përshfir ish-Sekretarin e Shtetit të ndjerin Colin Powell
-- për të luftuar korrupsionin, për të bërë reformën në drejtësi, për zgjedhje
të lira e të drejta, e të tjera premtime boshe, standarde këto të denja dhe të
nevojshme të një vendi anëtar të NATO-s, për të arritur nivelet e standardeve
perendimore për drejtësi dhe dinjitet njeërzor, për të gjithë shqiptarët pa
dallim. Si mos të ndjehej i zhgënjyer i ndjeri Powell, në këtë ditë të kalimit
të tij në amëshim, – ashtu siç ndjehen
edhe zyrtarë të tjerë amerikanë – nga
premtimet e boshe të pa realizuara të klasës politike shqiptare, të këtyre tre dekadave
të kaluara – për një jetë më të denjë dhe më të mirë për shqiptarët, bazuar në
vlerat dhe standardet perëndimore.
Me keqardhje të
thellë personale, më duhet të them se shpresa e të ndjerit Colin Powell se
fryma e Kartës së Adriatikut e nënshkruar prej tij në Tiranë në maj të vitit
2003, (madje as antarësimi i Shqipërisë në NATO më 2009), nuk kanë sjellur, as zgjedhje të lira, as
reformat e kërkuara në drejtësi, e si rrjedhim as integrimin e plotë të
Shqipërisë në institucionet Euro-Atlantike, ashtu që sipas dëshirës së
Powell-it, Shqipëria, “të realizonte potencialin e saj dhe të përfundonte
udhëtimin e historik për tu këthyer më në fund në zemër të Evropës”, ka
përfunduar fjalimin e tij, Colin Powell në Tiranë në maj të vitit 2003, aty ku,
historikisht, e ka vendin Shqipëria.
Presidentët
amerikanë, Joe Biden, Jimmy Carter, Xhorxh W. Bush, Bill Clinton dhe Barak
Obama e cilësuan Colin Powellin si “Një hero të vërtetë Amerikan” dhe kujtuan
integritetin dhe ndershmërinë e tij si dhe miqësinë personale që kanë pasur me
të. Presidenti aktual Biden tha se “mbi
të gjitha Colin-in e kisha mik” dhe ai ishte një “patriot që s’e kishte
shoqin…plot në dinjitet dhe ndershmëri”.
Ndërsa Presidenti
Xhorxh W Bush than ë reagimin e tij se Colin Powell ishte, “ jashtzakonisht
shumë i respektuar në Amerikë dhe anë e mbanë botës. Por mbi të gjitha,
Colin-in ishte famijar i devotshëm dhe mik imi.”
Presidenti Jimmy
Carter tha se, “Guximi dhe integriteti i tij do jenë frymëzim për brezat e
ardhëshëm.”
“Bota ka humbur
njërin prej udhëheqësve më të mëdhej që kemi njohur. I pari afrikano-amerikan
Shef i Shtatmadhorisë së Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara,
afrikano-amerikani i parë Sekretar Shteti, një burrë i respektuar anë e mbanë
botës”, ishte reagimi i Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Z. Lloyd Austin III,
me të dëgjuar për vdekjen e Gjeneralit me katër yje, Colin Powell.
Presidenti, Xhorxh
Bush i vjetër, Dr. Sali Berisha me Colin Powell
Me Presidentin e
Shqipërisë, Z, Alfred Moisiu (Albert Lulushi në mes)
Sekretari i
Shtetit Colin Powell me Ministrin e Jashtëm të asaj kohe, Z. Ilir Meta, duke u
përshëndetur me qytetarë të Tiranës, 2 Maj, 2003 [Photo courtesy of U.S.
Embassy Tirana]
Presidenti i
Shqipërisë, Rexhep Meidani me Sekretarin Amerikan të Shtetit-Washington, 25
shkurt, 2002 –për bisedime mbi marrëdhëniet dy-palëshe SHBA-Shqipëri -- AFP
PHOTO/ Stephen JAFFE (Photo credit should read STEPHEN JAFFE/AFP via Getty
Images)