Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Ç'bën Edi Rama në West Point?
E enjte, 23.09.2021, 07:47 PM
Ç’BËN KRYEMINISTRI I
SHQIPËRISË EDI RAMA NË AKADEMINË USHTARAKE AMERIKANE, “WEST POINT”?
Nga
Frank Shkreli
Misioni i
Akademisë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara në West Point është, “për të
edukuar, trajnuar dhe për të frmyëzuar Korpuset e Kadetëve, ashtuqë secili
kadet i diplomuar që del prej aty është një lider, udhëheqës me karakter, i
betuar ndaj vlerave: Detyrë, Nder, Atdhe dhe të gatëshëm për një karrierë të
shkëlqyeshme profesionale në shërbim të Kombit, si oficerë të Ushtrisë së
Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”
The U.S. Military
Academy at West Point's mission is "to educate, train, and inspire the
Corps of Cadets so that each graduate is a commissioned leader of character
committed to the values of Duty, Honor, Country and prepared for a career of
professional excellence and service to the Nation as an officer in the United
States Army”.
Zakonisht,
Akademia Ushtarake në West Point, vizitohet nga Presidentë të Shteteve të
Bashkuara – por jo për qëllime politike dhe partiake – pasi ushtria amerikane
është mbi kësisoj lojrash të flliqta të politikës së brendshme ose të jashtme
dhe përpiqet që kurrë të mos bie pre e manipuluesve që përpiqen ta përdorin
ushtrinë për qëllimet e tyre të shëmtuara, personale dhe të përkohëshme
politike. Ka edhe të tjerë udhëheqës,
sidomos ushtarakë amerikanë që vizitojnë dhe mbajnë fjalime me rastin e
diplomimit të kadetëve, siç ishte rasti këtë vit, kur atyre u foli Sekretari
aktual i Mbrojtjes, Z. Lloyd J. Austin III, pikërisht për të frymëzuar kadetët
e rinjë të sapo diplomuar amerikanë, në detyrën e tyre të re, në shërbim të
Atdheut, me nder dhe karakter.
Në West Point ka
edhe një numër të kufizuar – rreth 20 gjithsejt -- kadetësh nga vende të huaja,
aleate të Amerikës. Shyqyr që Kryeministri Rama zbuloi më në fund se aty ka dhe
ka pasur shqiptarë nga Shqipëria dhe nga Kosova, të betuar ndaj vlerave:
“Detyrë, Nder, Atdhe”. Frank Shkreli/ Historike: Kadetët shqiptarë nga Kosova pranohen në Akademinë Ushtarake Amerikane, West Point
| Gazeta Telegraf
Kadetët amerikanë
të West Pointit, por edhe ata pak që janë nga vende të huaja, përzgjidhen nga
ndër më të mirët e të mirëve, ndër më të përgatiturit nga pikëpamja akademike,
por edhe për nga karakteri e nderi për përgjegjësit që ata marrin mbi vete, si
oficera të Forcave të Armatisura të Shteteve të Bashskuara, ruajtës të lirive
tona, mbrotjës të trashëgimisë tonë demokratike, por edhe si çlirimtarë dhe
paqëruajtës në botë.
Duke marrë
parasysh historinë që e dallon dhe reputacionin që gëzon, jo vetëm në Amerikë
por edhe anë e mbanë botës Akademia Ushtarake Amerikane në West Point, më të
thënë të drejtën u habita dhe u shqetësova, si shtetas i këtij vendi ku besojmë
se ushtria dhe politika nuk përzihen, por edhe si një shqiptaro-amerikan që
beson në disa vlera universale që gjatë dekadave janë mbrojtur, pikërisht, nga
udhëheqës ushtarakë amerikanë që kanë diplomuar në West Point, e që i ka njohur
bota. Janë të shumtë ata heronjë
amerikanë që janë diplomuar në West Point e të cilët e kanë dalluar veten gjatë
historisë në luftërat e këtij vendi, duke filluar me Luftën e Parë Botërore dhe
më vonë në Luftën e Dytë Botërore dhe në qendresën kundër komunizmit
ndërkombëtar gjatë luftës së ftohtë -- udhëheqës ushtarakë me famë botërore,
siç ishin gjeneralët Eisenhower, Mac Arthur, Arnold, Clark, Patton, Stillwell,
Wainwright, dhe të tjerë më vonë gjatë luftës në Vietnam e deri në kohët
moderne siç është lufta në Kosovë, kur forcat e aleancës së NATO-s të
udhëhequra nga Gjenerali Wesley Clark – edhe ky i diplomuar në Akademinë
Ushtarake West Point — sulmuan forcat terrroriste ushtarake dhe policore të
Serbisë që për vite po kryenin një gjenocid të vërtetë kundër shqiptarëve të
Kosovës — të pa-parë në Europë ç’prej Luftës së Dytë Botërore.
Për mua misioni
dhe tradita e Akademisë Ushtarake në West Point – pasi edhe tani jetoj afër
saj, si të thuash e kam në mahallë – dhe kjo është arsyeja që u çudita kur
lexova për vizitën e Kryeministrit Rama – një vizitë që mu duk si e orkestruar
aq mirë për qëllime propagandistike, pasi përmbajtje tjerë nuk kishte. Edhe
arsyeja zyrtare që u dha për atë vizitë -- nënshkrimi për binjakizimin e dy
akademive ushtarake -- mund të bëhej shumë lehtë dhe duhej të bëhej midis
Kryetarit të Akademisë Amerikane dhe Përfaqësuesit më të lartë të Forcave të
Armatosura të Shqipërisë dhe jo duke sjelliur nga Tirana Kryeminsitrin për të
ndërfut politikën e flliqt e konfliktuese të klasës politike shqiptare. Ky nuk duhej të ishte protokolli me këtë rast, por dikush e bëri këtë me
qëllim për të ngritur personalitetin e Kryeminsitrit shqiptar para një audience
që siç duket nuk kishte haber se kush është Edi Rama, veçse Kryeministër i
Shqipërisë. Fatkeqësisht, kjo nuk është
mënyra për të promovuar lidhjet e ngushta midis Kombit amerikan dhe Kombit
shqiptar – popull me popull për të cilat kemi punuar me dekada – duke promovuar
individë dhe politika të momentit për qëllime që ende mbeten të paqarta, siç
janë të paqarta edhe se kush janë personat dhe qarqet që po veprojnë në këtë
mënyrë. Shumë vija të kuqe diplomatike po shkelen dhe askush nuk shqetësohet!
Mendimet dhe
qëndrimet e mia për këtë klasë të dështuar politike shqiptare të këtyre
30-vietev janë të njohuar mirë. Në këtë klasë të dështuar politike shqiptare –
të gjitha të ashtuqajtura parti politike, pozitë dhe “opozitë” -- bën pjesë
edhe Kryeministri aktual i Shqipërisë, i cili vizitoi këtë javë një prej
insitucioneve më të shënjta amerikane, Akademinë Ushtarake West Point. As Z. Rama nuk dallon shumë nga të tjerët
politikanë shqiptarë, por për të së vërtetës ai i shpreh ndjenjat e tija dhe si
i tillë ai mund të jetë edhe më i sinqert megjithëse nganjëherë hipokrit,
bazuar në vet deklarata e tija, sot komunist, nesër demokrat e pasnesër
mbështetës dhe mik me udhëheqsit më autoritarë të globit.
Nuk besoj se
ambasada amerikane do të ketë dërguar ndonjë shkresë konfidenciale Akademisë
West Point për t’i treguar se kush është Edi Rama si dhe për qëndrimet dhe
vlerat që ai ka mbrojtur gjatë viteve por edhe kohët e fundit – vlera që nuk
përputhen aspak me vlerat e Akademisë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara,
udhëheqësve dhe as të kadetëve të saj – vlerat dhe qendrimet e tija karshi
Perendimit, qeverisjes autoritare, shkeljes së demokracisë dhe lirisë së
medias, e tjera, veçanërisht qëndrimit të tij ndaj ish-regjimit komunist në
Shqipëri dhe të “mirave të atij sistemi”, për të cilat janë pronocuar edhe
bashkpuntorë të tij. Ai e dinin eprorët
e Akademisë Amerikane se ishte një kohë që Edi Rama si Kryetar i Bashkisë së
Tiranës, flakte me përbuzje Flamurin amerikan nga tavolina? A e dinin zyrtarët
e lartë të Akademisë në West Point se Kryeministri Rama kërcënonte Perëndimin,
pra Amerikën dhe Evropën, se Shqipëria kishte alternativa tjera përveç
Perendimit, nëqoftse ata nuk silleshin ndaj tij ashtu siç preferonte ai -- me
insinuatën se shtete autokrate si Turqia, Rusia, Kina e Serbia ishin gati të
pranonjnë Shqipërinë në rrethin e tyre anti-demokratik e autoritar? A ishin të informuar zyrtarët e lartë
amerikanë se jo më larg se këtë vit, Edi Rama, “antikomunisti” i viti 1990,
tani Kryeministri Socialist (pasardhëse e Partisë Komuniste të Shqipërisë),
para një viti ka deklaruar se ishte krenar me babain e tij komunist dhe se
“komunizmi ishte në anën e duhur të historisë. Kryeministri Edi Rama ka deklarua se komunistët dhe
komunizmi kanë qenë në anën e
duhur të historisë!? | Gazeta Telegraf
A e dinin
udhëheqsit e lartë ushtarakë amerikanë para të finalizohej vizita e KM shqiptar
në West Point, se Shqipëria, megjithëse vend anëtar i NATO-s dhe aspirant për
tu antarësuar në Bashimin Evropian, -- ndryshe nga të gjitha vendet e tjera
ish-komumiste, tani antare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, Shqipëria me në
krye Edi Ramën refuzon të distancohet nga e kaluara e tmershme komuniste në
vendin e tij, madje edhe pas 30-vjet tranzicion, Shqipëria ende nuk ka dënuar,
zyrtarisht, krimet e komunizmit dhe refuzon të Frank Shkreli: Dy pyetje dhe një thirrje për Parlamentin e
ri në Tiranë dhe për diplomatët perëndimorë atje… | Gazeta Telegraf –
dhe refuzon të
bashkpunojë me
Komisionin Ndërkombëtar për Zhdukur ICMP për të zbukluar se ku janë hedhur
eshtrat e viktimave të komunizmit në Shqipëri.Personat e
Frank Shkreli: Të zhdukurit e periudhës komuniste në
Shqipëri kërkojnë drejtësi! | Gazeta Telegraf
A është ky një
udhëheqës i cili frymëzon kadetët e Akademisë Ushtarake Amerikane në West Point
dhe të cilëve siç duket iu imponua vizita pa ditur se kush po vinte. A po cilido qoftë nga politikanët shqiptarë
të cilësdo parti, nuk miratojnë një trajtim të tillë, siç ishte ai i vizitës së
Kryeministrit Rama në West Point. Për tu ftuar, sidomos në West Point, një
udhëheqës i lartë i huaj, duhet të pakën të tregohet vullnet mirë ndaj disa
prej vlerave që përfaëqson Akademia Amerikane West Point dhe kadetët e saj. Asnjë udhëheqës shqiptar -- pozitë ose
opozitë -- nuk ndajnë vlerat e Akademisë West Point as vlerat amerikane dhe si
të tillë nuk meritojnë një vizitë të tillë dhe një trajtim të tillë në një vend
të shenjtë të heronjve amerikanë. Se po të ishte ashtu, Shqipëria do ishte
ndryshe sot, jo vendi më i korruptuar në Evropë me një sistem të ashtuquajtur
“demokratik”, jo funksional, një vend nga i cili për arsye të sjelljeve
konfliktuale të politikanëve vendas, po zbrazet nga më të mirët e tij. Hipokrizia ka arritur kulmin dhe shumë vija
të kuqe po shkelen! Vizita ishte një fyerje e pa fytyrë ndaj bijve dhe bijave
më të mirë të Kombit Amerikan dhe të vlerave për të cilat ata jetonin dhe
luftonin. Ja edhe një tjetër akt po vihet në shtyllën e turpit.
Something is not
right with this picture!
Diçka nuk është në
rregull me këtë fotografi – një akt arrogant dhe intimidues!
Niko Peleshi,
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë në rolin e turistit mbi Manhattan duke parë
pikat kyçe tursitike, në kurrizë të taksapaguesve amerikanë. “Ditë e shkëlqyer e festimit të 20-vjetorit
të programit të partneritetit Shtetëror me New Jeresey”, thuhet në portalin e
ambasadës amerikane në Tiranë.