Sabile Basha: Gruaja shqiptare në dritën e historisë dhe vlerësimi i të huajve për të
Është një e vërtetë e pakundërshtueshme se gruaja shqiptare ka zënë një vend të rëndësishëm në historinë kombëtare të popullit tonë, duke filluar nga periudha ilire dhe duke vazhduar përmes shekujve. Jo vetëm autorët shqiptarë, por edhe shumë shkrimtarë të huaj kanë shkruar për të, duke e përshkruar si një nga gratë më të guximshme dhe më besnike në Ballkan...


























