Speciale
Themi J. Tushe: Beteja e Pirgut të Myzeqesë e vitit 1457
E diele, 04.05.2025, 06:58 PM
Beteja e Pirgut të Myzeqesë e vitit 1457
Nga
Themi J. Tushe
Nuk
po themi miliona, apo mijëra, por edhe qindra vjetë më parë, Myzeqeja nuk ka
patur kurrë këtë reliev, formë dhe pamje gjeografike siç është sot, por edhe në
një të ardhme, ajo nuk do te jetë përsëri e tillë si tani. Ligjet dhe forcat
madhore të natyrës kanë bërë gjithmonë punën e tyre, ato kanë ndryshuar jo
vetëm vijën bregdetare, duke marë e lënë
sipërfaqe të mëdha tokash, por edhe drejtimin e rrjedhjes së lumenjve të
saj Shkumbin. Seman e Vjosë, të cilën në
shekullit e 3-të e çvendosi edhe nga
portat e qytetit të Apollonisë së famëshme. Vetëm në këto tre dekadat e fundit,
deti në mënyrë të heshtur ka bërë disa lëvizje e spostime të paimagjinueshme në
këtë krahinë, ku në plazhin e Semanit ai ka hyrë brenda tokës me kilometra të
tëra, ndërsa në atë të Divjakës ai është larguar shumë nga brigjet e tij të
mëparëshme.
Duke
ju referuar dokumentave historike të Lashtësisë, si dhe atyre të Mesjetës, ato
na tregojnë qartë, se edhe në kohëra tepër të largëta, Myzeqeja ka qenë
vazhdimisht vendi i ndryshimeve e bukurive përrallore pafund me lumenj, gadishuj,
limane, këneta, godulla, porte dhe qytete famoze antike si Apollonia, Ardenica,
Adria, Arnisa, Daulia, Dimali, Portëza, Mbyeti, Margëlliçi, Karbunara e tjerë,
një pjesë e të cilave sot nuk ekzistojnë më.
Po
kështu edhe në grykën e lumenjëve të saj dikur të lundrueshëm, dy prej të cilëve (Vjosa dhe
Semani) atëherë rridhnin drejt veriut, pranë Apollonisë e Karbunarës për tu
derdhur në det, ajo veç të tjerash ka patur edhe tre qytete porte (Skela) mjaft
të dëgjuar për atë periudhë, gjurm?t e dy prej të cilëve kanë mbritur deri në
ditët tona.
Mbështetur
në këto të dh?na historike dhe
arkeologjike, por edhe në shkrime e tregime të ndryshme, që janë bërë shekuj më
parë nga historian, gjeograf, studiues e figura të njohura të botë së penës e të dijes, rezulton se këto qytete të vjetra
myzeqare ishin :
1-Pirgu
i Devollit, ose (i Karavastasë) Fier.
2-Spinarica,
në af?rsi të fshatit Topojë, Fier.
3-Sllanica, në grykën e lumit Vjosë, Fier, për të cilën sot nuk ekziston asnjë gjurmë.
Një
sërë dokumentash të vjetra hedhin dritë,
se qyteti port i Pirgut të Karavastasë, apo
Pirgu i Diavolos, në fshatin e sotëm Ndërnënas, buzë Adriatikut, mbi
lumin e Semanit (Apsus), ka qenë tepër i njohur gjatë asaj periudhe, jo vetëm
si skelë e fuqishme tregëtare, por edhe si një vend strategjik, dhe mjaft i
rëndësishëm për veprime të ndryshme
mbrojtëse ushtarake.
Qyteti
port i Pirgut, ka patur edhe kështjellën (kalanë) e tij të madhe e ndërtuar
ndoshta 800, apo 1000 vjet e ca më parë, nga familja e njohur princërore Matrënga
dhe myzeqarët gjatë viteve 1297-1370-të, për ta mbrojtur atë nga sulmet
ushtarake grabitqare të fuqive të ndryshme të pellgut të Adriatikut dhe atij të
Mesdheut, apo piratët e detit, që ishin të shpeshta gjatë atyre kohëve të
herëshme, me flotat dhe anijet e tyre detare.
Gjithashtu,
në këtë qytet ka qenë edhe një kullë e lartë vrojtuese, nga lartësitë e së
cilës, mund të vëzhgoje lehtësishtë në distanca të largëta, jo vetëm gjithë
bregun e detit e në thellësi të tij, por edhe përgjatë rrjedhës së lumit Seman
dhe përreth fushave të atyre anëve. Ajo ka patur një formë pesë këndore,
ndoshta kjo për të siguruar edhe një shikim sa më të gjerë prej dritareve të
saj, ashtu siç e donin kërkesat e objekteve të tilla fortifikuese ushtarake për
qëllime vëzhguese e mbrojtëse, të cilat shpesh ishin në përshtatje edhe me
llojët e armatimit që janë përdorur gjatë asaj periudhe prej luftëtarëve
myzeqar.
Për
këtë kullë flitet se pas një rrëzimi që
ka pësuar për shkaqe të panjohura, ajo është rimdërtuar përsëri më e fortë se
më parë nga familja princërore e Muzakajve, kur e kishte në pronësinë e vet,
duke mos ja ndryshuar funksionin e saj,
të qenurit vetëm për qëllime vrojtimi e zbulimi, në mbrojtje të këtij qyteti
portual tepër të rëndësishëm.
Legjenda,
gojëdhëna e tregime të shumta për Pirgun e lashtë, janë folur vazhdimisht nga
Popullin Myzeqar, ku thuhej se ky qytet ka patur edhe rrugë të bukura, dyqane,
treg të madh, hambare, depo, magazina, zyra tregtare, konsullore, ushtarake,
punishte zejtarie e farkëtimi, si dhe mjaft ndërtesa banimi për strehimin e
popullatës së vet.
Veç
këtyre, Pirgu kishte edhe disa kisha të tij (ndoshta tre, apo katër), në të
cilat kryenin lutjet dhe ritet e tyre fetare, marinarët, ushtarakët, shtetas të
huaj, diplomat, konsuj, por edhe populli i tij, ku njëra prej të cilave thuhej
se ka ekzistuar edhe shumë kohë më herët se të fillonte ndërtimi i këtij
qyteti.
Ky
qytet bregdetar, mjaft i përmendur dhe me histori trimërishë, mendohet se ka
lulëzuar nga viti 1000 deri më
1450-të, duke arritur të mbijetoj edhe
në kohërat e Mesjetês së Vonë, për të cilin ruhen ende disa dokumenta, që
vërtetojnë ekzistencën dhe kulturën tij në këtë periudhë.
Duke
parë se porti i Pirgut, qe i vendosur në grykëderdhjen e lumit Seman me ujëra
të lundrueshme, ai ishte tepër i
rëndësishëm, pasi i siguronte qytetit të
Beratit jo vetëm daljen në detin Adriatik, por edhe lidhjen me qytete të tjera
si Apolloninë, Buildingu, Orikumin, Vlorën, Durrësin, Korfuzin, Raguzën
(Dubrovnikun), Napolin, Venedikun e tjerë, me të cilët ai zhvillonte një
aktivitet mjaft të pasur tregtar.
Si
një qytet strategjik dhe me pasuri të shumëta, i zotruar fillimisht prej
familjes feudale të Matrëngëve, ai qe tepër i lakmuar nga të gjithë dhe për
pasojë, ky ka ndryshuar vazhdimisht pronarët e tij, vendas e të huaj, duke
kaluar edhe në pronësi të Muzakajve të Beratit, Topiajve të Durrêsit, Balshajve
të Shkodrës, Venedikut e tjerë.
Gjatë
pushtimit pesë shekullor turk, regjimi osman i ndryshoi edhe emrin Pirgut, duke
e quajtur Hasturkas(që do të thotë i pari i Turqisë) dhe e cilësoi atë si pronë
shtetërore e okupatorëve të Stambollit, që administrohej drejtohej e
kontrollohej vetëm prej Anadollit, xhandarmërisë dhe ushtrive të tij, të
dislokuara në këtë port, apo rreth tij.
Në
periudhën e lavdishme të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skëndërbeut, që
drejtoi shtetin tonë Arbërinë për 25 vjet me rradhë, atij ju kthye përsëri emri
i vet, ku shkëlqyen edhe më shumë fama dhe trimëritë e tij dhe të popullit
heroik myzeqar.
Duke
parë rëndësinë e madhe strategjike që kishte ky qytet nga ana ekonomike e
tregtare dhe sidomos nga ana ushtarake, ai mori një rol të ri dhe zhvillim të
gjithanshëm në këtë periudhë të mbushur
plot me luftra, beteja dhe fitore të mëdha historike.
Kështu
Populli Myzeqar, nxori nga gjiri i tij edhe mjaft luftëtar, duke i inkuadruara
ata në struktura të rregullta ushtarake
tokësore e detare, të cilat qëndronin vazhdimisht në gadishmëri për mbrojtjen e qytetit të
Pirgut nga çdo sulm i ushtrive osmane, që vinin shpesh për ta pushuar këtë port
dhe vënë nën sundimin e tyre.
Gojdhënat
flasin se lundrat(gjëmitë) e vogla e të
shpejta ushtarake të luftëtarëve myzeqar, u shtuan mjaft gjatë kësaj kohe dhe
ato qarkullonin e kontrollonin kudo përball portit, por edhe në det të hapur e
gjatë lumit Seman, duke patrulluar edhe për sigurimin e anijeve tregtare, që
hynin e dilnin në skelën e Pirgut, një
pjesë e të cilave shkonin edhe drejt qytetit të Beratit.
E
veçanta e ushtrisë së qytetit të Pirgut ishte, se ajo u ngrit prej Populli Myzeqar dhe financohej nga të
ardhurat e pasuritë tij, që edhe në ato kohëra kanë qenë mjaft të
konsiderueshme, sa një pjesë e madhe e tyre eksportohej edhe në vende e qytete
të tjera të pellgut të Adriatikut.
Kjo
ka ndodhur edhe për faktin, se Myzeqeja
duke qenë gjithmonë shesh lufte dhe fushë betejash, ku ushtritë osmane që vinin
nga deti, veriu apo edhe prej lindjes
për të pushtuar Kalanë e Beratit, ose dhe kur tërhiqeshin të mundura prej forcave tona, ato shpesh
sulmonin ashpër edhe popullsinë civile
të kësaj krahine, ku kanë bërë mjaft masakra, shkatërrime dhe grabitje të
pasurisë së saj.
Siç
dihet, gjatë muajit korrik të vitit
1455-së, në Berat u zhvillua një betejë
mjaft e ashpër midis 12 mijë luftëtarëve të Skëndërbeut, që drejtoheshin
nga kunati i tij, princi Karl Muzak
Topia dhe ushtrisë osmane e cila mbronte kalanë e këtij qyteti.
Kur
fitorja qe tepër e sigurt për forcat tona
dhe komandanti i garnizonit turk, premtoi se do
të dorzonte kështjellën, ai me pabesinë dhe dredhitë e tij që e karakterizonin, arriti ti
mashtroi drejtuesit ushtarak shqiptar,
duke u kërkuar atyre të prisnin disa ditë, që
ky veprim të kryhej në mënyrë paqsore dhe jo me anë të luftës.
Ndërkohë,
që forcat tona kishin humbur vigjilencën dhe gadishmërinë e tyre ushtarake, në
frontin e luftës, duke festar para kohe
e pa mbaruar beteja, një ushtri tjetër e madhe turke mbriti shpejt në Berat dhe
me një sulm të befasishëm ajo i goditi ashpër dhe i dëmtoi mjaft rëndë forcat tona, duke lënë mbi 5(pesë) mijë të vrarë dhe qindra të tjerë
të plagosur.
Nga
kjo betejë, ku humbjet tona qenë tepër
të rënda, ato e përkeqsuan mjaft jo vetëm gjëndjen e brendshme politike dhe
ekonomike në Shqipëri, por ato gjithashtu shkaktuan edhe një far lëkundje e pensimizmi në radhët
e fisnikëve e të princave shqiptar, që përjetuan këtë katastrofë tepër të
përgjakshme..
Dy
vjet më vonë, pa u mbyllur ende mirë plagët e kësaj beteje në Berat, Porta e
Lartë duke parë edhe situatën e rënduar që
po kalonte populli dhe ushtria shqiptare, mendoi se kishte ardhur koha
që të sulmonte përsëri dhe si objektiv të saj këtë radhë ajo caktoi qytetin
port të Pirgut, për ta vënë atë sa më parë nën sundimin e vet, pasi ai do të
ishte mjaft i rëndësishëm edhe për pushtime të tjera teritoresh.
Kështu,
aty nga mesi i muajit korrik të vitit 1457-të, një ushtri tjetër e madhe turke
sulmoi edhe portin e Pirgut në tre
drejtime kryesore, nga deti, Durrësi dhe ana
e Elbasanit, duke kujtuar se ky plan i tillë, do t’ju
siguronte osmanëve një fitore tepër të shpejt dhe pa shumë sakrifica e
humbje të mëdha.
Gojëdhënat
tregojnë, se i gjithë populli i Myzeqesë, që
nga Vilë Bishtova, Kuçova e deri në Nartë, u ngrit i tëri në kembë,
rrëmbeu armët dhe shkoi në drejtim të Pirgut, për të mbështetur luftëtarët e
tij dhe mbrojtur qytetin e tyre me çdo kusht, që në atë kohë kishte mjaft
rëndësi për të gjithë jetën e vendin tonë.
Luftëtarët
myzeqar të përforcuar edhe nga populli, me anijet e tyre të shpejta luftuan me
heroizëm të pashoq, jo vetëm brenda në det dhe ujrat e lumit Seman, por edhe
nëpër fushat përreth tij, gjatë tërë bregut të detit.
Thuhet
se lufta qe shumë e ashpër dhe vazhdoi
për disa ditë, ku armiku pësoi humbje të rënda dhe kur po bëhej gati që të kryente edhe tërheqjen e tij të
turpëshme nga fushë-beteja e në një gjendje të rraskapitur, duke lënë edhe
qindra e mijëra të vrarë, në luftë u futë menjëherë edhe Skëndërbeu me ushtrinë
e tij që erdhi nga Kruja, duke e shpartalluar plotsisht ushtrinë turke.
Flitet
se lundërtarët myzeqar, me varkat e
tyre të shpejta e të vogla, qenë shumë
të stërvitur e të përgatitur për të zhvilluar luftime të tilla nëpêr ujrat e
detit, apo të lumenjëve dhe tepër të
suksesshëm në veprimet e tyre luftarake për asgjësimin e forcave të armikut.
Të
mbushur plot me urrejtje të thellë ndaj
okupatorëve turq, si dhe për të marë
hakë ndaj tyre, për pasojat e rënda që na shkaktuan në betejën e
Beratit, ata brenda një kohe të shkurtër, me sulme të rrufeshme e të befasishme i shkaktuan armikut humbje të mëdha, duke
lënë me qindra e mijëra të vrarë, të plagosur dhe të kapur rob në këtë betejë.
Lajmi
i fitores së madhe kundêr ushtrisë turke
në betejën e Pirgut u përhap me shpejtësi, jo vetëm në të gjithë Shqipërinë, por edhe nëpër
mbretëritë fqinje të atëherëshme
europiane, si Raguzë, Venedik dhe sidomos te
aleatët tanë në Napoli, të cilët nxituan të dërgonin edhe urimet e tyre rreth
kêsaj ngjarje, që ishte tepër e hidhur dhe nuk po kapërdihej dot lehtë nga
osmanllinjtë e Stambollit.
Fitorja historike që u arritë në Pirg e konsolidoi
edhe më shumë, si mbrojtjen e këtij porti të rëndësishëm strategjik, ashtu dhe
atë të qytetit të Beratit e të Myzeqesë, duke nxitur kështu më tepër edhe prodhimin e brendshëm vendas dhe
shtimin e marrdhënjeve tregtare me botën
e jashtëme, të cilat sollën
zhvillime të reja ekonomike për popullin e kësaj treve e më gjerë.
Triumfi
i luftëtarëve myzeqar ndaj turqëve në qytetin e Pirgut, veç të tjerash ai
ngriti shumë lartë edhe moralin e shqiptarëve dhe të Ushtrisë së Skëndërbeut,
të cënuar nga disfata e Beratit, duke shënuar kështu edhe pikën e kthesës, me
fitore të tjera, që u shënuan më vonë kundër pushtuesve osman.
Edhe
kjo fitore e bujëshme e kësaj beteje, nuk qe fare e preferuar, për kalemxhinjtë
anadollak, egoistët krahinor dhe servilët e pushtetarëve dhe qeveritarëve tanë,
për të shkruar rreth saj qoftë edhe disa rreshta në librin e Historisë së
Shqip?risë, i cili i përketë të gjithë kombit tonë dhe jo vetëm ndonjë krahine,
që mundohet ta bëj atë pronë të vetën dhe për të lartësuar vetëm vlerat e saj.
Aty
nga vitet 1970-të, në fshatin Ndërnenas
të rrethit Fier, i njohur edhe me emrin turk (Hasturkas), me kërkesën
dhe ndihmën e popullit patriot të kësaj zone, nga disa arkeolog janë zbuluar
edhe rrënojat e këtij qyteti, sëbashku me gurët e kullës dhe të kishës së
vjetër të Pirgut, të cilat tani flasin vet më shumë me zërin e tyre, për
historinë dhe famën e këtij qyteti të lashtë. Duhen falenderuar mjaft edhe
myzeqarët tanë atdhetar, si dhe intelektualët libofsharak, që ja u ndaluan
turrën arkeologëve të Tiranës, dhe nuk i lejuan kurrë ata për ti cilësuar e
deklaruar edhe këto objekte të të parëve tanë, si kulturë greke, romake,
sllave(sërbo-bullgare), apo turke.
Kohët e fundit, mbi themelet të kësaj ndërtese kulti të lashtë, për të ruajtur vazhdimësinë, vlerat historike që mbartë dhe për nder të saj, është ndërtuar edhe një kishëz e vogël, që mbanë emrin e shenjtores Shën Marina.
Qëllimi
i këtij artikulli nuk është të bëj punën
e historianëve, apo të futem në
profesionin e bukur të tyre, sepse këtë detyrë funksionale, për të cil?n
ata paguhen, duhet ta bëjnë vet, por jo këta të vjetrit, që nuk dinë asnjë nga
gjuh?t e atyre kohëve si osmanisht, greqishten e vjetër kishtare, latinishten e
tjerë dhe e lanë në errësirë të gjithë historinë e lavdishme të Myzeqesë me
vlerat e saj të mëdha jashtë librit të historisë së Shqipërisë. Ky shkrim,
ashtu si dhe disa të tjerë për ngjarje të tilla
historike, u krye për tu treguar
myzeqarëve, Popullit Shqiptar dhe sidomos brezave tanë të ardhshëm
që do të vijnë më vonë, se këtu në
krahinën e tyre, në grykëderdhjen e lumit Seman dhe në buzë detit Adriatik,
dikur ka ekzistuar një qytet i bukur me kështjellë, kullë, kisha dhe port me
emrin Pirg, në të cilin është zhvilluar edhe një betejë e famëshme, ku
myzeqarët korrën një fitore tjetër të madhe historike kundër okupatorëve osman.
Themi J. Tushe
New York-Connecticut
April 28, 2025.