E merkure, 30.04.2025, 03:49 AM (GMT+1)

Speciale » Basha

Sabile Basha & Tefik Basha: Kosova – Vendi im që nuk falet, as nuk blihet

E premte, 21.03.2025, 04:59 PM


BREDHJE NË KUJTIMET E UDHËTIMEVE: KU, KUR, KAH...

KOSOVA: VENDI IM QË AS NUK FALET, AS NUK BLIHET

Nga Prof. Dr. Sabile Keçmezi- Basha & Prof. Dr. Tefik Basha

Si mund të heshtët zemra dhe të mbyllë faqet e këtij udhëtimi, pa thurur fjalë për atë që është burimi i çdo frymëzimi – Kosovën? Si mund të mos ndalemi dhe të mos përulemi përpara tokës që përmban të gjitha fillimet dhe përfundimet tona, ku rrënjët e jetës tonë janë ngulur thellë, duke u kapur pas shekujve si një pemë e fortë në stuhi?

Kosova, trualli që mban brenda dhembjen dhe krenarinë, është më shumë se një vend – është një kujtesë e pashlyeshme, një poezi e gdhendur në gurrat e saj të lashta, një këngë e kënduar nga brezat që mbartën mbi supe dashurinë dhe sakrificën. Në çdo grimcë të dheut të saj ndiejm fuqinë e kujtimeve, ku era e maleve dhe fushave sjell zërat e historisë dhe pëshpëritjet e një të ardhmeje plot shpresë.

Ajo është toka që na dha të gjitha – gjuhën që flet zemra jonë, kujtimet që ndriçojnë shpirtin ton, dhe vendin ku shpërthen përjetësisht dashuria për të parët tanë. Kosovën nuk e mbajnë vetëm kufijtë e saj, por edhe fryma që kalon nga brezi në brez, duke mbajtur ndezur pishtarin e pavdekësisë. Ajo është dielli që ndriçon jetët tona, hija që na jep strehë, dhe frymë që na përqafon kudo që jemi.

Kosova është toka ku filloi gjithçka, ku të parët tan ngritën themelet e jetës me sakrificë dhe përkushtim, dhe ku gjaku i tyre u bë bekim për këtë dhe të shenjtë. Në çdo pëllëmbë të saj pulson historia, nderi dhe krenaria, si një himn që nuk shuhet kurrë.

Këtu, në këtë truall të përgjakur e të shtrenjtë, ne pamë për herë të parë dritën e diellit, frymën e parë të lirisë dhe fillimin e udhëtimit tonë jetësor. Këtu fëmijët tanë bënë hapat e parë, duke mësuar për dashurinë e tokës dhe fuqinë e trashëgimisë. Dhe tani, në krahët e saj të butë, rriten nipërit tanë, me zemra që mbajnë në vete kujtimet dhe shpresat e një populli të lashtë.

Kosova është më shumë se një vend; ajo është një premtim që përsëritet nga brezi në brez. Është një tokë që u mëson bijve të saj të jenë krenarë, të ruajnë historinë dhe të ndërtojnë të ardhmen me dashuri dhe përkushtim. Në zemrën e kësaj toke, frymon shpirti i popullit tim – një shpirt që nuk njeh humbje, që përkulet, por nuk thyhet, dhe që ngrihet gjithmonë drejt dritës.

Si të mos flasm për këtë truall, që s’është veç një vend, por një frymë që ngjall jetën, një premtim i shkruar në yjet e natës, një lutje që ngrihet si fluturim shqiponje drejt qiellit? Kosova është më shumë se një fjalë – ajo është ndjenja që gjallon në çdo rrahje zemre, poema jonë që s’ka mbarim, një melodi që këndohet mes heshtjes dhe kohës.

Ajo është guri i themelit të shpirtit tonë, një dritë që nuk shuhet kurrë, një diell që lind në zemër dhe ndriçon çdo ditë të jetës. Në çdo hap që marrim larg saj, ajo na udhëheq si një busull që gjithnjë gjen veriun, si një portë që na pret me krahë të hapur, si një ëndërr që nuk largohet kurrë nga mendimet tona.

Kosova është shpirti i përjetësisë, kënga që mbetet e pashuar në gjuhën e të parëve, një shenjë që lidhet me të gjitha fillimet dhe përfundimet. Në çdo udhëtim, ajo është udhërrëfyesja jonë, ajo melodi e brishtë dhe e pavdekshme që na thërret të kthehemi, gjithnjë e gjithnjë, te vetja, te shtëpia jonë e përjetshme.

Kudo që shkuam, çdo peizazh që pamë, çdo horizont që prekëm, sërish ndjenim forcën e pashmangshme të një magneti të fshehtë – Kosovën që na thërriste të ktheheshim tek ajo. Ajo ishte qendra jonë, zemra e botës sonë, trualli ku fillon dhe përfundon gjithçka, aty ku shpirti gjen paqen dhe vetë kuptimin e tij.

Oh, sa net të gjata kemi kaluar pa gjumë, të mbështjellë nga malli që lëshonte rrënjë thellë në zemër, malli për këtë tokë të bekuar, që era e saj na përshëndeste nga larg me aromën e historisë dhe dashurisë. Çdo pëshpëritje, çdo kujtim na kthente në krahët e saj, aty ku çdo hap është bekim, dhe çdo frymëmarrje është një falënderim për të qenë pjesë e saj.

Kosova na thërret gjithmonë, si një nënë që hap krahët për fëmijët e saj, si një strehë që nuk shuhet kurrë në zemër. Ajo është magneti i shpirtit tonë, forca e fshehtë që na lidh me të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen, me çdo gur, me çdo mal dhe me çdo përrua që këndon këngën e saj të përjetësisë.

Tefik Basha & Sabile Keçmezi- Basha, Prishtinë, 2024

Në çdo udhëtim, përtej kufijve të njohur, sa herë që hapat na çonin në tokë të huaj, dhjetë ditë ishin mjaftueshëm. Pas tyre, si një jehonë e largët, malli na pushtonte zemrat dhe shpirti fillonte të na thërriste drejt shtëpisë.

Kudo që shkonim, bukuritë e botës nuk mjaftonin për të zbehur atë ndjesi që ngjante me një mall të lashtë – një thirrje e heshtur për t’u kthyer te vendi ynë, aty ku çdo grimcë dheu mbartte kujtimet tona, aty ku frymonte historia jonë.

Dhjetë ditë ishin si një prag, një urë midis eksplorimit dhe nostalgjisë. E pastaj, ajo urë gjithmonë na kthente në drejtimin e vetëm të mundshëm – atje ku fillonte dhe përfundonte çdo rrugëtim, te toka jonë e shenjtë, te Kosova që na priste si një nënë me krahët hapur dhe zemrën plot ngrohtësi.

Shpesh, në udhëtimet tona, ndaleshim e bisedonim, duke krahasuar Kosovën me botën përreth. “Kosova nuk ka det,” thoshim, “nuk ka fabrika të mëdha si vendet e tjera.” Por, më e reja ndër shtetet e botës mban brenda vetes një pasuri të pamatshme, një magji që nuk mund të matet me gjëra të dukshme.

Kosova ka diçka që na tërheq drejt saj, si një zemër që rreh për të gjithë. Është dashuria e saj e pafund, gjiri që na mbështjell me ngrohtësi dhe përkujdesje. Ajo ka një zemër të madhe, të hapur për të gjithë bijtë e saj dhe për ata që kërkojnë paqe dhe ndjenjë përkatësie.

E mbi të gjitha, Kosova ka lirinë, atë dhuratë të çmuar që ky popull i mrekullueshëm e ëndërroi për kaq gjatë. Liria është fryma e saj, drita që ndriçon çdo rrugë, çdo shtëpi, dhe çdo zemër që rreh për të. Me dashuri dhe përkushtim, ajo liri ruhet si një thesar i shenjtë, si një flamur që valëvitet në qiellin e pafund të shpresës.

Vetëm në Kosovë ndihem e sigurt, si në një përqafim të ngrohtë që shuan çdo shqetësim. Ajo që më mundonte në vendet e tjera, këtu zhduket si një mjegull që shpërbëhet nga rrezet e diellit. Kosova nuk është thjesht një vend, ajo është një ndjenjë – një nënë që të do me gjithë shpirt, që të mbron nga furtunat e kohës dhe të ruan si një thesar të çmuar.

Nuk mund ta imagjinoj jetën larg saj, larg kodrave të saj, zërave të njerëzve të saj, dhe qiellit që shtrihet si një mbulesë mbi të gjitha. Kosova është më shumë se një atdhe – ajo është fryma ime, gjaku që rrjedh nëpër damarë. Është oksigjeni që mbush çdo qelizë të qenies sime, burimi i çdo frymëmarrjeje dhe çdo ëndrre.

Pa Kosovën, jeta ime do të ishte si një pemë pa rrënjë, e lëkundur në erërat e botës. Ajo është vetë jeta jonë, thelbi i ekzistencës sonë, dhe çdo hap që hedh, çdo dëshirë që përqafoj, gjen kuptim vetëm në krahët e saj. Kosova është historia ime dhe premtimi i së ardhmes, një poezi e gjallë që thur shpirtin tim me dashuri dhe përjetësi.

Është një ndjenjë e çuditshme dhe misterioze ajo që të kaplon kur përpiqesh të shkruash për gjërat që i do më shumë. Sa herë që marr lapsin në dorë, më duket sikur fjalët që derdh mbi letër janë të zbehta, të pamjaftueshme për të shprehur thellësinë e ndjenjave të mia. Për Kosovën, për këtë copë qielli të tokës, dua të gjej fjalët më të bukura, ato që shkëlqejnë si perlat në detin e pafund të gjuhës.

Dua që në çdo fjali të pasqyroj madhështinë e saj, ta tregoj ashtu siç është – një thesar i fshehur mes maleve, një forcë që rreh si zemra e një populli të lashtë. Kosova është e bukur, jo vetëm në pamjen e saj, por në shpirtin që bart. Është e madhe dhe madhështore, një vend ku koha gërshetohet me përjetësinë, ku historia shkruhet në çdo gur dhe në çdo përrua.

Ajo është hyjnore, një poezi e gdhendur nga dora e Zotit. Në mendjen time, Kosova shfaqet si një nuse me duvak, e mbuluar me vellon e bardhë të dashurisë dhe krenarisë. Ajo ecën me dinjitet dhe hir, duke ruajtur brenda vetes thellësinë e vuajtjeve dhe shkëlqimin e triumfeve. Asnjë fjalë nuk duket e denjë për ta përshkruar, asnjë shkrim nuk mund të mbulojë plotësisht hijeshinë e saj. Por zemra ime, edhe në pamundësinë e saj për ta thënë të gjitha, vazhdon të përpiqet, sepse Kosova meriton çdo përpjekje, çdo fjalë, çdo dashuri.

Kosova ime, truall i shenjtë, ku historia flet me gjuhën e dhembjes dhe shpirtit të pamposhtur. Ajo ka jetuar një jetë të vështirë, të mbushur me stuhi dhe plagë, një jetë të rënduar nga hijet e luftës dhe rrjedha e gjakut që shkroi kufijtë e saj. Çdo hap mbi këtë tokë ka qenë një betejë, çdo frymë një sfidë ndaj kohëve të errëta.

Ajo ka parë terrin e historisë, ku padrejtësitë rëndonin si një qiell i trazuar mbi kokën e saj, por kurrë nuk u përkul. Kosova qëndroi, e fortë si një lis i lashtë, rrënjët e të cilit ishin ngulitur thellë në dheun e përgjakur, duke sfiduar erërat dhe kohët. Me çdo plagë, ajo u bë më e fortë; me çdo dhembje, ajo u ngjit më lart, si një mal që prek qiellin.

Kosova është një këngë e rezistencës, një himn i shkruar në gurë dhe lumenj. Ajo është prova se edhe mes errësirës më të thellë, një dritë e vogël mund të shpërthejë dhe të ndriçojë gjithçka. Kosova ime, lis i pavdekshëm, fryma e saj do të valëvitet përjetësisht, duke dëshmuar se guximi dhe dashuria për këtë tokë janë të pamposhtura.

Në kohët e zymta, kur hijet e luftërave të zeza mbulonin horizontin dhe shpresat dukeshin si yje të fikur, Kosova nuk u përkul asnjëherë. Ajo qëndroi e patundur, si një shkëmb mes dallgëve të egra, me zemrën plot guxim dhe me një shpirt që kurrë nuk pranon dorëzimin.

Sabile Keçmezi-Basha& Tefik Basha, Gërmi 2019

Nga plagët e saj, të thella dhe të përgjakshme, buron krenaria e një populli që di të qëndrojë i ngritur. Çdo dhembje që ajo përjetoi u kthye në forcë, çdo vuajtje u bë shtyllë që mban gjallë frymën e saj. Kosova, me shpirtin e saj të pamposhtur, ngrihet mbi gjithçka, duke dëshmuar se as errësira më e thellë nuk mund të shuajë dritën që rreh në zemrën e saj.

Ajo është një testament i pavdekshëm i rezistencës, një frymëzim që zgjohet nga dhembjet dhe triumfon mbi to. Kosova është e përjetshme, si një këngë e lashtë që nuk hesht kurrë, si një pishtar që ndriçon edhe në natën më të errët.

Ajo është dëshmi e pavdekshme e rezistencës, një monument i gjallë që ngrihet mbi themelet e dhimbjes dhe krenarisë. Kosova ime, si një zemër që rreh pambarimisht, ka përballuar stuhitë e historisë – dhimbjen që shpon shpirtin, shkatërrimin që lë plagë të thella, dhe dhunën që përpiqej ta nënshtrojë. E megjithatë, ajo mbeti e palëkundur, si një flakë e përjetshme që nuk shuhet kurrë.

Kosova është kënga jonë e pavdekshme, një melodi që nuk hesht asnjëherë, e thurur me fije kujtimesh të së kaluarës, me ngjyrat e së tashmes dhe me dritën e shpresës për të ardhmen. Në çdo hap të saj, dëgjohet zëri i historisë sonë, rrëfimet e një populli që qëndroi i pathyer përballë çdo sfide.

Ajo është zemra jonë, që rreh me dashuri për këtë tokë, historia që na mban gjallë, dhe shpresa që ndriçon rrugët e së nesërmes. Kosova është pishtari ynë në errësirë, premtimi që na lidh me të shkuarën dhe udhërrëfyesja që na çon drejt një të ardhmeje të ndritur. Në çdo rrahje të saj, dëgjojmë jehonën e shpirtit tonë, të pashuar dhe të pavdekshëm.

Shpesh ndalem dhe pyes veten: pse e dua kaq shumë Kosovën? Pse kjo tokë, kjo erë, ky qiell më janë bërë kaq të domosdoshëm sa nuk mund të jetoj larg saj? Pa të, gjithçka do të ishte bosh; larg orbitës së saj, edhe ëndrrat duken të zbehta, të huaja, si hije që humbasin kuptimin.

Kosova është më shumë se një vend – ajo është gjaku që rrjedh në damarët e mi, është dashuria që përvëlon shpirtin tim. Ajo nuk falet, nuk harrohet, nuk zëvendësohet. Kosova është frymëmarrja ime, melodia e zemrës që nuk pushon kurrë.

Ajo është si një yll që më udhëheq edhe në errësirën më të thellë, një tokë e shenjtë që më përqafon edhe kur jam larg. Çdo gur, çdo mal, çdo përrua i saj është një pjesë e qenies sime. Dashuria për të nuk njeh kufij, nuk njeh kohë – ajo është përjetësia ime, amaneti im, thelbi i gjithçkaje që jam.

Kosova, kjo tokë e shenjtë, ka mbajtur mbi supe barrën e padrejtësive më të mëdha. E dogjën dhe e përvëluan, në zjarrin e luftërave të pamëshirshme. Shekuj me radhë, ia vunë saçin e robërisë, duke e rënduar me zinxhirët e padrejtësisë. Por kjo zonjë fisnike, kjo mbretëreshë e dhembjes dhe qëndresës, nuk u përkul kurrë.

Ajo i përballoi stuhitë e historisë dhe, si një feniks nga hiri, u ringjall me më shumë krenari. Balli i saj, dikur i plagosur, tani ndriçon nga oreoli i lirisë, një kurorë që shkëlqen si dëshmi e sakrificave të saj. Toka e saj e kuqe, e larë me gjakun e trimave, mori blerimin në krahët e shpresës dhe të ardhmërisë.

Kosova është e papërkulur, një monument i gjallë i guximit dhe rezistencës. Historia e saj nuk është shkruar me bojë, por me gjak, në gurët e lashtë dhe në zemrat e pasardhësve. Ajo qëndron, krenare dhe e pamposhtur, duke na kujtuar se liria dhe dinjiteti vijnë nga sakrifica dhe dashuria për atdheun.

Kudo që shkon, Kosova është vetë mrekullia – një tokë ku çdo hap zbulohet si një faqe e re e një libri magjik. Në këtë vend të bekuar, ka aq shumë për të parë, për të ndjerë, për të përjetuar.

Malet që prekin qiellin, fushat që shtrihen si qilim i gjelbër, dhe lumenjt që këndojnë këngët e lashta të historisë. Çdo qytet, çdo fshat, çdo guralec mban brenda vetes një tregim, një kujtim, një ndjenjë që mbetet përgjithmonë në zemër.

Kosova të dhuron gjithçka – bukuri që magjepsin syrin, përvoja që ngrohin shpirtin, dhe kujtimet që i merr me vete si thesare të çmuara. Ajo është një udhëtim pa fund, një muze i hapur nën qiellin e kaltër, ku çdo pëllëmbë toke flet me gjuhën e magjisë dhe dashurisë.

E shtrirë në zemër të Siujdhesës Ballkanike, Kosova është si një gur i çmuar në mozaikun e këtij rajoni të lashtë. Pa brigje deti që të prekin horizontin, por me një reliev që pikturon një tablo të larmishme, ajo shfaqet si një poezi e gdhendur në gurë, lumenj dhe male. Ky truall i begatë shtrihet në një sipërfaqe prej 10,905 kilometrash katrorë, duke mbartur brenda saj historinë, natyrën dhe shpirtin e një populli të patundur.

Vijat e saj kufitare prekin fqinjët që ndajnë me të fatin e Ballkanit: 352 kilometra që lidhen me Serbinë, 159 kilometra me Maqedoninë e Veriut, 112 kilometra me Shqipërinë, dhe 79 kilometra me Malin e Zi. Çdo kufi është si një prag që ruan kujtimet e së shkuarës dhe ndërlidh shpresat e së ardhmes.

Kosova, pa nevojën e një deti që të reflektojë dritën e saj, shkëlqen me malet që prekin qiellin dhe fushat që shtrihen si qilima të gjelbër. Ky vend, i vogël në hartë, është një botë më vete, ku çdo pëllëmbë dheu rrëfen një histori dhe çdo horizont ofron një ëndërr. Kosova është zemra e Ballkanit, e palëvizshme dhe gjithmonë e gjallë, duke bashkuar të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen në një simfoni të përjetshme.



(Vota: 22 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx