| E premte, 21.03.2025, 04:59 PM |
BREDHJE NË KUJTIMET E UDHËTIMEVE: KU, KUR, KAH...
KOSOVA:
VENDI IM QË AS NUK FALET, AS NUK BLIHET
Nga
Prof. Dr. Sabile Keçmezi- Basha &
Prof. Dr. Tefik Basha
Si
mund të heshtët zemra dhe të mbyllë faqet e këtij udhëtimi, pa thurur fjalë për
atë që është burimi i çdo frymëzimi – Kosovën? Si mund të mos ndalemi dhe të
mos përulemi përpara tokës që përmban të gjitha fillimet dhe përfundimet tona,
ku rrënjët e jetës tonë janë ngulur thellë, duke u kapur pas shekujve si një
pemë e fortë në stuhi?
Kosova,
trualli që mban brenda dhembjen dhe krenarinë, është më shumë se një vend –
është një kujtesë e pashlyeshme, një poezi e gdhendur në gurrat e saj të
lashta, një këngë e kënduar nga brezat që mbartën mbi supe dashurinë dhe
sakrificën. Në çdo grimcë të dheut të saj ndiejm fuqinë e kujtimeve, ku era e
maleve dhe fushave sjell zërat e historisë dhe pëshpëritjet e një të ardhmeje
plot shpresë.
Ajo
është toka që na dha të gjitha – gjuhën që flet zemra jonë, kujtimet që
ndriçojnë shpirtin ton, dhe vendin ku shpërthen përjetësisht dashuria për të
parët tanë. Kosovën nuk e mbajnë vetëm kufijtë e saj, por edhe fryma që kalon
nga brezi në brez, duke mbajtur ndezur pishtarin e pavdekësisë. Ajo është
dielli që ndriçon jetët tona, hija që na jep strehë, dhe frymë që na përqafon
kudo që jemi.
Kosova
është toka ku filloi gjithçka, ku të parët tan ngritën themelet e jetës me sakrificë
dhe përkushtim, dhe ku gjaku i tyre u bë bekim për këtë dhe të shenjtë. Në çdo
pëllëmbë të saj pulson historia, nderi dhe krenaria, si një himn që nuk shuhet
kurrë.
Këtu,
në këtë truall të përgjakur e të shtrenjtë, ne pamë për herë të parë dritën e diellit,
frymën e parë të lirisë dhe fillimin e udhëtimit tonë jetësor. Këtu fëmijët
tanë bënë hapat e parë, duke mësuar për dashurinë e tokës dhe fuqinë e
trashëgimisë. Dhe tani, në krahët e saj të butë, rriten nipërit tanë, me zemra
që mbajnë në vete kujtimet dhe shpresat e një populli të lashtë.
Kosova
është më shumë se një vend; ajo është një premtim që përsëritet nga brezi në
brez. Është një tokë që u mëson bijve të saj të jenë krenarë, të ruajnë
historinë dhe të ndërtojnë të ardhmen me dashuri dhe përkushtim. Në zemrën e
kësaj toke, frymon shpirti i popullit tim – një shpirt që nuk njeh humbje, që
përkulet, por nuk thyhet, dhe që ngrihet gjithmonë drejt dritës.
Si
të mos flasm për këtë truall, që s’është veç një vend, por një frymë që ngjall
jetën, një premtim i shkruar në yjet e natës, një lutje që ngrihet si fluturim
shqiponje drejt qiellit? Kosova është më shumë se një fjalë – ajo është ndjenja
që gjallon në çdo rrahje zemre, poema jonë që s’ka mbarim, një melodi që
këndohet mes heshtjes dhe kohës.
Ajo
është guri i themelit të shpirtit tonë, një dritë që nuk shuhet kurrë, një
diell që lind në zemër dhe ndriçon çdo ditë të jetës. Në çdo hap që marrim larg
saj, ajo na udhëheq si një busull që gjithnjë gjen veriun, si një portë që na
pret me krahë të hapur, si një ëndërr që nuk largohet kurrë nga mendimet tona.
Kosova
është shpirti i përjetësisë, kënga që mbetet e pashuar në gjuhën e të parëve,
një shenjë që lidhet me të gjitha fillimet dhe përfundimet. Në çdo udhëtim, ajo
është udhërrëfyesja jonë, ajo melodi e brishtë dhe e pavdekshme që na thërret
të kthehemi, gjithnjë e gjithnjë, te vetja, te shtëpia jonë e përjetshme.
Kudo
që shkuam, çdo peizazh që pamë, çdo horizont që prekëm, sërish ndjenim forcën e
pashmangshme të një magneti të fshehtë – Kosovën që na thërriste të ktheheshim
tek ajo. Ajo ishte qendra jonë, zemra e botës sonë, trualli ku fillon dhe
përfundon gjithçka, aty ku shpirti gjen paqen dhe vetë kuptimin e tij.
Oh,
sa net të gjata kemi kaluar pa gjumë, të mbështjellë nga malli që lëshonte
rrënjë thellë në zemër, malli për këtë tokë të bekuar, që era e saj na
përshëndeste nga larg me aromën e historisë dhe dashurisë. Çdo pëshpëritje, çdo
kujtim na kthente në krahët e saj, aty ku çdo hap është bekim, dhe çdo
frymëmarrje është një falënderim për të qenë pjesë e saj.
Kosova
na thërret gjithmonë, si një nënë që hap krahët për fëmijët e saj, si një
strehë që nuk shuhet kurrë në zemër. Ajo është magneti i shpirtit tonë, forca e
fshehtë që na lidh me të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen, me çdo gur, me
çdo mal dhe me çdo përrua që këndon këngën e saj të përjetësisë.
Tefik
Basha & Sabile Keçmezi- Basha, Prishtinë, 2024
Në
çdo udhëtim, përtej kufijve të njohur, sa herë që hapat na çonin në tokë të
huaj, dhjetë ditë ishin mjaftueshëm. Pas tyre, si një jehonë e largët, malli na
pushtonte zemrat dhe shpirti fillonte të na thërriste drejt shtëpisë.
Kudo
që shkonim, bukuritë e botës nuk mjaftonin për të zbehur atë ndjesi që ngjante
me një mall të lashtë – një thirrje e heshtur për t’u kthyer te vendi ynë, aty
ku çdo grimcë dheu mbartte kujtimet tona, aty ku frymonte historia jonë.
Dhjetë
ditë ishin si një prag, një urë midis eksplorimit dhe nostalgjisë. E pastaj,
ajo urë gjithmonë na kthente në drejtimin e vetëm të mundshëm – atje ku
fillonte dhe përfundonte çdo rrugëtim, te toka jonë e shenjtë, te Kosova që na
priste si një nënë me krahët hapur dhe zemrën plot ngrohtësi.
Shpesh,
në udhëtimet tona, ndaleshim e bisedonim, duke krahasuar Kosovën me botën
përreth. “Kosova nuk ka det,” thoshim, “nuk ka fabrika të mëdha si vendet e
tjera.” Por, më e reja ndër shtetet e botës mban brenda vetes një pasuri të pamatshme,
një magji që nuk mund të matet me gjëra të dukshme.
Kosova
ka diçka që na tërheq drejt saj, si një zemër që rreh për të gjithë. Është
dashuria e saj e pafund, gjiri që na mbështjell me ngrohtësi dhe përkujdesje.
Ajo ka një zemër të madhe, të hapur për të gjithë bijtë e saj dhe për ata që
kërkojnë paqe dhe ndjenjë përkatësie.
E
mbi të gjitha, Kosova ka lirinë, atë dhuratë të çmuar që ky popull i
mrekullueshëm e ëndërroi për kaq gjatë. Liria është fryma e saj, drita që
ndriçon çdo rrugë, çdo shtëpi, dhe çdo zemër që rreh për të. Me dashuri dhe
përkushtim, ajo liri ruhet si një thesar i shenjtë, si një flamur që valëvitet
në qiellin e pafund të shpresës.
Vetëm
në Kosovë ndihem e sigurt, si në një përqafim të ngrohtë që shuan çdo
shqetësim. Ajo që më mundonte në vendet e tjera, këtu zhduket si një mjegull që
shpërbëhet nga rrezet e diellit. Kosova nuk është thjesht një vend, ajo është
një ndjenjë – një nënë që të do me gjithë shpirt, që të mbron nga furtunat e
kohës dhe të ruan si një thesar të çmuar.
Nuk
mund ta imagjinoj jetën larg saj, larg kodrave të saj, zërave të njerëzve të
saj, dhe qiellit që shtrihet si një mbulesë mbi të gjitha. Kosova është më
shumë se një atdhe – ajo është fryma ime, gjaku që rrjedh nëpër damarë. Është
oksigjeni që mbush çdo qelizë të qenies sime, burimi i çdo frymëmarrjeje dhe
çdo ëndrre.
Pa
Kosovën, jeta ime do të ishte si një pemë pa rrënjë, e lëkundur në erërat e
botës. Ajo është vetë jeta jonë, thelbi i ekzistencës sonë, dhe çdo hap që
hedh, çdo dëshirë që përqafoj, gjen kuptim vetëm në krahët e saj. Kosova është
historia ime dhe premtimi i së ardhmes, një poezi e gjallë që thur shpirtin tim
me dashuri dhe përjetësi.
Është
një ndjenjë e çuditshme dhe misterioze ajo që të kaplon kur përpiqesh të
shkruash për gjërat që i do më shumë. Sa herë që marr lapsin në dorë, më duket
sikur fjalët që derdh mbi letër janë të zbehta, të pamjaftueshme për të
shprehur thellësinë e ndjenjave të mia. Për Kosovën, për këtë copë qielli të
tokës, dua të gjej fjalët më të bukura, ato që shkëlqejnë si perlat në detin e
pafund të gjuhës.
Dua
që në çdo fjali të pasqyroj madhështinë e saj, ta tregoj ashtu siç është – një
thesar i fshehur mes maleve, një forcë që rreh si zemra e një populli të
lashtë. Kosova është e bukur, jo vetëm në pamjen e saj, por në shpirtin që
bart. Është e madhe dhe madhështore, një vend ku koha gërshetohet me
përjetësinë, ku historia shkruhet në çdo gur dhe në çdo përrua.
Ajo
është hyjnore, një poezi e gdhendur nga dora e Zotit. Në mendjen time, Kosova
shfaqet si një nuse me duvak, e mbuluar me vellon e bardhë të dashurisë dhe
krenarisë. Ajo ecën me dinjitet dhe hir, duke ruajtur brenda vetes thellësinë e
vuajtjeve dhe shkëlqimin e triumfeve. Asnjë fjalë nuk duket e denjë për ta
përshkruar, asnjë shkrim nuk mund të mbulojë plotësisht hijeshinë e saj. Por
zemra ime, edhe në pamundësinë e saj për ta thënë të gjitha, vazhdon të
përpiqet, sepse Kosova meriton çdo përpjekje, çdo fjalë, çdo dashuri.
Kosova
ime, truall i shenjtë, ku historia flet me gjuhën e dhembjes dhe shpirtit të
pamposhtur. Ajo ka jetuar një jetë të vështirë, të mbushur me stuhi dhe plagë,
një jetë të rënduar nga hijet e luftës dhe rrjedha e gjakut që shkroi kufijtë e
saj. Çdo hap mbi këtë tokë ka qenë një betejë, çdo frymë një sfidë ndaj kohëve
të errëta.
Ajo
ka parë terrin e historisë, ku padrejtësitë rëndonin si një qiell i trazuar mbi
kokën e saj, por kurrë nuk u përkul. Kosova qëndroi, e fortë si një lis i
lashtë, rrënjët e të cilit ishin ngulitur thellë në dheun e përgjakur, duke
sfiduar erërat dhe kohët. Me çdo plagë, ajo u bë më e fortë; me çdo dhembje,
ajo u ngjit më lart, si një mal që prek qiellin.
Kosova
është një këngë e rezistencës, një himn i shkruar në gurë dhe lumenj. Ajo është
prova se edhe mes errësirës më të thellë, një dritë e vogël mund të shpërthejë
dhe të ndriçojë gjithçka. Kosova ime, lis i pavdekshëm, fryma e saj do të
valëvitet përjetësisht, duke dëshmuar se guximi dhe dashuria për këtë tokë janë
të pamposhtura.
Në
kohët e zymta, kur hijet e luftërave të zeza mbulonin horizontin dhe shpresat dukeshin
si yje të fikur, Kosova nuk u përkul asnjëherë. Ajo qëndroi e patundur, si një
shkëmb mes dallgëve të egra, me zemrën plot guxim dhe me një shpirt që kurrë
nuk pranon dorëzimin.
Sabile
Keçmezi-Basha& Tefik Basha, Gërmi 2019
Nga
plagët e saj, të thella dhe të përgjakshme, buron krenaria e një populli që di
të qëndrojë i ngritur. Çdo dhembje që ajo përjetoi u kthye në forcë, çdo
vuajtje u bë shtyllë që mban gjallë frymën e saj. Kosova, me shpirtin e saj të
pamposhtur, ngrihet mbi gjithçka, duke dëshmuar se as errësira më e thellë nuk
mund të shuajë dritën që rreh në zemrën e saj.
Ajo
është një testament i pavdekshëm i rezistencës, një frymëzim që zgjohet nga
dhembjet dhe triumfon mbi to. Kosova është e përjetshme, si një këngë e lashtë
që nuk hesht kurrë, si një pishtar që ndriçon edhe në natën më të errët.
Ajo
është dëshmi e pavdekshme e rezistencës, një monument i gjallë që ngrihet mbi
themelet e dhimbjes dhe krenarisë. Kosova ime, si një zemër që rreh
pambarimisht, ka përballuar stuhitë e historisë – dhimbjen që shpon shpirtin,
shkatërrimin që lë plagë të thella, dhe dhunën që përpiqej ta nënshtrojë. E
megjithatë, ajo mbeti e palëkundur, si një flakë e përjetshme që nuk shuhet
kurrë.
Kosova
është kënga jonë e pavdekshme, një melodi që nuk hesht asnjëherë, e thurur me
fije kujtimesh të së kaluarës, me ngjyrat e së tashmes dhe me dritën e shpresës
për të ardhmen. Në çdo hap të saj, dëgjohet zëri i historisë sonë, rrëfimet e
një populli që qëndroi i pathyer përballë çdo sfide.
Ajo
është zemra jonë, që rreh me dashuri për këtë tokë, historia që na mban gjallë,
dhe shpresa që ndriçon rrugët e së nesërmes. Kosova është pishtari ynë në
errësirë, premtimi që na lidh me të shkuarën dhe udhërrëfyesja që na çon drejt
një të ardhmeje të ndritur. Në çdo rrahje të saj, dëgjojmë jehonën e shpirtit
tonë, të pashuar dhe të pavdekshëm.
Shpesh
ndalem dhe pyes veten: pse e dua kaq shumë Kosovën? Pse kjo tokë, kjo erë, ky
qiell më janë bërë kaq të domosdoshëm sa nuk mund të jetoj larg saj? Pa të,
gjithçka do të ishte bosh; larg orbitës së saj, edhe ëndrrat duken të zbehta,
të huaja, si hije që humbasin kuptimin.
Kosova
është më shumë se një vend – ajo është gjaku që rrjedh në damarët e mi, është
dashuria që përvëlon shpirtin tim. Ajo nuk falet, nuk harrohet, nuk zëvendësohet.
Kosova është frymëmarrja ime, melodia e zemrës që nuk pushon kurrë.
Ajo
është si një yll që më udhëheq edhe në errësirën më të thellë, një tokë e
shenjtë që më përqafon edhe kur jam larg. Çdo gur, çdo mal, çdo përrua i saj
është një pjesë e qenies sime. Dashuria për të nuk njeh kufij, nuk njeh kohë –
ajo është përjetësia ime, amaneti im, thelbi i gjithçkaje që jam.
Kosova,
kjo tokë e shenjtë, ka mbajtur mbi supe barrën e padrejtësive më të mëdha. E
dogjën dhe e përvëluan, në zjarrin e luftërave të pamëshirshme. Shekuj me
radhë, ia vunë saçin e robërisë, duke e rënduar me zinxhirët e padrejtësisë.
Por kjo zonjë fisnike, kjo mbretëreshë e dhembjes dhe qëndresës, nuk u përkul
kurrë.
Ajo
i përballoi stuhitë e historisë dhe, si një feniks nga hiri, u ringjall me më
shumë krenari. Balli i saj, dikur i plagosur, tani ndriçon nga oreoli i lirisë,
një kurorë që shkëlqen si dëshmi e sakrificave të saj. Toka e saj e kuqe, e
larë me gjakun e trimave, mori blerimin në krahët e shpresës dhe të ardhmërisë.
Kosova
është e papërkulur, një monument i gjallë i guximit dhe rezistencës. Historia e
saj nuk është shkruar me bojë, por me gjak, në gurët e lashtë dhe në zemrat e
pasardhësve. Ajo qëndron, krenare dhe e pamposhtur, duke na kujtuar se liria
dhe dinjiteti vijnë nga sakrifica dhe dashuria për atdheun.
Kudo
që shkon, Kosova është vetë mrekullia – një tokë ku çdo hap zbulohet si një
faqe e re e një libri magjik. Në këtë vend të bekuar, ka aq shumë për të parë,
për të ndjerë, për të përjetuar.
Malet
që prekin qiellin, fushat që shtrihen si qilim i gjelbër, dhe lumenjt që
këndojnë këngët e lashta të historisë. Çdo qytet, çdo fshat, çdo guralec mban
brenda vetes një tregim, një kujtim, një ndjenjë që mbetet përgjithmonë në
zemër.
Kosova
të dhuron gjithçka – bukuri që magjepsin syrin, përvoja që ngrohin shpirtin,
dhe kujtimet që i merr me vete si thesare të çmuara. Ajo është një udhëtim pa
fund, një muze i hapur nën qiellin e kaltër, ku çdo pëllëmbë toke flet me
gjuhën e magjisë dhe dashurisë.
E
shtrirë në zemër të Siujdhesës Ballkanike, Kosova është si një gur i çmuar në
mozaikun e këtij rajoni të lashtë. Pa brigje deti që të prekin horizontin, por
me një reliev që pikturon një tablo të larmishme, ajo shfaqet si një poezi e
gdhendur në gurë, lumenj dhe male. Ky truall i begatë shtrihet në një sipërfaqe
prej 10,905 kilometrash katrorë, duke mbartur brenda saj historinë, natyrën dhe
shpirtin e një populli të patundur.
Vijat
e saj kufitare prekin fqinjët që ndajnë me të fatin e Ballkanit: 352 kilometra që
lidhen me Serbinë, 159 kilometra me Maqedoninë e Veriut, 112 kilometra me
Shqipërinë, dhe 79 kilometra me Malin e Zi. Çdo kufi është si një prag që ruan
kujtimet e së shkuarës dhe ndërlidh shpresat e së ardhmes.
Kosova,
pa nevojën e një deti që të reflektojë dritën e saj, shkëlqen me malet që
prekin qiellin dhe fushat që shtrihen si qilima të gjelbër. Ky vend, i vogël në
hartë, është një botë më vete, ku çdo pëllëmbë dheu rrëfen një histori dhe çdo
horizont ofron një ëndërr. Kosova është zemra e Ballkanit, e palëvizshme dhe
gjithmonë e gjallë, duke bashkuar të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen në një
simfoni të përjetshme.