E diele, 25.05.2025, 02:21 AM (GMT+1)

Speciale

Vilhelme Vrana Haxhiraj: Skënder Vrana u ekzekutua më Mat’hauzen, më 9 Maj 1945

E premte, 09.05.2025, 06:59 PM


Skënder Vrana u ekzekutua më Mat’hauzen, më 9 Maj 1945

Skënder Xhevit Vrana lindi 30 tetor 1912 dhe viq mizorisht më,  9 maj, 1945 (Mat’hauzen)

Genocid komunist edhe kundër të vdekurit!

Në 80 vjetorin e vdekjes së intelektualit 33 vjeçar, Skënder Vrana, që mbeti në Mat’hauzen dhe u trajtua si viktimë. Ai që sot, më, 9. Maj 2025 duhej të ishte simbol i paqes dhe shfarosjes masive të genocidit gjerman, por atë e quajtën viktimë. Familjen ia internoi diktatura, Vëllezërit ia burgosën, vëllanë më të vogël e vranë barbarisht sigurimsat e shtetit komunist. Ky ishte fati xhaxhait tim dhe 464 shqiptarve që u tretën në kremtorium, të cilët humbën si sopata pa bisht. Ata të gjithë dhanë jetën për kombin por dhe të vdekur i ndoqi lufta e klasave.

Nga Vilhelme Vrana Haxhiraj

“Kanina të ofron një bukuri të rrallë, një kënaqësi të jashtëzakonshme, me ajrin e pastër, me pamjen mahnitëse që të mbush me dëshirë për të jetuar dhe me vullnet të paepur për ta përjetësuar mrekullinë. Lum unë që jam bijë e saj dhe sa të jem gjallë, do ta them fjalën time për të magjishmen Kaninë”! Vivra

Jeta e çdo kaninioti është e lidhur ngushtë me këta troje, me historinë dhe krenarinë që u jep kjo kështjellë e lashtë. Edhe jeta e Skënder Vranës është e lidhur me tokën që e lindi, për të cilën dha jetën. Madje është e lidhur me origjinën e tij nga një familje e lashrtë autoktone mijëra vjeçare në ato troje

Arkiv i familjes “Vrana”: Skënder Vrana Kanina është bir i fisnikut, Xhevit Ali Vrana, pinjoll i familjes autoktone të Kaninës, Vrana, e cila është e vetmja pasardhëse e Arianitëve. Skënderi lindi në Kaninë më 30 tetor, 1912, vetëm 4 javë para shpalljes së Pavarësisë Kombëtare. Kur lindi ai, në shtëpi ishin vetëm gratë dhe fëmijët, sepse i ati, Xheviti dhe xhaxhai i tij Mahmudi, ishin luftëtarë të çetës së Ismail Qemalit. Kjo çetë, u themelua në Vreshtat e Mëdha (Qishbardhë) në çifligun e Vranajve. Vilhelme Vrana Haxhiraj

Skënderi, mësimet e para i mori në shkollën e parë shqipe në Vlorë, “28 Nëntori” ose “Shkolla Nr-1”. Vazhdoi  studimet në politknikumin “Harry Fulltz”. Kurse studimet e larta i kreu në Itali në Universitetin e Sienës (Firence) në fakultetin e Ekonomisë Agrar - Prato. Pasi kreu specializimin në Austri (Vienë), u kthye në Kaninë. Çifligun e tij, Qishbardhën, e shndërroi në një model të tipit perëndimor. Skënderi ishte një i ri, intelektual i formuar që zotëronte tetë gjuhë të huaja.

Skënder Vrana, bëri diçka shumë humane duke vënë jetën e tij të re në rrezik. Teksa vinte bregut të detit nga Distileria në Ujin e Ftohtë, shaluar pelën e bardhë që flurturonte si pPergaso; , sheh një trup burri pa jetë i rënë përmbys.  Zbret nga pela dhe e kthen trupin e pajetë. Kur ç’të shohë? Ishte moshatari i tij, burazeri me hajmali Enver Mynyr Jaho (Shabani), nga Kanina.

I tronditur, e ngriti, e vendosi në shalën e pelës dhe e çoi në shtëpi. Gjithë burrat e familjes Jahaj,  ishin në Luftë për çlirimin e vendit nga i huaji.  Skënder Xhevit Vrana, qëndroi 7 ditë  e 7 netë në familjen e Mynyr Jaho Veliut, priti ngushëllimet si djalë shtëpie. Nuk iu nda familjes Shabani (Jahaj) për 40 ditë rresht. Nuk kaloi shumë dhe Skënderin e akuzuan për qëndrim antifashist dhe antinazist.  Në një mot të nxehtë, natën e 14 gushtit 1944, Skënderin e arrestuan gjermanët në shtëpinë e Sharrës, në Sheshin e Flamurit, e cila nuk ekziston më. U mbushën 77 vite nga dita kur, Skënderin bashkë me 39 vlonjatë të tjerë i nisën për në kampet famëkeqe të shfarosjes në Gjermani, në Mat’hauzen, të spiunuar nga Prefekti  i Vlorës, Vizhdan Risilia, bashkëpunëtor i okupatorit. Sipas dëshmisë së një të internuari nga Vlora që u kthye gjallë në familje, Mit Simoni, Skënderin me që ishte linguist, gjermanët e përdorën si përkthyes. Me ngritjen e flamurit në Raishtag, i cili shënoi rënien e nazizmit, më, 9 maj, 1945, ai dhe të tjerët përfunduan në krematorium.

Shpresa e familjes, e gruas dhe e tre fëmijëve, se një ditë, Skënderi do të kthehej në gjirin e tyre, u shua. Ai la gruan, dy vajza dhe një djalë, të cilëve, jo vetëm kurrë nuk u tha goja“Baba”, por nuk njohën kujdesin atëror që i rrit e i madhon fëmijët. E keqja ishte se ata ngelën për gjysmë shekulli me kokë mënjanë, kur dëgjonin se shumë nga të internuarit ishin shpallur dëshmorë të kombit. Nga 1944-1994 dhe Skënder Vrana me shumë të tjerë ngeli në krematoriumet gjermane të Mat’hauzenit apo Aushvicit, si njerëz pa atdhe. Atëherë si vëllanë e babait që e kisha, shkova në Muzeun historik të Vlorës dhe në A.Q.Sh, me drejtor Luan Malltezin, mora dokumentin që vërteton arrestimin e tij dhe të 39 të të tjerëve. Gjeta shokë të shkollës “28 Nëntori”, të teknikumit” H.Fullci”, të Univ. e Sienës,bashkëkohës të tij nga Kanina, që lëshuan deklarata përsa dhe si e njihnin Skënderin. Ata më dhanë dhe foto të asaj kohe bashkë me Skënderin.Të gjitha dokumentet, një vërtetim nga shoqata e veteranëve, së bashku me çertifikatën e lindjes dhe familjare, diplomën e H. Fulltzit dhe të Univ. të Sienës, për ta rihabilituar dhe për t’ia sjellë hirin në atdhe, ia  dorëzova Zv/ministrit të Mbrojtjes, Alfred Moisiu. Z.Moisiu merrej me vlerësimin e figurave të tilla. Më 1996 u shpall dëshmor në saje të këmbënguljes dhe vullnetit tim për të nxjerrë në dritë, jo vetëm figurën e tij, por dhe 400 të tjerëve që u quajtën viktima.

Pse nuk i sollën eshtrat e Skënderit si të të gjithë shqiptarëve që ngelën në Mat’hauzen?

Diktatura e proletariatit ishte e egër. Lufta e klasave, shpikja më e madhe e komunizmit bëhej për shfarosjen si shtresa sociale, jo vetëm klasën e fisnikëve, po, edhe të intelektualëve me kulturë perëndimore. Lufta klasore ishte vrastare dhe bëhej jo vetëm kundër të gjallëve, por edhe kundër të vdekurve. Dënimet jepeshin si individ, si familje, si fis, si krahinë e banuar, të cilëve u vihej damka si antipushtet, si armiq populli. Le ta hedhin poshtë të vërtetën e thënies sime ithtarët e diktaturës, por si do ta justifikojnë faktin e pamohueshëm, kur nga 1265 shqiptarë të internuar nga Gjermanët, vetëm eshtrat e 800 prej tyre i riatdhesuan, i rivarrosën me nderime në tokën mëmë dhe i bënë dëshmorë të atdheut. Kurse ata që ngelën atje, bashkë me Skënderin u quajtën viktima të Luftës.

Ishin 464 shqiptarë të tjerë që u lanë në mëshirën e fatit si pa familje dhe pa atdhe. Pse ky selektim? Përse ky mohim i disave? Torturat çnjerëzore në Mat’hauzen apo Aushvic për të gjithë të internuarit nga gjermanët ishin të njëjta, makabre, antinatyrale, antinjerëzore dhe tejet tronditëse. Ata të gjithë patën një fund tragjik, ndaj bota i ka ngritur në piedestal. Ndërsa në Shqipëri, i ndanë në luftëtar lirie (dëshmorë) dhe në viktima lufte. Mos vallë Partia-shtet kishte frikë se mos ngriheshin edhe të vdekurit nga varri, bënin revoltë dhe e përmbysnin pushtetin me themele prej rëre? Turp dhe mëkat për një shtet pa kërkesa për atdhetarët e saj të rënë për kombin.

Çdo shtet në botë, edhe ai që ka qenë pushtues, gjithë viktimat e luftës, i mblodhën kudo që kishin rënë, ua morën eshtrat dhe i varrosën në tokën e tyre me nderimet e duhura. Vetëm në Shqipëri ndodhi e kundërta. Pasi i seleksionuan në pro dhe kundër partisë-shtet, sollën në atdhe  vetëm eshtrat e atyre proparti. Si duket të vdekurit e kishin lënë me testament se ishin pro partisë komuniste shqiptare. Ndaj vetëm ata që kishin vdekur me grushtbashkuar në tëmtha, meritonin dy lopata dh? nga trualli arbëror.

Bashkia e Vlorës, ka përuruar një lapidar kushtuar të rënëve në Mat’hauzen, më 2019, me rastin e 75 vjetorit të arrestimit të tyre më, 14 gusht, 1944. Nuk di nëse në listën e pashkruar është edhe emri i Skënderit dhe i dy viktimave të tjera nga Kanina. Çudi, bën një lapidar dhe nuk kanë shkruar emrat e atyre që u ngelën kockat, mishi, shpirti dhe gjaku në Mat’Hauzen apo Aushvic. Përsëri ai lapidar përfaqëson turmën e rënë, por jo emrin e secilit që të përjetësohej e të kujtohej me nderim. I paharruar qoftë kujtimi i Skënderit dhe gjithë atyre që patën të njëjtin fat tragjik me të!

Vlorë, më 9 Maj, 2025



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Sabile Basha: Kufiri serb që s’mundi t’i ndalojë violinat e nxënësce shqiptarë Mark Palnikaj: Kultprotektorati për katolikët e Shqipërisë Themi J. Tushe: Beteja e Pirgut të Myzeqesë e vitit 1457 Sabile Basha: Vetëdija kombëtare në nderim të figurave historike Sylejman Salihu: Konvertimi i popullatës pejane nga malazezët Jahja Drançolli: Instrumenti dentar që pa dritën në librin e shtypur në vitin 1525 nga humanisti arbëror Nikollë Leonik Tomeu Themi J. Tushe: Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë e Ismail Qemalit, Petro Poga, ka dënuar ashpër mashtrimet e hajdutëve... Sabile Basha: Ata që i mbajnë gjallë plagët e lirisë Themi J. Tushe: Rrugëtimi i gjatë i Ismail Qemalit nëpër Myzeqe dhe Mitingu i Fierit më 25 nëntor 1912 Qazim Namani & Emin Sallahu: Konfliktet ndër kufitare në mes të Shqipërisë dhe Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene në vitin 1921 Sabile Basha: Vazhdimësia e Ilegales Shqiptare nga viti 1945 dhe Demonstratat Studentore të vitit 1981 (2) Sabile Basha: Vazhdimësia e Ilegales Shqiptare nga viti 1945 dhe Demonstratat Studentore të vitit 1981 (1) Jusuf Buxhovi: Lavdia dhe tragjika e akterëve të Pavarësisë së Shqipërisë Sabile Basha & Tefik Basha: Galeria e Arteve – Tempulli i shprehjes dhe kujtesës artistike Sabile Basha: Mehmet Hajrizi – Atdhetari që nuk hesht Sabile Basha & Tefik Basha: Muzeu i Kosovës – Një thesar i trashëgimisë dhe kujtesës Sabile Basha & Tefik Basha: Gryka e Rugovës, epika e natyrës së gdhendur Sabile Basha: Kur qielli fliste shqip - 78 ditët që ndryshuan historinë Vilhelme Vrana Haxhiraj: E ardhmja e kombit vjen e sigurt kur pranohet e shkuara dhe e sotmja Jusuf Buxhovi: Rrënimi i autonomisë së Kosovës dhe fillimi i shkatërrimit të Jugosllavisë

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx