Mendime
Gani Qarri: SHBA duhet ta zëvendësojnë urgjentisht, të dërguarin për dialog
E merkure, 15.03.2023, 07:56 PM
SHBA duhet ta zëvendësojnë urgjentisht, të dërguarin për dialog
Nga
Gani Qarri
Eskobar,
i cili së fundi edhe vet, ka filluar të shihet me të drejtë, nga shqiptarët, si
i dyshuar për korruptim nga Serbia, duhet të largohet urgjentisht nga misioni,
për bisedimet Kosovë-Serbi, dhe të zëvendësohet me një tjetër, të dërguar
special, pasi që, ai sot, më tepër është kërcënim dhe pengesë, se sa ndihmesë,
apo shpresë për Kosovën!
Madje
edhe ajo që aktualisht po ndodhë me Ballkanin Perëndimor, nuk është më befasi
as akt i papritur, por rrjedhojë e dështimit dhe përgjegjësi e drejtpërdrejtë e
vet faktorit ndërkombëtar i cili përkundër të gjitha gjakderdhjeve të
shkaktuara nga Serbia, vazhdon ta ledhatojë Serbinë dhe Aleksandër Vuçiqin si
pasardhësin direkt të Millosheviqit.
Për
aq më tepër, është përgjegjësi edhe e SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian, të cilat
në vend të ledhatimeve të vazhdueshme, do duhej të kishin vepruar me kohë, për
ta reformuar dhe spastruar në vijimësi skenën meskine politike në Serbi, nga
mbeturinat e regjimit të Millosheviqit dhe jo mu pasardhësit të tij, kriminelit
Vuçiq, ti ofrohej mbështetja ndërkombëtare, falë të cilës ai edhe sot, pa asnjë
pengesë, madje edhe me kapriçio të madhe, vazhdon politikën e vjetër
hegjemoniste, i instaluar në krye të shtetit serb, pikërisht me ndihmën e
ndërkombëtarëve.
Koincidencë
apo jo, është vërtet për tu habitur shumë, se si edhe pas gjithë kërcënimeve,
talljeve dhe provokimeve publike të presidentit arrogant e cinik aktual serb,
Aleksandër Vuçiq, SHBA në vend se të ndryshojë qëndrimin ndaj Serbisë, vazhdon
të heshtë, madje nuk heshtë vetëm ambasadori Hill, i cili që nga lufta e viteve
1998-99, njihet për qëndrimet e tij të dyshimta ndaj çështjes së Kosovës, por
edhe emisari lartë amerikan, Gabriel Eskobar, i cili gjatë gjithë kohës, ishte
shumë kritik, deri në teprim dhe me ton aspak diplomatik, vetëm ndaj
kryeministrit Kurti!
Për
aq më tepër, pas defilimeve kërcënuese dhe deklaratave tejet provokuese të
Vuçiqit, habit shumë heshtja e pakuptueshme edhe e vet sekretari Blinken,
përderisa asnjëri nga DASH, çuditërisht nuk lëshojë asnjë prononcim, të paktën
në formë protokollare, apo edhe në emër të ruajtjes së paqes, ndërmjet të dy
vendeve dhe në rajon.
Një
heshtje e këtij lloji, të paprecedent, jo vetëm që vret shpresat e ngritura
para kohe, për miratimin e propozimit të BE-së, por ngrit edhe dyshime gjithnjë
e më të forta, që pas korruptimit të udhëheqësit të lartë të FBI-së, McGonigal,
të jetë blerë a korruptuar jo vetëm ndonjëri prej ndërmjetësuesve të BE-së, por
pas promovimit pompoz të ekspozitës së të shoqes së tij Elizabet, nga Ministria
e Jashtme e Serbisë, të jetë blerë në mënyrën e njohur ala-serbe edhe vet i
dërguari “special”, për Ballkanin Perëndimor, z. Gabriel Eskobar, për
zemërgjerësinë e treguar ndaj Serbisë dhe Vuçiqit, si emisar special, në
dialogun Kosovë-Serbi.
Nisur
nga dyshime si këto, sado që takimi në mes të kryeministrit Kurti dhe
presidentit serb Vuqiq, në Ohër bënë sikur shihet, si takim vendimtar për të
sigluar miratimin e marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian me
nënshkrim nga të dy palët, shfaqjet gjithnjë e më arrogante të presidentit serb
Vuçiq, të cilat filluan të orkestrohen, pikërisht vetëm një javë para takimit
Kurti-Vuçiq dhe vijnë si atak i rëndë publik e akte të mirë studiuara
provokuese, kanë për qëllim vetëm mos-nënshkrimin e marrëveshjes dhe dështimin
e takimit të 18 marsit në Ohër.
Andaj
habit fakti se si SHBA vazhdon të heshtë, përderisa marrëveshja e propozuar, u
tha se është diskutuar edhe në Shtëpinë e Bardhë, ndërmjet Presidentes së
Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen dhe Presidentit të Shteteve të
Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, prej nga edhe u deklarua për media se,
propozimi i BE-së apo siç njihet ndryshe, plani franko-gjerman, ka përkrahjen e
SHBA-së dhe të Bashkimit Evropian.
E
duke pasur parasysh se mu në prag të takimit në Ohër, Vuçiq shfaqet në mënyrë
demonstrative para një harte me Kosovën, "brenda" kufijve të Serbisë
dhe kërcënon publikisht se kinse për asnjë çmim dhe asnjë kusht nuk do të heq
dorë nga Kosova, nuk do të nënshkruaj asnjë marrëveshje që nënkupton njohjen
direkt apo indirekte të pavarësisë së Kosovës, as pranimin e Republikës së
Kosovës në OKB, SHBA duhet urgjentisht të ndërrojë qëndrimin ndaj Serbisë dhe
ta zëvendësojë edhe të dërguarin special, i cili në vijimësi na ka shastisur
duke sulmuar vetëm Kosovën dhe kryeministrin Kurti, pa ju kundërvënë asnjëher
Vuçiqit, ani pse viktima jemi ne, dhe jo Serbia!
Kështu
që për ta vënë gjendjen në binar dhe arritur marrëveshjen përfundimtare Kosovë
-Serbi, duke pasur parasysh se jo vetëm Borell e Lajçak të cilët që nga ardhja
në pozitat aktuale, kanë mbajt hapur anën e Serbisë, por së fundi, Serbia është
mbështetur, jashtë çdo parimi misionar a ndërmjetësues edhe nga vet z. Gabriel
Eskobar, ky akt po rrit gjithnjë e më tepër dyshimin, se mund të jetë
korruptuar direkt edhe vet emisari Eskobar, ndaj SHBA duhet urgjentisht ta
zëvendësoj z.Eskobar me një të dërguar tjetër special, e mundësisht edhe me
ambasadorin William Walker apo Bob Menzis, kur shihet publikisht se në mungesë
të presionit nga SHBA dhe BE, Vuçiq nuk është i gatshëm ta nënshkruaj, jo vetëm
marrëveshjen përfundimtare por as propozimin e Bashkimit Evropian!