| E marte, 01.08.2023, 08:18 PM |
Ti kujtojmë atdhetarët tanë:
HALIM
SPAHIA, NJË JETË E TËRË NË SHËRBIM TË ÇËSHTJES KOMBËTARE
(1897-
1946, i pushkatuar)
Nga
Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha
Halim
(Shaqir) Spahiu (1897-1946), lindi në Gjakovë, në një familje me tradita
atdhetare. Atdhetar që gjithë jetën e pasurinë e vuri n? shërbim të çështjes
kombëtare. Ndihmoi materialisht LNÇ-në, u zgjodh kryetar i Këshillit
Nacionalçlirimtar (KNÇ) të Rrethit të Prizrenit dhe anëtar i Këshillit Krahinor
Nacionalçlirimtar të Kosovës. Duke mos pasur besim në forcat komuniste, Halim
Spahia së bashku më Selman Rizën, Ejup Binakun, Tahir Dedën, themeluan më 1943
në Gjakovë ONDSH-në. Në Konferencën e Këshillave Popullore të Rretheve të Kosovës
q? u zhvillua më 19-24 mars 1945 në Prishtinë, ju kundërvu energjikisht
aneksimit të Kosovës n? kuadrin e Federatës Jugosllave dhe kthimit të kolonëve
serbo-malazezë në Kosovë. Ishte anëtar ? delegacionit e të shqiptarëve të
Kosovës, i cili më 4 prill 1945 shkoi në Beograd për t’u takuar me Josip Broz
Titon. Në takim kundërshtoi hapur aneksimin e Kosovës nga Serbia federale dhe
kërkoi bashkimin e saj me Shqipërinë. Pas arsyetimit t? Titos se ishte marrë veshë me Enver Hoxh?n q?
Kosova t? mbetej edhe për një kohë në përbërje t? Jugosllavisë. Halim Spahia
parashtroi kërkesën për konstituimin e një republike të veçantë të shqiptarëve
në Jugosllavi. Për këtë ai kërkoi edhe përkrahjen e Enver Hoxhës në takimin që
pati me të në Tiranë, por pa dobi. Edhe pse ishte shtetas i Shqipërisë, Halim
Spahia u ekstradua nga shteti shqiptar, dhe iu dorëzuan oficerëve të OZN-as,
Çedo Mijoviqit dhe Nazmi Kursanit. U dënua me vdekje-pushkatim, nga Gjyqi
Popullor i Kosovës e Metohisë në Prizren. U pushkatua se kishte punua kundër
sistemit jugosllav dhe kërkonte haptas bashkimin me Shqipërin. Për këtë qëllim
ka formua edhe Komitetin Nacional Demokratike Shqiptare. I cili ka pas për
detyrë me bë kryengritjen kundra sistemit jugosllav. Halim Spahija ka
bashkpunua ngusht me Tahir Dedën, Rifat Krasniqin, Hasan Remën, Xhemil Flukun e
shumë e shumë të tjerë. 1) Me punën e
madhe që kishte bë arriti që masat shqiptare ti bind që mos të shkonin me
LNÇ-në. Duke iu bërë me dije se populli Shqiptar nuk ka as ma te voglen te
drejt, nuk ka flamurin e vet kombëtar, nuk ka nenpunsat e vet; dhe se si
Shqiptaret i vrasin duke i konsiderua këta si kriminelë lufte,etj. 2) Simbas
udhëzimeve te Halim Spahiut kanë angazhua funksionarët e pushtetit populluar e
te komandave ushtarake qe me mundun ne mënyrën ma te lehte me minue përbrenda
pushtetin jugosllav dhe njikohsisht Armatën jugosllave. Rrjeti organizativ i
organizatës ishte i gjerë dhe përfshinte gati e tërë Kosovën e Dugagjinin.
Komiteti Qëndror nen udhëheqjen e Tahir Dedes ishte i lidhur me komitetin e
NDSH-së te Prizrenit, sekretar i te cilit ishte Sefedin Ahmeti, natyrisht edhe
me pëlqimin e kapiten Riza Aliut, ky organizonte atentate ne personat e
pushteti populluar. Halim Spahiu, kishte
dhënë urdhen me ane te Tahir Dedes qe te mblidhen informata e shënime
mbi sekretet e shtetit dhe numrin e të vrarëve shqiptar nga ana e pushtetit për
të njohtuar opininon demokratik botëror.
Halim Spahiu si anëtarë i organizatës ilegale gjatë okupacionit dhe pastaj pas çlirimit si
udhëhjeqës kryesuer i organizatës së NDSH-es i ka ndihmua dhe formua njësit e
armatosura ushtarake me qëllim që të shkëpus Kosovën nga Jugosllavia e Serbija
dhe të bashkohej me Shqipërin. Në hetuesi, i pari u morë i akuzuari, Halim
Spahiu. Pesë herë u morë në pyetje duke mos llogaritur marrjen në pyetje për të
plotësua hetuesinë si dhe ballafaqimin me të burgosurit e tjerë. Hera e parë që
u morë në pyetje ishte më datë 6 korrik 1945, hera e dytë, më 21 korrik, 1945,
hera e tretë më 25 korrik 1945, hera e katërt më 13 gusht 1945 dhe hera e
pestë, më 29 gusht 1945. Dhe disa herë ishte marr për plotësimin e hetuesisë
dhe kishte pasur një sërë ballafaqimesh me të burgosurit e tjerë, anëtarë të
organizatës. Më 11 shtator 1945, Prokuroria Publike e Kosovës e Metohisë ngriti
aktpadi kundër të arrestuarve, me numër K. Nr. 99/45, ndërsa Gjyqi Popullor
Krahinor i Kosovës e Metohisë organizoi procesin gjyqësor që kishte fillua me
20 shtator 1945, dhe sipas aktgjykimit Gj. Nr. 17/45, Halim Spahijes i
shqiptohet dënimin me vdekje –pushkatim. Në procesverbalin e 5 shkurtit 1946,
në ditën e ekzekutimit, shkruanin se: “Për ekzekutimin e dënimit me vdekje ndaj
Halim Spahiut dhe të tjerëve, më 5 shkurt 1946 në Prishtinë. Dënimin me vdekje
e ekzekutoi Seksioni i Punëve të Brendshme i Këshillit të Rrethit në Prishtinë
nëpërmes organeve të policisë popullore. Në ekzekutim merrnin pjesë: Shefi i
Seksionit i Punëve të Brendshme, i Këshillit Popullor të Rrethit në Prishtinë -
Dragolub Miriq; anëtari i Këshillit Popullor Krahinor të Kosmetit - Ismet
Shaqiri; zëvendësi i Prokurorit Publik për Kosmet - Radoje P. Vukqeviç; mjeku i
Rrethit për Prishtinë - dr. Vasilije Jovanoviq. Pushkatimi u bë në orën 06:00
(gjashtë) të mëngjesit, pa praninë e publikut, në vendin e quajtur “Kiseli
bunar”.