E shtune, 01.10.2022, 09:09 PM (GMT+1)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli: Lek Pervizi i flet botës anglisht për krimet e ferrit komunist të Enver Hoxhës

E hene, 18.07.2022, 09:09 PM


LEKË PERVIZI I FLET BOTËS ANGLISHT PËR KRIMET E  FERRIT KOMUNIST TË ENVER HOXHËS

Nga Frank Shkreli

Me Lek Pervizin – ish-të përndjekurin e regjimit komunist të Enver Hoxhës -- kam zhvilluar, gjatë viteve, një komunikim dhe bashkpunim shumë të frytshëm. Njihemi nga larg sepse, fatkeqësisht, nuk kam pasur rastin ta takoj ndonjëherë, këtë burrë fisnik e patriot, dëshmitar i krimeve më barbare në Evropë, i cili edhe në moshë të shkuar, po vazhdon t’i dëshmojë, jo vetëm botës shqiptare, por edhe botës më të gjërë, krimet e Enver Hoxhës, prej pothuaj një gjysëm shekulli, në Shqipërinë komuniste. Një dedikim ky tepër njerzor, për të dëshmuar në emër të të gjithë atyre që nuk mbijetuan vuajtjet dhe krimet e komunizmit.

Kam qenë në kontakt me Z. Pervizi pasi ai ka patur mirësinë që të pranonte dhe botonte në revistën e tij “Kuq e Zi” në Bruksel, shumë shkrime të mia modeste, në të cilat jam munduar të pasqyroj, nga larg, vuajtjet e qindra mijëra shqiptarëve, kundërshtarë të pafajshëm të regjimit të Enver Hoxhës dhe krimet çnjerzore të atij regjimi anti-njerëzor, ndër më barbarët e ish-botës komuniste. Në disa shkrime modeste jam përpjekur të pasqyroj edhe vuajtjet e Lekës, autorit, piktorit, shkrimtarit, publicistit, poetit, ish i përndjekur politik – mbi të gjitha, Dëshmitar i gjallë i krimeve dhe vuajtjeve të regjimit komunisto-fashist. Frank Shkreli: Piktori i KampevevdekjesregjimitEnver Hoxhës | Gazeta Telegraf

Lexuesit e interesuar shqiptarë janë të njohur tanimë me shkrimet e autorit, me skicat dhe me librat, poezitë dhe dëshmi të tjera, përfshir kumtesa dhe intervista të Lekë Pervizit, në këto 30-vite “tranzicion”, mbi krimet e komunizmit në Shqipëri. Dëshmi të gjalla ato, mbi jetën e tij në burgjet dhe kampet e përqëndrimit. Ai ka  përshkruar me fjalë dhe me skica vuajtjet, por edhe jetën e vdekjen e mijëra bashkatdhetarëve të tij të pafajshëm, përfshirë gra, pleq e fëmij, në kampet e ferrit komunist enverist për pothuaj 50-vjet – një gulag i vërtetë, në mes të Evropës. Të cilëve autori ua kushton librat: “Të gjithë atyre viktimave të pafajshme që sakrifikuan jetën e tyre, të cilët sakrifikuan çdo gjë për idealet e larta të njerëzimit-- heronjë dhe martirë të vërtetë të lirisë dhe demokracisë.”

Para disa ditësh, me mirësinë e tij, Z. Pervizi më njoftoi (me anë të një letre elektronike) për botimin e 5 librave të tij gjuhën anglisht – gjuhën më të përhapur në botë.  Veprat gjënden nën emrin e autorit, Lek Pervizi, në “Amazon” dhe site të tjera.  Jam i bindur se jo vetëm lexuesit anglisht folës të huaj, anë e mbanë botës, por siç me shkruan Leka edhe “Shqiptaret e amerikanizuem, dhe fare naivë, mund te njihen me realitetin tragjik qe kaloi Shqipnia e populli shqiptar”, duke lexuar versionin anglisht të këtyre veprave.

Lexuesit botërorë anglisht-folës dhe brezi i shqiptarëve të lindur jashtë trojeve shqiptare, përfshir komunitetin shqiptaro-amerikan, duke lexuar këto 5 vëllime do të mësojnë se kush është Lek Pervizi, piktori, poeti e shkrimtari, por edhe periudhën e vuajtjeve, dënimeve dhe krimeve kundër njerëzimit ndaj bashkatdhetarëve të tij anti-regjimit, gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri.  Siç dihet, ajo diktaturë, megjithëse në një vend të vogël, si Shqipëria, ishte ndër më të egrat dhe një ndër regjimet më kriminale, në krahasim me vendet e tjera ish-komuniste të Evropës lindore dhe qendrore. Kampet dhe burgjet e Shqipërisë komuniste, të cilat i përshkruan me fjalë dhe skica Z. Pervizi,  nuk besoj të ekzistonin në ndonjë nga ish-vendet komuniste të Evropës.  Por, përveç lexuesit të rëndomt, veprat e Lekë Pervizit do i shërbejnë edhe historianëve, kërkuesve e akademikëve, si dokumentacion që provon se sa të tmershme ishin krimet e regjimit komunist të Enver Hoxhës. Nuk ka dyshim se kur lexuesit anglisht-folës të lexojnë librat dhe të shikojnë skicat e autorit dhe piktorit Lekë Pervizit -- e të cilët jetojnë në botën e lirë – do të shokohen kur të mësojnë se në Shqipërinë e vogël, mu në mes të Evropës kanë ndodhur krime të tilla kundër njerëzimit – në një periudhë, kryesisht, paqësore në Evropë. Të njihet e keqja dhe pasojat e tmershme të saj, do të thotë që, nepërmjet librave si këto të Lekë Pervizit, do të mësojmë se si të vlerësojmë me korrektësi të kaluarën e vërtetë të krimeve të komunizmit të regjimit të Enver hoxhës dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë vlerëson ndër të tjera, shtëpia botuese e librave të autorit, Lek Pervizi.

Librat e Z. Pervizi janë një monument dëshmishë për atë periudhë të zezë të historisë së Kombit Shqiptar që autori ua kushton – si një detyrim moral e njerzor, nga ana e tij – të gjitha viktimave të komunizmit në Shqipëri, të gjallë e të vdekur: “Të gjitha viktimave që vuajtën në burgjet dhe në kampet e vdekjes të diktaturës komuniste; u dedikohet të gjithë fëmijve të vegjël -- simboleve të pafajësisë -- të cilët humbën jetët e tyre në kampin famëkeq të Tepelenës, një hollokaust i vërtetë i komunizmit gjakatar.”

Autori  Lek Pervizi, piktor  shkrimtar, publicist, poet, ish i përndjekur politik – mbi të gjitha, Dëshmitar i krimeve dhe vuajtjeve të regjimit komunist të Enver Hoxhës -- ndër më çnjerëzoret në Evropë e në botë, ç’prej Luftës së II Botërore – dëshmi që tashti autori po ndan me lexuesit anglisht-folës, jo vetëm në Amerikë dhe në Evropë, por edhe anë e mbanë botës.

Letra dërguar me 9 Qershor, 2022, me të cilën Lek Pervizi më njoftoi për botimin e 5-vëllimeve në anglisht:

I nderur Frank Shkreli,

Faleminderit per mesazhet e shkrimet  e jueja.  Kemi pasë ne shkeputje nga mbullja e Reviste Kuq e Zi, per shkaqe shendetsore. Jam permiresue, por jo ne gjendjen qe te vazhdoj perseri me revisten.

I ndjek shkrimet e jueja, dhe ju përgezoj për vijen kombëtare  që mbani. Dhe njëkohësisht për mbështetjen e të perndjekurve politikë nga dikatura komuniste. Ju falënderoj se keni  kontribue ne njohjen e kampeve të internimit nepërmjet vizatimeve të mia. Që mbeten dokumente themelore të asaj kohe mizore, ku në ato kampe ishin mbyllë veç familje të tana, pleq, gra,  nana me fëmijë e tjerë qenje të pafajshme.

Për këte gjë dje unë kam botue anglisht pesë libra kushtue gjendjes se burgjeve e kampeve që kam përjetue. Verat i gjen ne emrin tim në Amazon e tjerë site. Kete e kam ba qe te mbeten si dokumente faktike te terrorit bolshevik që përfshiu me mija viktima të pafajshme.

Nga ana tjetër shkrimet e jueja, kanë ba efektin e tyne, në kete drejtim, ndër shoqërinë shqiptare, jo vetem të përdnjekurve, por dhe shoqërisë së lirë. Per këte punë fisnike tuej, ju jam shumë mirenjohës.  Miqësia jonë, ndonse e largët, do të vazhdojë. Falëndrojmë internetin që na e lehtëson ketë punë.

Gjithe të mirat,

Përzmërsisht,

Lek Pervizi

KUSH ËSHTË LEK PERVIZI: Piktor, përkthyes, publicist, botues, i biri i gjeneral Prenk Pervizit. Lindi më 26 qershor të vitit 1929, në fshatin Skuraj të Kurbinit. Shkollën fillore dhe një të mesme trë vjeçare i kreu në Institutin «Santa Maria», në Romë. U kthye në Shqipëri më 1944. Nën diktaturën komuniste, familja Pervizi u persekutua për shkak të Gjeneral Prenk Pervizit, në burgje e kampe internimi; ai shpëtoi pranë librarisë së familjes Pepo në Tiranë. Më 1949 arriti të fillojë Liceun Artistik në Tiranë, por në maj të vitit 1950 u arrestua bashkë me të vëllanë, Valentin Pervizin [shih]. U internua në Porto Palermo. Një vit më vonë u transferua në kampin e Tepelenës, ku u takua me të ëmën (gjyshja ndërkaq kishte vdekur). Aty arriti të vizatojë skena e portrete nga jeta e kampit, si dhe të krijojë disa poezi, një pjesë e të cilave shpëtuan dhe u botuan pas rënies së diktaturës. Pas mbylljes së kampit më 1954, u transferua në Plug të Lushnjës. Një vit më vonë, u dërgua në Shtyllas të Fierit e prej këtu në Kuç të Kurveleshit. Më 1958 u kthye në Plug (deri më 1990). Pas rënies së komunizmit, u vendos familjarisht në Belgjikë, ku jeton edhe sot. Atje merret me shkrime dhe boton e drejton revistën «Kuq e Zi».

Veprat: Në vorbullën e Skëterrës, «Dorian», Bruksel 2014; Në rrathët e Ferrit (album), ISKK, Tiranë 2014; Tingllime të vona, «Dorian», Bruksel 2016; Lek Pervizi, Odiseja e pafajsisë, «Dorian», Bruksel 2017; Gjenerali, «Gjergj Fishta», Lezhë 2017. Përkthime: Dhimitër Frangu, Historia e Gjergj  Kastriotit   Skënderbeut,   «Arbëria», Tiranë 2005.kthye në Shqipëri më 1944. Nën diktaturën komuniste, familja Pervizi u persekutua për shkak të Gjeneral Prenk Pervizit, në burgje e kampe internimi; ai shpëtoi pranë librarisë së familjes Pepo në Tiranë. Më 1949 arriti të fillojë Liceun Artistik në Tiranë, por në maj të vitit 1950 u arrestua bashkë me të vëllanë, Valentin Pervizin [shih]. U internua në Porto Palermo. Një vit më vonë u transferua në kampin e Tepelenës, ku u takua me të ëmën (gjyshja ndërkaq kishte vdekur). Aty arriti të vizatojë skena e portrete nga jeta e kampit, si dhe të krijojë disa poezi, një pjesë e të cilave shpëtuan dhe u botuan pas rënies së diktaturës. Pas mbylljes së kampit më 1954, u transferua në Plug të Lushnjës. Një vit më vonë, u dërgua në Shtyllas të Fierit e prej këtu në Kuç të Kurveleshit. Më 1958 u kthye në Plug (deri më 1990). Pas rënies së komunizmit, u vendos familjarisht në Belgjikë, ku jeton edhe sot. Atje merret me shkrime dhe boton e drejton revistën «Kuq e Zi».

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 260.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Frank Shkreli: Apostulli i lirisë fetare - Dom Simon Jubani Frank Shkreli: Morali i Protestës Frank Shkreli: Fuqia e të pafuqishëmve Frank Shkreli: NATO, Rama dhe Liria e Shtypit në Shqipëri Frank Shkreli: Me rastin e 15-vjetorit të vizitës së Presidentit George Bush në Tiranë Frank Shkreli: Presidenti John F. Kennedy - Unë jam qytetar i Berlinit Frank Shkreli: Kanë filluar punimet për rehabilitimin e kishës së Kuvendit të Arbërit afër Lezhës, apel për ndihmë! Frank Shkreli: Tepër vonë dhe shumë pak, të nderuar ambasadorë! Frank Shkreli: Gëzuar 100-vjetorin e marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane Frank Shkreli: 60 vjet nga themelimi i Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane në New York Frank Shkreli: Amerikanizma në shërbim të shqiptarizmës - Peter Çikos, shëmbull i përbashkimit të shqiptarëve Frank Shkreli: Takimi i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan me Richard Cheney Frank Shkreli: Shkodra në sytë e delegacionit të parë të Departamentit Amerikan të Shtetit në Shqipëri, 1991 Frank Shkreli: 'Rasti Simon Mirakaj' - Pasqyrë e një politike të pamoralshme dhe të korruptuar Frank Shkreli: Gjergj Kastrioti me një rrugë të tijën në New York Frank Shkreli: Lamtumirë nga Amerika e largët! Frank Shkreli: Prishtina përqafon të madhin Ernest Koliqi Frank Shkreli: Dalip Greca ndërroi jetë, humbje e madhe për gazetarinë Frank Shkreli: Një fotografi vlen më shumë se 1000-fjalë Frank Shkreli: Florida nderon viktimat e komunizmit, ndërsa Tirana e socialistëve refuzon të dënojë gjenocidin serb

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora