Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Takimi i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan me Richard Cheney
E enjte, 09.06.2022, 07:50 PM
TAKIMI I KËSHILLIT KOMBËTAR SHQIPTARO-AMERIKAN (NAAC) ME ZEVËNDËS PRESIDENTIN E SHBA-ave, RICHARD CHENEY, Korrik, 2005
(Në
kuadër të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA)
Nga
Frank Shkreli
Me të drejtë
flitet dhe është shkruar mjaft gjatë viteve për rolin që ka luajtur dhe që luan
gjithnjë komuniteti shqiptaro-amerikan në ruajtjen si sytë e ballit të
marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Kombit shqiptar si dhe për
zhvillimin e tyre të mëtejshëm.
Një nga takimet e
shumta të poërfaqsuesve të komunitetit shqiptaro-amerikan me udhëheqsit e lartë
të Shteteve të Bashkuara gjatë dekadave të kaluara ishte edhe pjesëmarrja në
një tryezë të rrumbullakët me Zëvëndës Presidentin Riçard Cheney. Ishte Korriku i vitit 2005. Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC)
ishte ftuar në një takim – tryezë të rrumbullakët të disa grupeve të caktuara
etnike në Amerikë -- me Zëvëndës Presidentin e SHBA-ave në atë kohë, Z. Riçard
Cheney. Secilit përfaqsues të grupeve iu rezervuan 5-minuta për të folur mbi
shqetësimet e mbrendshme dhe të jashtme të grupit që përfaqësonte dhe politikës
amerikane ndaj atyre problemeve. Ishte
kjo një mundësi e rrallë për të shkëmbyer pikëpamjet tona mbi çeshtjet aktuale
me interes për shqiptarët me numrin dy të Administratës së Presidentit George
W. Bush.
Si Drejtor i
Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC) në atë takim me njeriun e dytë më
të rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara, theksova lidhjet e ngushta historike
midis popullit amerikan dhe Kombit shqiptar.
Paraqitja ime vazhdoi mbi gjëndjen në Kosovë në atë kohë duke nënvijuar se
nuk ka alternativë përveç pavarësisë dhe se njohja e pavarësisë së Kosovës
shtet i pavarur e sovran të deklarohet, botërisht, sa më parë që të jetë e
mundur nga ana e Shteteve të Bashkuara dhe aleatët perëndimorë, si e vetmja
zgjidhje e pranueshme nga populli i Kosovës dhe si një zgjidhje afatgjatë për
interesat amerikane në Ballkanin Perëndimor edhe për sigurinë dhe paqën në
rajon dhe në Evropë. Fola, shkurtimisht, edhe mbi gjëndjen paszgjedhore
politike (të 3 Korrikut, 20025) në Shqipëri.
Tryeza e rrumbullakët me Zëvëndës -Presidentin e Amerikës, Riçard Cheney u pasua nga një darkë për kongresistin e atëhershëm republikan të Nju Jorkut, Z. Vito Fossella, në të cilën morën qindra të ftuar.
Takime si ky me
Zëvëndës Presidentin Cheney, komuniteti shqiptaro-amerikan ka patur, gjatë
dekadave, me dyzina të tilla, me përfaqësuesit më të lartë të politikës
amerikane – republikanë e demokratë -- të dy partive kryesore të Shteteve të
Bashkuara – duke përfaqësuar me dinjitet dhe atdhedashuri komunitetitn
shqiptaro-amerikan si dhe interesat e shqiptarëve në përgjithësi. Siç është
shprehur me një rast, ish-Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry në një takim
të tijin me grupet e ndryshme etnike në Amerikë, përfaqsuesit e këtyre grupeve
etnike, “janë ndër ambasadorët më të mirë që mund të kemi”.
Ashtu edhe
komuniteti shqiptaro-amerikan me përfaqsuesit e tij, si gjithmonë, në të
kaluarën ashtu edhe sot -- në këtë 100-vjetor të marrëdhënieve
shqiptaro-amerikane -- me dinjitet, respekt dhe me dashuri për dy vendet tona,
ka lujtur dhe vazhdon të ushtrojë rolin e “ambasadorit” të denjë të Kombit
shqiptar në Washington dhe kudo në Amerikë ku jetojnë shqiptarët.
Autori i këtij
shënimi, në atë kohë Drejtor Ekzekutiv i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan,
(i dyti nga e majta në foto), mori pjesë në takimin e ngushtë me Zëvendës-
Presidentin Cheney, siç është shënuar në atë kohë nga disa portale, si më
poshtë. Zyrtarët e tjerë të organizatës NAAC (Ilir Rusi, Kryetar, Martin N.
Shkreli, zevendës Kryetar dhe Lou Fundos, menaxhues i fondeve) dhe të tjerë, u
përshëndetën më vonë gjatë darkës me delegacionin e Shtëpisë së Bardhë dhe me
politikanë të tjerë vendas dhe federalë.
Një shembëll tjetër -- një takim historik i komunitetit shqiptaro-amerikan
me përfaqësues të nivelit më të lartë të qeverisë së Shteteve të Bashkuara –
kësaj herë me Presidentin Bill Clinton në Shtëpinë e Bardhë për të biseduar mbi
krizën në Kosovë, 31 Mars, 1999.
Nga takimi i
përfaqsuesve të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC) dhe Federatës
paan-Shqiptare Vatra me Presidentin Bill Clinton dhe stafin e tij të Sigurisë
Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, 31 Mars, 1999
Aktivisti i njohur
shqiptaro-Amerikan, Ekrem Bardha, Avni Mustafaj, President i Këshillit Kombëtar
Shqiptaro-Amerikan dhe Ilir Zherka, Drejtori Ekzekutiv i NAAC, pas takimit në
Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Clinton për të biseduar mbi krizën në Kosovë,
31 mars, 1999 -- AFP PHOTO Paul J. RICHARDS
(Photo credit should read PAUL J. RICHARDS/AFP via Getty Images)
Roli i komunitetit
shqiptaro-amerikan nuk ushtrohet vetëm në tryeza të rrumbullakëta me zyrtarët
më të lartë të Amerikës por edhe me shfaqje si këto para Shtëpisë së Bardhë dhe
Kongresit të SHBA-ave dhe në rrugët e qyteteve më të mëdha amerikane, ku
shpaloset krenaria, kultura dhe identiteti kombëtar i shqiptarëve në këtë vend
dhe më gjërë.