Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Fan Noli bashkon shqiptarët në New York
E diele, 10.04.2022, 07:53 PM
FAN NOLI BASHKON SHQIPTARËT NË NJU JORK - PA DALLIM KRAHINE A FEJE
Fjala
në ceremoninë e emërimit të një rruge në Nju Jork, me emrin Fan Noli -
Përshëndetje
dhe mirëdita të gjithëve…
Jemi
mbledhur këtu sot si individë dhe si komunitet për të kujtuar një burrë të madh
të Kombit shqiptar. “Nji ndër njerëzit ma të mëdhej që ka lindur fisi arbnuer.
Poet letrar, fletorar, orator, diplomat, themelues i Kishës Autoqefale
Ortodokse Shqiptare. Ai radhitet në rendin e breznisë vigane të Rilindjes së
Kombit, për të cilin u përpoq sa mujti, me vepër e shkrim”. Kështu është
shprehur Ernest Koliqi, një tjetër i madh i Kombit, në një shkrim të
gjatë botuar në revistën Shëjzat, me rastin e kalimit në amshim të Nolit,
në Mars të vitit 1965.
Nuk
jemi këtu që si individë të mburremi me pjesëmarrjen tonë. Jemi këtu sot të
bashkuar rreth Fan Nolit për të nderuar këte burrë të Shqiptarisë. Jemi
këtu si shqiptaro-amerikanë, por me origjinë vijmë nga të gjitha anët e trojeve
shqiptare.
Noli
na ka mbledhur sot këtu nga Vërmoshi e deri në Gjirokastër. Nga Kosova e lirë
dhe e pavarur dhe nga Çamëria martire. Korçarë e labë, mund të ketë edhe
arbëresh. Për besë ka edhe shumë malësorë të veriut e të jugut dhe shqiptarë të
fushave nga e gjithë shqiptaria. Mesazhi është i qartë! Jemi këtu nga të
gjitha anët, ortodoksë, myslimanë e katolikë, nga qytetet dhe fshatrat e mbarë
trojeve shqiptare, pa dallim dhe pa urrejtje për të nderuar një klerik të lartë
të fesë orotodokse shqiptare, por mbi të gjitha një shqiptar të madh.
Në
të vërtetë, nismëtari, promovuesi dhe arkitekti i këtij projekti përbashkues kombëtar
dhe i shumë arritjeve të tjera në komunitetin tonë gjatë viteve, është
shqiptaro-amerikani katolik nga veriu, i lindur jashtë kufijve aktualë të
Shqipërisë, politikani dhe aktivisti i palodhshëm i çeshtjeve shqiptare,
shqiptaro-amerikani dhe bashkvendasi im, Z. Mark Gjonaj, i njohur tashti, i
botës shqiptare. Thank you Mark for working so hard to make this and other
projects for the Albanian-American community a reality and for getting us all
together today to celebrate this moment. Thank you!
Falënderimet
gjithashtu i shkojnë edhe Federatës Pan-Shqiptare Vatra për ndihmesën e dhënë
në organizimin e këtij celebrimi, në nder të themeluesit të saj, Fan Nolit.
Jemi
këtu, pra për të kujtuar dhe për të nderuar Fan Nolin dhe veprën e tij në
mbështetje të interesave të Shqipërisë dhe të komunitetit shqiptaro-amerikan,
përfshir edhe rolin që ka luajtur në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane – një
trashëgimi kjo që vazhdon edhe sot e kësaj dite në radhët e këtij komuniteti.
“Jepni, Nënën të shpëtoni, Komb e vatra të nderoni. Mbahu, Nëno, mos kij frikë
se ke djemtë n’Amerikë”. Fan Noli, 1917
Prandaj,
ia vlen të përmendet fakti se kjo ceremoni po zhvillohet këtë vit -- siç duket
në koincidencë -- me 100-vjetorin e marrëdhënieve amerikano-shqiptare, se Fan
Noli ishte njëri prej mbështetësve dhe promovuesve më të fortë të këtyre
lidhjeve, midis dy popujve tanë.
Jemi
këtu për të nderuar Fan Nolin, natyrisht, por jemi të gjithë së bashku, se
kështu na e kërkon ndërgjegja, na e kërkon dashuria për njëri tjetrin, si shqiptarë
të një gjaku, gjuhe e kulture, dhe si shtetas të lirë të Atdheut tonë të
adaptuar -- Amerikës. Natyrisht, na detyron edhe dashuria për trojet tona
që po zbrazen, fatkeqsisht, dita ditës, por edhe për të ndarë me njëri tjetrin
shqetësimet për gjendjen në trojet tona të përbashkëta, sidomos konfliktet e
fund midis faktorëve politikë. Mesazhi i Nolit sot për gjithë shqiptarët, por
sidomos për ata në vendlindje, do ishte: “O Shqiptarë, Nënës mos ia bëni
varrë!” (Noli).
Por,
më në fund dhe më me rëndësi, jemi këtu për të celebruar Amerikën tonë të
dashur dhe lirinë që gëzojmë dhe që na mundëson ky vend-planet, që në liri dhe
pa paragjykime, të nderojmë heronjët dhe të dalluarit e komunitetit tonë këtu
në Shtetet e Bashkuara, siç është Fan Noli, pa dallim e pa urrejtje krahinore,
fetare ose politike prej askujt -- përfshir autoritetet qveritare – por as ndaj
njëri tjetrit, as ndaj të tjerëve.
Për
100 vjet Amerika, që nga koha e takimit historik të Nolit me Presidentin Wilson
e këndej, iu gjend pranë Kombit shqiptar dhe komunitetit shqiptaro-amerikan,
duke na dhënë dorën dhe ndihmën kur kishim nevojë në mbrojtje të interesave
tona këtu por edhe mbështetjen e pazevëndësueshme ndaj bashk- vëllëzerve tanë
matanë oqeanit. Është një histori e gjatë kjo përpjekjesh ç’prej kohës së
Nolit e Konicës, për të shpëtuar Shqipërinë nga copëtimi në fillim të shekullit
të kaluar e deri tek çlirimi dhe pavarësia e Kosovës, në fillim të këtij
shekulli.
Ndihmat
materiale, mbështetja diplomatike dhe ushtarake e Shteteve të Bashkuara për
Shqipërinë, për Kosovën dhe për shqiptarët, në përgjithësi, nuk kanë qenë kurrë
të kushtëzuara ndaj një individi ose partie politike, por bazuar në bindjen dhe
besimin e fortë se -- megjithë dallimet që mund të ekzistojnë midis shqiptarëve
-- për arsye historike dhe politike -- të gjithë shqiptarët pa dallim,
gjithmonë janë shprehur, historikisht, (me përjashtim të regjimit të djallëzuar
komunist të Enver Hoxhës), se janë një dhe të pandarë në një miqësi të
përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Fan
Noli ka thënë se Shqipëria i ka shumë borxhe Amerikës. Edhe komuniteti
shqiptaro-amerikan -- i vjetër dhe i ri -- i kishte borxh Fan Nolit, një
detyrim moral, në të vërtetë që, pjesërisht, shpërblehet sot. Urimet e
mia!
Frank Shkreli
Me
Z. Mark Gjonaj, realizuesin e këtij projekti dhe shumë të tjerëve në dobi të
komunitetit shiptaro-amerikan.
Të
nderuar me praninë e e udhëheqsit të shumicës në Senatin e Shteteve të
Bashkuara, Senatorin nga Nju Jorku, Z. Chuck Schumer dhe me diplomatët e
Shqipërisë, Ambasadorja në Washington, Zonja Floreta Faber dhe Ambasadori pranë OKB-së në Nju Jork, Z. Ferit Hoxha
Kontinngjenti
“Iliria”i Policisë së Nju Jorkut
Me klerikët e Kishës Orthodokse – të themeluar nga Peshkop Fan Noli