Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Shkodra në sytë e delegacionit të parë të Departamentit Amerikan të Shtetit në Shqipëri, 1991
E premte, 03.06.2022, 07:55 PM
SHKODRA NË SYTË E DELEGACIONIT TË PARË TË DEPARTAMENTIT AMERIKAN TË SHTETIT NË SHQIPËRI, MARS/PRILL, 1991
(Në
kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve amerikano-shqiptare)
Nga
Frank Shkreli*
Gjatë
viteve të kaluara kam kujtuar shpesh vizitën zyrtare të delegacionit të parë të
Shteteve të Bashkuara në Shqipëri në mars/prill 1991. Jam munduar që në dyzina
shkrimesh gjatë 30-viteve të fundit të kujtoj atë vizitë duke shënuar aspekte
të ndryshme të asaj ngjarjeje historike të rifillimit të marrëdhënieve
shqiptaro-amerikane, pas pothuaj një gjysëm shekulli diktature komuniste.
Kësaj
radhe po kujtoj, me disa fjalë dhe fotografi, vizitën e delegacionit të parë
amerikan në Shkodër gjatë vizitës së parë në Shqipëri në mars/prill 1991.
Pas
një jave në Tiranë, delegacioni kishte vendosur të shkonte në Shkodër, qendra e
kulturës dhe historisë së Shqipërisë, por edhe qyteti që i bëri qendresë të
fortë regjimit komunist gjatë viteve të diktaturës. Me të marrë vesh Ministria
e Jashtme e Shqipërisë së kishim vendosur të udhtonim drejt Shkodrës, na
këshilluan që të mos shkonim se ai është një “qytet me probleme”. Por nëse
ngulni këmbë që të shkoni, atëherë ne rekomandojmë që të keni “shoqërues” me
veten. Përgjigja e delegacionit ishte, ne do shkojmë dhe se nuk kemi nevojë për
“shoqërues”. Me sa mbaj mend, ndonëse kishim vizituar edhe qytete të tjera,
Shkodra ishte qyteti i parë, për të cilin autoritetet vendase na ofruan
“shoqërues”, me përjashtim të ofertës në fillim të vizitës kur na ofruan
makinën zyrtare dhe po të dëshironim edhe “shoqërues”. Si në fillim të vizitës
ashtu edhe në prak të vizitës në Shkodër, përgjigja e Kryetarit të
delegacionit, Amb. David Swartz, ishte faleminderit por nuk kemi nevojë për
“shoqërues”.
Kështu
dukej Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë – në mars/prill 1991 –
okupohej gjithnjë nga diplomatët italianë –ashtu siç kishin bërë gjatë gjithë
periudhës së Luftës së Ftohtë – me qira për $1– nuk më kujtohet nëse “qiraja”
ka qenë $1 në muaj apo $1 në vit.
Mercedesi
zyrtar dhe shoferi gati për tu nisur për në Shkodër, mars, 1991. Kryetari i
delegacionit, Amb. Swartz ndejti përpara, unë me kolegën dhe diplomaten e
talentuar Susan Sutton, mbrapa. Isha shumë i emocionuar dhe nuk dija se çfarë
të prisja. Për Shkodrën kisha dëgjuar shumë nga prindërit dhe gjyshi e gjyshja,
pasi ndonëse kisha lindur në një fshat afër Ulqinit, dmth në Malt Zi
(ish-Jugosllavi), Shkodra për ata dhe për mua, deri sa u mbyll kufiri më
(1948), ishte më afër se Ulqini dhe prindërit dhe gjyshi shkonin në Shkodër për
të bërë pazar. Duke udhëtuar për në Shkodër atë ditë të marsit 1991 me kolegët
nga Depratmaneti i Shtetit, po mendoja për të parët e mi dhe për fatain e kqe
të tyre që nuk e panë më atdheun e tyre ku kishin lindur. Gjyshi dhe prindërit
e mi vdiqën në Amerikë, pa e parë më Shkodrën as vendlindjen e tyre Shkrelin.
Gjatë
rrugës për në Shkodër pyetëm Amb. Swartz se çfarë do bëjmë në Shkodër, nëse do
takonim ndonjë njeri, askënd nuk njihnim, as nuk kishim njoftuar vizitën tonë
më heret. Shkodrën nuk e njihnim asnjë
prej nesh. Shoferit i kërkonim të ndalej ku na e merrte mendja se ka diçka për
të parë. Shkodra ato ditë vlonte nga rrymat anti-komuniste, situata ishte
jashstzakonisht e tensionuar. Grupe
njerzish aty këtu duke biseduar e argumentuar. Amb. Swartz na tha le të ndjekim
turmën, dhe grupet e izoluara, që dukesh se po silleshin rrugëve pa ndonjë
qëllim ose objektiv. Ndryshe nga Tirana, ku rrugët ishin bosh në krahasim me
Shkodrën, ku valët e njerzve dukeshin nepër rrugë e sheshe e pastaj zhdukeshin.
Tirana
në një mbrëmje të marsit, 1991 – Bulevardi bosh, pa jetë –thuhej, në atë kohë,
se shqiptarët ishin në shtëpitë e tyre duke dëgjuar Zërin e Amerikës në gjuhën
shqipe.
Promovimi
i lirisë fetare, inkurajimi dhe
promovimi i pronës private, ishte pjesë
e misionit të delegacionit të parë të DASH në Shqipëri, përfshir edhe vizitën
në Shkodër. Këtë e rekomandoi gjatë vizitës së tij 4-ditëshe në Shqipëri dhe në
bisedimet me anëtarët e delegacionit, ish-Kryetari i Komisionit të Senatitt
amerikan për Marrëdhëniet e Jashmte, Senatori Clayborne Pell. Pak veta mund ta
dinë se Z. Pell, në rininë e tij si anëtar i trupit diplomatik amerikan
(Foreign Service) ishte caktuar të shërbente në Ambasadën Amerikane në Tiranë
në fillim të 1940-ave), por para se të shkonte atje, Enver Hoxha ia mbylli
derën karrierës së tij diplomatike, duke mbyllur Ambasadën e Shteteve të
Bashkuara në Tiranë. Iu bashkua delegacionit të DASH ato ditë për të hequr
merakin që i kishte mbetur për një kohë të gjatë, të bënte një vizite në
Shqipëri.
Ish-Senatori
Clayborne Pell vizitoi Shqipërinë në mars/prill 1991 gjatë vizitës së
delegacionit të parë të Departmentit Amerikan të Shtetit në Tiranë
Ndërkaq,
kur arrijtëm në Shkodër, ne ndoqëm turmat dhe u bemë pjesë e tyre, pa ditur se
ku po shkonim. Ja më në fund, pamë se
turmat e shkodranëve u ishin drejtuar faltoreve – kishave të Shkodrës dhe
varrezave ku ishte thenë mesha e parë në atë qytet pas “shembjes” së
komunizmit. Dallohen tre anëtarët e delegacionit amerikan, djathas në foto.
Turma
tjetër e shkodranëve—siç duket pa dallim feje -- kishte vajtur tek varrezat e
Shkodrës ku më 4 Nentor, 1990 ishte celebruar mesha e parë, kur feja ende ishte
e ndaluar me ligj në Shqipëri.
Vizitë
në Shkodër, në mbështetje të pronës private, Mars/Pprill -1991. Delegacioni i
parë i Departamentit Amerikan të Shtetit në Shqipëri nga e djathta: Ambasadori
David Swartz, Diplomatja Susan Sutton, Frank Shkreli dhe pronari i një
pijetorjeje – e para pijetore private në Shkodër, sipas pronarit të saj, Mars,
1991. Mungon anëtari i katërt i delegacionit, Riçard Muller
Duke
u këthyer nga Shkodra nuk kishim se si mos të ndalonim tek Varri i Heroit
Kombëtar, Gjergj Kastrioti -Skenderbe
Shqipëria
komuniste, Shkodër -- Mars/Prill, 1991 – “Komunizmi ishte në anën e duhur të
historisë…”!?
Çfarë
dëshironi të pini? Shkodër Mars/Prill
1991
Një grup nxënsish shkodranë që takuam me atë rast, plot shpresë për të ardhmen e Shqipërisë post-komuniste në mars të vitit 1991. Do ishte interesant të dihej se sa prej këtyre të rinjëve jetojnë ende në Shkodër ose në Shqipëri sot – 32 vjetë pas “shembjes” së komunizmit?