Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Nënë Tereza në Amerikë
E diele, 01.05.2022, 07:53 PM
NËNË TEREZA NË AMERIKË
Aktivitete
kushtuar Shenjtëreshës shqiptare
Nga Frank Shkreli
Ky vit shënon
25-vjetorin e kalimit në amshim të Nënë Terezës (5 Shtator, 1997) në moshën 87
vjeçare. Duket se janë në plan një mori aktivitetesh, anë e mbanë botës, për të
shënuar këtë përvjetor, përfshir botën shqiptare, përfshir komunitetien
shqipotaro-amerikan. Disa prej veprimtarive
në kujtim të Nenë Terezës, kanë filluar këto ditë këtu në Shtetet e Bashkuara
të Amerikës.
Këtyre aktiviteteve u
ka prirë Dr. Profesor Gëzim Alpion i Universitetit Birmingham të Anglisë, anëtar
i Departamentit të Sociologjisë që nga viti 2002. Profesori Alpion -- biograf i njohur, ndërkombtarisht, i
jetës dhe veprimtarisë së Nënë Terezës -- është autor i dy librave në
gjuhën anglisht mbi Nënë Terezën, përfshir librin botuar kohët e fundit, “Nënë
Tereza: Shenjtorja dhe Kombi i Saj”--Frank Shkreli: Nënë Tereza-
Shenjtëresha dhe kombi i saj e autorit Dr. Gëzim Alpion | Gazeta Telegraf – Përveç librave, Profesor Alpion është i njohur gjithashtu
edhe për kumtesat e tija të shumta -- në anglisht dhe shqip –anë e mbanë botës,
kushtuar jetës dhe veprimtarisë së Nenë Terezës. Profesori Alpion më kishte njoftuar kohë më
parë për turneun e tij në Shtetet e Bashkuara – vërtetë një dhuratë për
publikun amerikan dhe shqiptaro-amerikan për të mësuar më shumë nga biografi i
njohur në anglisht i Nënës tonë Tereze mbi jetën e kësaj figure të madhe të
kombit shqiptar.
Profesori Alpion e
filloi turneun e tij në Amerikë, kushtuar Nenë Terezës dhe librit më të fundit të
tij, “Mother Teresa: The Saint and Her Nation”, me 26 Prill në Washington,
fillimisht, me një intervistë dhënë Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe -- Dr. Alpion: Brezi i ri në Shqipëri dhe Kosovë po
ballafaqohet me një shpirt materialist (zeriamerikes.com)
Në intervistën e tij me
gazetarën e VOA-s Menada Zaimi, Profesori i Universitetit Birmingham të
Anglisë, Dr. Gëzim Alpion tha, ndër të tjera, se brezi i ri në Shqipëri dhe
Kosovë poballafaqohet me një shpirt materialist. Ai shtoi se ky shpirt, i cili
është në kundërshtim me atë që kishte shprehur Nënë Tereza në jetën e saj,
duhet kuptuar se nga po vjen, theksoi ai për Zërin e Amerikës. “Ne shqiptarët kemi një
figurë, një shenjtëreshë si Nënë Tereza për të treguar se në jetë ka diçka që
është më e rëndësishme se ana materiale. Ana shpirtërore është gjithnjë
frymëzuese. Unë shpresoj që Nënë Tereza do të vazhdojë të frymëzojë shqiptarët
në Ballkan në mënyrë që ne të mësojmë se si të jemi më pranë atyre që janë në
nevojë”, nënvijoi Dr. Gëzim Alpion në intervistën e tij
me VOA-n shqip.
Zoti
Alpion shtoi për Zërin e Amerikës në shqip, se Nënë Tereza nuk duhet të shihet vetëm
si një figurë që duhet studiuar vetëm nga teologët por edhe nga sociologët, studiuesit
e çështjeve të grave dhe atyre gjinore. Sipas Dr. Gëzim Alpion, studimi nga
shumë fusha të tjera akademike do të hidhte më shumë dritë në aspektin shumë
dimensional të figurës së Nënë Terezës, citon Zëri i Amerikës në portalin e vet,
Prof. Alpion.
Pas
intervistës me Zërin e Amerikës, Dr. Alpion ishte ftuar nga Universiteti
Georgetown, i njohur si ndër më mirët dhe më të njohurit në Amerikë dhe në botë
-- një takim ky i organizuar falë Entit të Studimeve Katolike të universiteti
të njohur jezuit në kryeqytetin amerikan.
Pas
kumtesës në Universitetin Georgetown, Profesori Alpion u nis për në Boston, më
sakt drejt një universiteti tjetërme nam e zë, në Amerikë dhe në botë,
Universitetit Harvard, për të mbajtur një kumtesë edhe atje për librin e tij më
të fundit: “Nenë Tereza: Shënjtëresha dhe Kombi i Saj”, kësaj radhe organizuar
nga Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Harvardit.
Njoftimi nga
Universiteti Harvard për ligjëratën e Profesor Dr. Gëzim Alpion mbi jetën shumë
dimensionale të Nënë Terezës
Dr. Alpion do të
flasë në Harvard University, me 27 prill -- në një ligjëratë e organizuar nga
Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Harvardit.Takimi do të mbahet në sallën “Harvard Hall 201”, në
orën 6:00 të mbasdites.
Nga Bostoni,
Profesori dhe studiuesi i njohur dhe biografi i Shën Nenë Terezës do niset për
Nju Jork, metropolin e Amerikës dhe të botës, por edhe të komunitetit të madh
shqiptaro-amerikan, ku të shtunën me 30 prill, në ora 3:30 pas dreke, do të
paraqesë librin e tij më të fundit: “Nënë Tereza: Shenjtorja dhe kombi i saj”,
në mjediset e Federatës Vatra, në Bronx New York, i ftuar nga Federata
Pan-Shqiptare Vatra,organizata më e vjetër dhe më e madhe e shqiptarëve të
Amerikës
– e themeluar nga Fan
Noli dhe Faik Konica – e që sivjet feston 110-vjetorin e themelimit të saj nga
këta dy gjigantë të Kombit shqiptar.
Me ligjëratën e tij
në VATËR, këtë të shtunë, me sa jam i informuar unë, studiuesi Alpion, të pakën
siç duket deri tani, i mbyllë kumtesat e këtij turneu, mjaft të suksesshëm, në
Shtetet e Bashkuara, kushtuar promovimit të librit në anglisht: “Mother Teresa:
The Saint and Her Nation” (Nenë Tereza: Shënjëtresha dhe Kombi i Saj). Por,
këtu në Amerikë, nuk mbarojnë aktivitetet e tjera kushtuar Nenë Terezës në
komunitetin shqiptaro-amerikan.
Ndërkaq, Kisha Katolike shqiptare, “Zoja e Shkodrës”, në Hartsdale të Nju Jorkut me statujën(në përfundim e sipër, duke pritur inaugurimin zyrtar) të Heroit Kombëtar të Shqiptarëve, Gjergj Kastriotit-Skenderbe – gjithashtu ka njoftuar (si më posht) se “Qendra Nëna Tereze e Kishës Katolike Zoja e Shkodrës”, në bashkpunim me Federatën Pan-Shqiptare Vatra dhe me Gazetën Shqiptaro-Amerikane, Illyria, organizojnë, javën që vjen, gjithashtu një simpozium me rastine 25-vjetorit të ndarjes nga kjo jetë të ShënNënë Terezës. Ja dhe njoftimi për këtë seminar, që do të zhvillohet javën që vjen, kushtuar Nenë Terezës shqiptare, organizuar nga tri organizata përfaqsuese të komunitetit shqiptaro-amerikan, Kisha Katolike Shqiptare, “Zoja e Shkodrës, Federata Pan-Shqiptare Vatra dhe gazeta shqiptaro-amerikane, Illyria.
Ndërsa në Detroit të
shtetit Miçigan me 24 prill, në ambientet e Qendres kulturore “Nene Tereza” të
Kishës Zoja Pajtore, sipas portalit të saj, u mbajt një aktivitet i gjerë
letrar për promovimin e dy librave të
autorit e biografit të mirënjohur i jetës dhe veprimtarisë së Nenë
Terezës, i mirënjohuri, Dom Lush Gjergji: “Albanian people in my heart”, me nje
permbledhje bisedash me Nënë Terezën dhe “Shën Jeronimi Ilir”, si përkthyes dhe
dijetar i Kishës. U promovua gjithashtu edhe libri i Ines Angeli Murzaku,
“Mother Teresa, Saint of the Peripheries”, ku i ftuar nderiishte shkrimtari dhe
poeti disident, Visar Zhiti. Edhe Zonja Edlira Zhiti, bashkëshortja e Visarit,
përshëndeti dhe foli rreth një libri të saj kushtuar Nënë Terezes. Të ftuar
ishin edhe kryetarët e Shoqatave atdhetare në Michigan. Edhe ky ishte gjithashtu një takim i
shqiptarëve të Amerikës, pa dallim, rreth Nenë Terezës, ndër ngjarjet e kësaj
jave kushtuar Shënjtëreshës shqiptare, e që tregojnë një gjallëri aktivitetesh të
komunitetit shqiptaro-amerikan, por edhe “Anën shpirtërore (të Nenë Terezës) që
është gjithnjë frymëzuese”, për shqiptarët, siç u shpreh studiuesi dhe biografi
Dr. Gëzim Alpion në intervistën dhënë Zërit të Amerikës me këtë rast. Foto nga
portali i Kishës Zoja Pajtore e Shqiptarëve në Detroit.
Shkrimtari dhe Disidenti anti-komunist Z. Visar Zhiti duke
mbajtur kumtesën kushtuar Nenë Terezës në Kishëpn Katiolike Shqiptare, Zoja
Pajtore e Shqiptarëve në shtetin Miçigan