Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Tepër vonë dhe shumë pak, të nderuar ambasadorë!
E enjte, 23.06.2022, 09:30 PM
TEPËR VONË DHE SHUMË PAK, TË NDERUAR AMBASADORË PERËNDIMORË NË TIRANË
Nga
Frank Shkreli
Disa ambasada
Perëndimore në Tiranë, në portalet zyrtare, shprehën pardje mbështetjen e tyre
për një media të lirë në Shqipëri dhe në botë. Kjo deklaratë e përbashkët e
këtyre ambasadave perëndimore në Tiranë, në mbështetje të lirisë së medias në
Shqipëri, mu duk si diçka tepër vonë dhe shumë pak. Deklarata të tilla, në të
kaluarën, nuk kanë penguar aspak qeverinë Rama që gjatë këtyre viteve të fuste
nën kontroll një pjesë dërmuese të medias shqiptare dhe të kalojë ligje në
parliament duke kufizuar tmersisht lirinë e fjalës dhe të medias në
përgjithësi, në kundërshtim me normat dhe standardet ndërkomëtare dhe me mos
pëlqimin e Venecias.
Ndonëse besoj se
edhe kjo deklaratë e ambasadave perendimdore pardje, në mbeshtetje të fjalës së
lirë, është si të thuash -- më mirë vonë se kurrë -- nuk do të kenë asnjë efekt
në planet e Kryeministrit Rama për të vazhduar kontrollin e tij mbi lirinë dhe
veprimtarinë e medias. Besoj se kjo deklaratë, ashtu si edhe të tjerat në të
kaluarën, bëhen dhe janë bërë, “sa për sy e faqe”, ose përputhet me atë thënjen
shqiptare, “më ka çue baba sa me la gojën”.
Dëmi është bërë tanimë, pasi është dashur të flisnit me kohë -- liria e
medias shqiptare është e kufizuar dhe ka shumë pak të përbashkët me mediat e
vendeve perëndimore që ju përfaqësoni, anëtare të NATO-s dhe të Bashkimit
Evropian. Kjo është, pikërisht, edhe arsyeja që organizata ndërkombëtare të të
drejtave të njeriut si dhe vet raportet e qeverive tuaja e cilësojnë gjithnjë
Shqipërinë si një vend “pjesërisht i lirë”, 30-vjet “post-komunizëm”.
Megjithë trajnimet
që këto ambasada u ofrojnë gazetarëve shqiptarë me fondet e taksapaguesve të
këtyre vendeve -- brenda dhe jashtë Shqipërisë -- aty asgjë nuk ndryshon, se
fajin nuk e kanë gazetarët shqiptarë, ndër më të mirët në Evropë -- por
kufizimet dhe pengesat që ata ndeshin në kryerjen e punës së tyre si rezultat i
ligjeve në fuqi dhe presioneve ndaj medias nga qeveria dhe oligarkët e lidhur
me qeverinë. Sot, të gjithë e dinë se
gjëndja e lirisë së medias në Shqipëri, mjerisht, është më afër vendeve me
regjime autoritare, asaj në Turqinë e
Erdoganit, Rusinë
e Putinit ose
Serbinë e Vuçiqit, se sa t’i përngjas lirisë së medias, siç ushtrohet në vendet
perendimore, anëtare të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian.
Kam drojë, të
nderuar diplomatë, se sinqeriteti juaj në lidhje me shqetësimet që shprehni në
deklaratën tuaj rreth lirisë së medias në Shqipëri, vuan shumë nga mungesa e
kredibilitetit ndaj qendrimeve tuaja në të kaluarën, në lidhje me lirinë e
shtypit në atë vedn nga të gjithë ata, brenda dhe jashtë Shqipërisë, që janë të
interesuar për lirinë e shtypit dhe të medias në përgjithësi – sepse kini
heshtur kur është dashur të flisni. Ende
është e freskët në kujtesën tonë, heshtja e perëndimorëve --me ndonjë
përjashtim të, aty këtu -- gjatë kohës kur po flitej për ligjin “anti-shpifje”
dhe mbi vendimin e qeverisë së Tiranës për krijimin e Agjensisë për Media dhe
Informim, që sipas ekspertëve të brendshëm dhe të jashtëm, kufizojnë dukshëm
hapësirën e lirisë së medias në Shqipëri.
Prandaj në mendimin tim, deklaratat nga përfaqsuesit perëndimorë në
Tiranë, në mbrojtje të lirisë së medias në Shqipëri, janë të vonuara, dëmi
është bërë tanimë, pa marrë parasyshë mbështetjen e “palëkundur për gazetarët
në Shqipëri”, që ofrojnë sot ambasadat perëndimore në Tiranë.
Ja deklarata e
Ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe 5 ambasadave të tjera në Tiranë, në
mbështetje të medias së lirë në Shqipëri dhe në botë:
“Një media e lirë dhe e pavarur është thelbësore për demokracinë.
Ne shprehim
mbështetjen tonë të palëkundur për gazetarët në Shqipëri dhe në mbarë botën, të
cilët ndërmarrin hetime dhe raportime të rëndësishme, në emër të
bashkëqytetarëve të tyre. Kërcënimet dhe frikësimet ndaj gazetarëve dhe
familjeve të tyre janë të papranueshme.
Nuk janë marrë
parasysh as shqetësimet e orgnaizataave mbrojhtëse të lirisë së medias as e
dashamirsve të lirisë dhe demokracisë në Shqipëri – që janë shprehur shpesh
gjatë viteve dhe dekadave – se pa liri të medias nuk ka asnjë liri tjetër, as
të drejta të e demokraci të mirëfilltë perëndimore, jo se jo. Mbroni lirinë e medias, të nderuar ambasadorë! | Gazeta Telegraf
“Liria e shtypit është një prej mjeteve mbrojtëse më të
forta të lirisë në përgjithësi dhe nuk mund të kufizohet kurrë, veçse nga
qeveritë despotike” (Xhorxh Mejson). “That the freedom of the press is
one of the bulwarks of liberty and can never be restrained but by despotic
governments.”
Sa i përket lirisë së medias, në
veçanti, Shqipëria sot, fatkqesisht, është më afër qeverive despotike të botës,
për të cilat ka paralajmëruar Xhorxh Mason-i në Qershor të vitit 1776, se sa
pranë demokracive perëndimore të sotëme, përfshir Shtetet e Bashkuara – 30 e sa
vjet pas shembjes së Murit të Berlinit dhe tranzicionit “post-komunist”.
Ish-Sekretari Amerikan i Shtetit,
Zoti James Baker, Qershorin e vitit 1991, gjatë vizitës së tij historike në
Tiranë, ka deklaruar se vërtetë, “Liria funksionon”. Një thënje kjo që është bërë e famshme tanimë
kur flitet dhe shkruhet për atë periudhë në Shqipërinë e posa dalur nga diktatura
komuniste e qoftë largut. Por po t’u
fliste sot shqiptarëve, Ish Sekretari Baker, ndoshta, do duhej të plotësonte
frazën e tij t; famshme të Qershorit (Freedom works’) të vitit 1991, duke thenë
se as liritë dhe as të drejtat bazë të njeriut dhe as demokracia e mirëfilltë e
vlerave amerikano-perëndimore, nuk funksionojnë pa lirinë e medias dhe pa
lirinë e fjalës – të drejta universale këto për të gjithë dhe pa dallim – të
kalitura për gjithmonë edhe në amandamentin e parë të Kushtetutës së Shteteve
të Bashkuara të Amerikës.
Foto nga tubimi i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane “Skenderbej”, në Nju Jork,
të djelën që kaloi, me rastin e 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve
diplomatike shqiptaro-amerikane dhe ndarjes së vlerave të përbashkëta.
Në këtë 100-vjetor
të vendosjes së marrëdhënieve amerikano-shqiptare, liria e medias dhe fjala e
lirë në Shqipëri, mjerisht, nuk janë në nivelin e standardeve ndërkombëtare të
botës së lirë, as në përputhje me vlerat amerikane të lirisë dhe demokracisë,
që ne gëzojmë në këtë vend – Shtetet e Bashkuara të Amerikës.