E diele, 03.07.2022, 09:29 PM (GMT+1)

Kulturë

Mimoza Zymeri: Po besove te vetja

E merkure, 05.01.2022, 07:55 PM


Mimoza Zymeri

PO BESOVE TE VETJA

Nuk ka më të fuqishëm

sesa ne vetë..

Çdo forcë madhështore

fshihet brenda nesh.

Çdo e mirë të vjen

po besove te vetja,

mos prit shumë gjatë

se nuk ec ngadalë jeta.

Ndaj o njeri i mirë..

Guxo e shiko vetën n'sy

çdo ditë në pasqyrë!

Nisja e foli vetës

shokut më të mirë,

dhe jetën do e shohësh

me një tjetër sy.

Mos iu beso të tjerëve

kur flasin për pamundësitë..

Në jetë mund të shkosh shumë larg

po pate vetëbesim.

Po besove te vetja

i theve gjithë kufijtë..

çdo qëllim që do vësh

do e hedhësh n'dritë.

Zoti na krijoi t'fuqishëm

na dha çdo gjë n'jetë,

njeriun e bëri dritë

të ndriçoj n'këtë planet.

Zgjohu o njeri

mos fli gjumë aq shumë..

Jeta është një mision

që pret me e përmbush.

PO BESOVE TE VETJA,

çdo andërr REALIZON!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora