Kulturë
Përparim Hysi: Amaneti
E hene, 03.01.2022, 01:41 PM
Amaneti
(më pak se një tregim)
Nga
Përparim Hysi
Amanetin
nuk e tretë as dheu,-thotë populli. Dhe as vihet në dyshim. Kam njëzet e një
vjet që këtë"amanet" e mbaj me vete. Nëse sot po tentoj që ta
"shkarkoj" nga vetja ime,kjo ndodh se dhe unë tanimë jam aq plak,sa
nuk i dihet të nesërmes dhe nuk dua që ta marrë atë andej nga ku shkon,nuk
kthehesh më. Nuk është as ndonjë thesar dhe as ndonjë e fshehtë që,nëse nuk zbulohet,dhe
do bëhet kiameti.Sidoqoftë,dua t'ia kthejë këtë "amanet" të zotit
kudo që të jetë. Pa i rënë pragut,që të dëgjojë dera,po rrëfej,në"vija të
trasha" se ç'është ky "amanet" që bashkëjeton me mua.
* *
*
Ka
qenë muaji nëntor i vitit 2000. Aso kohe,unë punoja si inspektor për gjuhën e
letërsinë në Drejtorinë Arsimore të
FIERIT. E mbaj mend se,po në këtë muaj, isha gati për ta dorëzuar detyrën, se
kisha marrë vizën për në USA ku jetonte djali im. Qeshë vetëm në zyrë dhe,pasi
trokiti, u rrëfye një zonjë e panjohur. E skuqur sikur kish bërë faj, më
tha:-Ti nuk më njeh,por unë i kam lexuar të katër librat e tua me poezi dhe po të besoj një "sekret".
Edhe unë shkruaj poezi.Këto që po të jap,janë të parat. Të lutem shikoji dhe
dua të më japëshj ndonjë mendim.
-Po
si quheni dhe ku punoni?-pyeta unë.
-Do
vij një ditë dhe aty do të rrëfehem! Do më falësh,që nuk rri dot më gjatë,-
vazhdoi dhe,sa më zgjati dorën e ndarjes, edhe më e skuqur se më parë,u largua.
U
largua dhe unë u hodha një vështrim poezive.Nuk ishte se do të duhej përqendrim
i madh,për t'u vënë notën poezive. Nota apo gjykimi për një shkrim apo për një poezi,është,në të shumtën e
rasteve,një vlerësim subjektiv. Mua më qe"regjur" lëkura me gjykime
të tilla,të cilat, nuk është se vendosnin në rrugën krijuese të një
fillestareje që,pasi i pashë të gjitha(ato
numërosheshin me gishtat e njërës dorë), m'u fiksua që ta quaja
POETE.Se,kur ka shkruar POETJA E MADHE AMERIKANE,EMILY DISKINSON:"Në ka
gjë që më ngroh si zjarri,është poezia". Dhe mua këto pak poezi të kësaj
"zonje apokrife" më ngrohën si zjarri. ZONJA APOKRIFE,sado mezogrua,befas,e futur në"heroin lirik të saj", hiqet
sikur ka pësuar një"tërmet shpirtëror" dhe,ngaqë nuk e mban dot mbi
trupin e saj të brishtë,zë monologon me vete .Ka një vullkan në shpirt
dhe"dallga shpirtërore" e çanë koracën e magmës dhe vërshon. ZONJA ka
rënë në dashuri.Është në atë mëdyshjen e moralit puritan apo mëkatit. I shikoj
një nga një dhe arrij në përfundim:-Po t'i shtrydhësh poezitë,kullojnë dashuri.
Bëhem si"pjesëmarrës" i kësaj "torture shpirtërore" të
kësaj zonje dhe them me vete:- Sa të drejtë ka LEO BUSCAGLIA Cantreve që
thotë:- Të lejosh të të ikë dashuria,është njësoj si të të ikë jeta!
Natyrshëm,që ajo as e di ç'ka thënë Leo BUSCAGLIA,por poezia del nga shpirti
dhe shpirti i saj ka folur.
Dhe,sa
për të gjykuar që nuk flas me apriori,po e hap"Kutinë e Pandorës" që
më besoj ajo zonjë.
"Oh,sa
shumë! Oh,sa shumë!
Kam
për të të thënë!
E
vendosa të të shkruaj:
"Jeta
është e shkurtër,
Ditët
fluturojnë
Shtyjnë
njëra-tjetrën!
Ah,sa
shpejt vrapojnë!
Ditët
bëhen muaj
Edhe
muajët bëhen vite
Sa
shpejt! Shumë shpejt!
Filli
i jetës këputet.
Ndaj
dua të flas;të flas; të flas!!!
Se
ti asgjë nuk di
A
do mundem vallë
Që
të t'i them një ditë?
Jo.Nuk
e besoj:
-Kurrë
nuk ka për të ndodhur!
Ëndrra
është veç ëndërr
Prandaj
është e bukur.
Ja
një tjetër poezi:
-
Merri dhe lexoji
Gjykomë
si të duash.
Vrapova
dhe të gjeta ulur atje
Jo.Ti
nuk më pe.
Sa
pranë t'u afrova
Por,oh...
vetëtima!
Vetëtimë!U
drodha.
Ndal!,më
thotë mendja
Ndalu!
Çfarë po bën?
Ti
qenke marrosr
Mendtë
po të lënë!!!
Ndal!
Prapë u ktheva
Ika,u
largova!
Ti
asgjë nuk pe.
Ulur
pas... atje
Jo.Forcat
më lanë
Guxim
nuk gjeta.
Ose
gjykoni një tjetër poezi:
Oh,sa
frikë që kam
Unë
nga përqafimi.
Veten
fort përmbaj
Dhe
më kap trishtimi
Kur
iki nga ti,
Më
mbyt ngashërimi.
Në
një tjetër poezi, është e mbytur nga brenga dhe,po kështu, i beson vetes atë
ndjenjë që rri e fshehur. Paragjykimi dhe droja vret një poete lirike,në
gjykimin tim. Kështu ka ndodhur dhe me EMILY DISCINSON që nga droja,sa qe
gjallë,botoi vetë 7 poezi dhe,psa vdekjes,u zbuluan mbi 1500 poezi. E
përbashkëta në këtë anologji:është droja.
* *
*
Zonja
nuk erdhi më,unë po qeshë me një këmbë në yzengji,më 9 nëntor 2000,u nisa për
AMERIKË. "AMANETIN" e mora me vete,se nuk haja në besë atë zonjë aq
fisnike. Në Amerikë jetova 12-vjet
dhe,kur u ktheva në mars të vitit 2012,kisha hyrë si doku në ujë,aq sa nuk
njihesha. Në fshatin tim,ku jetova 50-vjet,pësova një"shok
psikologjik".Një bashkëfshatar më pyeti:-Nga të kemi?!!!
I
zhgënjyer shkrova poezinë:"Vij në fshat dhe nuk më njohin/Nga t'më
njohin,kur s'më shohin".Dhe zhgënjim tjetër edhe më i madh: me zonjën A...
katërvjet në një konvikt në ELBASAN,në shkollën e mesme.Konviktorët në raportet
mashkull-femër janë si motra me vëllan.Jo vetëm kaq.Dolëm mësues dhe
trivjet në fshatin e shoqe sime A... Ajo u martua në FIER dhe shiheshim përherë.
Kur ndodhesha në AMERIKË,mora vesh që A...,i vdiq bashkëshorti. Kur u
ktheva,ballas u shfaq ajo,e veshur me të zeza. I fola në emër dhe i thashë:- Mbahu e fortë dhe të
rrojnë fëmijët!
Ajo:-
Ju lutem,kush jini ju?!!! Sikur më qëlloi dikush me pëllëmbë dhe mbaj mend që i
thashë:- Ama dhe ti nuk më njohe?!!! Dhe ika pa i thënë kush isha. Kështu që
humba shpresat që të gjeja "ZONJËN E AMANETIT".Nëse e bëj këtë
shkrim,kam për qllim që t'i them asaj zonje,kudo që të jetë,që ta shkelë
"drojën",nëse nuk e ka bërë deri tani dhe të dalë me guxim me libër
me poezi.
Se
jo më kot,me kohë e ka thënë GËTE:- Kush do të kuptojë poezinë,të hyjë në të
fshehtat e saj.Kush do të kuptojë POETIN,të hyjë në kokën e tij. Dhe,ngaqë i
kuptoj poezitë dhe po hyj në kokën e poetes, jo vetëm dëshiroj që ajo të bjerë
në gjurmë të këtij shkrimi modest dhe inkurajues,por njëherësh për t'i këputur
"zinxhirët e drojes" dhe,në mos ka dalë deri tani me ndonjë libër me
poezi, të dalë sa më shpejt. Bota është ftohur dhe ka nevojë të"ngrohet".POETËT
janë ata që malcojnë plagët sociale me vargjet e tyre. Shpresoj që kjo të
ndodhë dhe me këtë autore që nuk i di as emrin.
Tiranë, 26 dhjetor 2021