Kulturë
Sevdail Hyseni: Babadimri…
E shtune, 01.01.2022, 03:30 PM
Satirike
Babadimri…
Viti
plak, o Vit i Ri
Kurrë
s’u patëm n’terezi,
Njëri
shkon xhepat rrotë
Tjetri
vjen me thesin plot!
Shkojnë
e vijnë sikur era
Sa
për të bërë “selfi” te dera,
Pak
dhurata, shumë urime
E
çojnë jetën me premtime!
Dalin
jashtë e marrim dhenë
U
dhemb shpirti për mëmëdhe’në !
Me
hajdutë e spiunë në çdo anë
E
skapitën krejt dynjanë!
Këta
që mbeten n’vatrat tona
Seç
u ngopën me të thëna,
Si
n’pushtet, si n’politikë
S’mbahet
shpirti n’retorikë!
Gjatë
kësaj kohe pandemie
S’mbeten
pika lumturie,
Kërcejnë
çmimet sa më lart
N’mungesë
rryme agregat!
Nëse
zgjat kjo krizë dhe pak
Do
t’na lidhen zorrët në bark,
Si
në kohë të madhit Naim
N’dritë
qiriu nxinim mësim!
Ikin
vitet e s’duken fare
Për
t’na lënë xhepat pa pare,
Ndaj
dhe ne t’ikim në shpejtësi
Drejt
Merkelit n’Gjermani!
Mjaft
me vitet pandemike
Dhe
dhuratat simbolike…
Që
i blejnë rrallë e tek
Te
“gjithçka” për një lek!
Babadimrit
i bëni t’fala
Këtu
te ne nuk shkon fjala,
Veç
paraja qoftë me nder
Që
na bënë dimrin verë!
Krejt
në fund o Vit i Ri
Mirë
se vjen në shqiptari,
Me
atë thesin bosh në duar
Për
shumë vjet qofsh gëzuar!
Sevdail Hyseni, 31.12.2021
(Karikatura
marrë nga internete)