Kulturë
Feti Tunuzliu: Epitaf profesorit tim
E marte, 28.12.2021, 01:53 PM
Feti TUNUZLIU
EPITAF
PROFESORIT TIM
(Esat
Stavilecit)
Yll
i artë i “lindur me fat” të bardhë n’vapë t’korrikut,
rrita
të priu n’votrën e gjakut dhe trollin e qëndresës,
ku
gurgullonte me zë të shterur uji i kulluar i Erenikut,
kur
Gjakova trazohej nga shtati i plagosur dhe rrezja e shpresës.
Kur
t’shkëlqente rinia n’sy, u hodhe si shqipe përpara shpejt,
i
bindur se “vetëm me kohë mund të fitohet koha” çdoherë,
jetoje
pa iluzione se bëmat i paskësh “kryer e përkryer” krejt,
pa
i “dhënë vetes dhjetëshe” asnjëherë !
E
quajte “profesion më të mirë … të mësosh të tjerët atë që ke mësuar për veten”,
ndaj,
blatove gati gjysëm shekull n’fole brezash për arsim,
ku
ua mësoje “gjuhën dhe stilin e lehtë të juristit” – që t’mos stepen
udhëkryqeve
të jetës n’shpërthim.
Duke
“ecur me të tjerët, e jo kundër te tjerëve”, gjatë jetës sate
përzgjodhe
“një rrugë të mesme” që n’kryet,
pa
“ndeshur në dyer të mbyllura”, sa herë që provuar pate,
sepse
krenar ke “përdor çelesat“ që t’i “kanë hapur të gjitha” dyertë.
Ndonëse
ke “pyetur shumë të tjerët” gjatë të ndershmës jetë,
ata
të “kanë pyetur edhe me shumë”, me optimizëm o pesimizëm:
për
Kosovë, Shqipëri, drejtësi, qeveri, shtet, …
e
me përgjigje t’kthyera, nuk ke “mbjellur skepticizëm”.
Tani
kur prehesh n’heshtje me gjashtë rreze t’bardha nëndhe,
dhe
pas dhjetë pranverave - kur zemrave rinore iu fale trashëgim:
“Porosi
të jetës dhe kohës” që “tërë jetën” t’kanë bre,
do
ngelësh ndër breza – frymëzim dhe ngashërim.