Kulturë
Hilmi Saraçi: Nga prathënja për librin “Mjegulla”
E premte, 24.12.2021, 12:14 PM
Nga prathënja për librin “Mjegulla” (Tema të zgjedhura)
Nga
Hilmi Saraçi
Gjatë
punës time si gazetar dhe krijues letrar dhe shkencor kam shkruar mjaft tema me
motive të ndryshme, por edhe aktuale dhe
të rëndësishme gjatë periudhës kohore
disa vjecare. Këto tema kanë mbetur të shpërndara pa një përkujdeje të duhur dhe mundësi për t’u
lexuar dhe për t’u komentuar kur është e
nevojshme. Prandaj duke menduar për këto shkrime, një ditë e pash të
arsyeshme që t’i zgjedhë disa tema të
shkruara më heret dhe t’i botoj në formë të një libri modest me titull
“Mjegulla” ( “Tema të zgjedhura” .( Mjegulla që është krijuar dhe po pengon.
Nuk ka përpjekje të duhura për ta tretur dhe eleminuar këtë mjegullë. Ajo
(mjegulla) tani ka kapluar dhe përthekuar këtë hapsirë të vendit me pasoja të
papërmirësueshme. Kjo mjegullë është mjaft e dendur dhe vështirë është të dilet
nga ajo dhe të kfjellet gjendja e vështirë që po dominon në natyrë, në vendin
tonë…)
Temat
e përfshira janë të fushave të ndryshme
që mendoj edhe në ditet e sotit janë aktuale dhe të mirëpritura nga lexuesi.
Këto tema përfshijnë tema historike siq është shkrimi për familjen Gërxhaliu e
cila ka një të kaluar të vështirë, preardhja e saj dhe shpërngulja me dhunë nga
vendlindja Resnica (Toplica) dhe sakrifica për liri dhe pavarësi gjatë Luftës
1998-1999 në fshatin Studime e Poshtme ku jeton tani kjo familje. Familja
Gërxhaliu nga Studimja e Poshtme (Martiraj), komuna e Vushtrrisë është një
familje e njohur, jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë, për historinë e
përjetimeve dramatike dhe tragjike në të kaluarën e hershme dhe të më vonshme
nga terrori serb, për luftën dhe martirizimin për çlirimin e vendit nga
pushtuesi.
Në
këtë fushë kam përfshirë një histori të cerkezëve në Hamidi ardhja me dhunë nga
Cerkeskistani, qendrimi dhe jeta e tye me disa karakteristika të vecanta të
jetës se tyre. Ata (çerkezët) ishin të
ardhur nga Qerkezkistani në vitin 1853, të ikur pas pushtimit të Çerkezistanit
nga Rusia Cariste. Menjëherë ky fshat ishte ndërtuar me kujdes të vaçantë nga
këta të ardhur (çerkezët), por edhe me ndihmen e pushtetit osman, prandaj
përmendet për pamjen karakteristike të fshatit që kishte dikur.. Më vonë
çerkezët kishin lëshuar fshatin dhe ishin shpërngulur, kryesisht në fshatin
Stanovc i Poshtëm .Ky fshat (Hamidi) është i njohur edhe në saj të luftës çlirimtare (1998-1999) si
vend të qëndrimit të UÇK-së. dhe luftës kundër armikut serb. Në veçanti shquhet
për aksionin e parë të UÇK-së në Artakoll ( 11 qershor 1998) kundër forcave
policore dhe paramilitare serbe .Emër mjaft me interes përfshihet figura
patriotike e Isa Boletinit dhe odisiada e varrimit të tij në vendlindje ne
Boetin. Prandaj kaherë ka qenë e pranishme dëshira për gjetjen dhe bartjen e
eshtrave të kryetrimit, Isa Boletinit, në vendlindje, në Boletin, mirëpo kjo
punë ishte mjaft me përgjegjësi dhe e vështirë për t’u realizuar. Megjithatë,
kjo iniciativë është ndërmarrë me përkushtim dhe angazhim dhe për të gjithë ata
që morën këtë iniciativë duhet pasur konsideratë të lartë dhe të veçantë
njerëzore dhe kombëtare.
Pastaj
shquhen tema të tjera me rëndësi të vecantë siq është Shotë dhe Azem Galica
lufta e tyre për liri dhe pavarësi kombëtare.
Mirëpo ajo që brengos më se shumti
është se eshtrat e Shotë Galicës
nuk janë sjellur ende pranë eshtrave
të burrit të saj, Azem Galicës. Varri i Shotë Galicës është i hapur dhe i rregulluar dhe vetëm pritet që sa më parë të barten eshtrat pranë burrit dhe të bashkëluftëtarëve të saj.
Në
këtë libër janë përfshirë edhe shumë tema të ndryshme letrare dhe esejistike të
cilat paraqesin shpiegime me ide të kapshme përmbatësore dhe artistike siq janë
trgimi alegorik” Cubeli” pastj
“Mjekrroshat”, “Mjegulla” (nga e ka marr
emrin libri),“Tecja”, “ Flamuri simbol i shentë
kombëtar” e të tjera me disa vështrime letrare dhe shkencore që e
begatojnë librin siq është vështrimi për librin e prof. dr Skënder Rizën, Arben
Kondon e të tjerë. Këtu kaptinë e vecantë janë disa shkrime -Opinione që
tregojnë përpjekjet kritike për ta ndërtuar shtetin e Kosovës. Në këto opinion
dialogu me Serbinë sikur nuk po tregon rezultate të pritura,sidomos pas
iniciativave të Hashim Thaqit për ndërrim, shkëmbim apo korrigjim të kufijve .
Për këtë arsye parlamenti Kosovës ka mbajt një seancë të jashtzakonshme me
kërkesën opozitës. Me këtë rast tekstit të rezolutës që paraqiti Avdullah Hoti
në emër të grupit parlsmenar të LDK-së pati mjaft diskutime dhe propozime.
Mirëpo edhe pas përpjekve për një qëndrim për harmomizim, rezoluta nuk kaloi
pasi që pozita nuk hoqi dorë që Hashim Thaqi të mos përfshihet në diologun me
Serbinë, kështu me votim nuk koloj edhe pas përpjekjeve të komisionit të
zgjedhur për harmonizim nuk u arrit të aprovohet. Kështu në këto opinione dhe
komente kemi të bëjmë me shumë paqartësi me kritika të vecanta për Qeverinë dhe
parlamentin e Kosovës...