E shtune, 12.10.2024, 02:19 PM (GMT+1)

Kulturë

Luan Kalana: Ndershmëria dhe shoqëria

E diele, 19.12.2021, 01:16 PM


Luan Kalana,  SHBA

NDERSHMERIA dhe SHOQERIA

…bejte popullore

-Si  kanë erdh kohët,  shoqnia asht bërë e pabesë,

Miqësia asht me maskë, Dashnia asht me interes.

mos me shikue Facebookun, se miqesia virtuale,

nuk e din, mashkull e femer, te 'kerkon me u "dashurue"!

Moj bukuroshja Dashni,  je lulja me bukur, për perëndi,

Të gjithë të kanë zili, bota ka rënë sevda, me ty Dashni,

Vetëm nga Cov-19 vuan Dashni,  njerëzin e ka hidhnu,

Me vaksinën “armikun”me luftu, Dashnin me shpëtu.

Të thërasin zemër, të mbajnë në gji Dashni, pleq e rini,

-Për ty Dashni mbretërit vrasin, bëjnë kurban një ushtri,

Çunat çmeden lenë kokën për bukuroshen Dashni,

Gocat nga Dashnia, lenë Nënën  e Babën, marin arati,

politikanet vrasin dynjan,  per binjaket  “Para-Dashni”!

-Poetët nga Dashnia flenë me ”muzen”, marrin flakë,

për Dashninë, poteshat derdhin mjaltë me limon, në poezi,

-Nga Dashnia burrat dredhin mustaqet, ngacmojnë vajzërin,

Dashnia e Nuses me Vjeren, asht embëlsi me piper,

Gratë për Dashnin me burrin, bëhen copë për shtëpin,

Gjyshet i ka kap pleqnia, por Dashnin e kan per zemer.

-Hapni syte nga meraklinjte e Dashnis, se ju kan mashtrue.

vetëm Nënat mëkatare, për Dashninë falin jetën e gëzimet,

të risin më të bukurat lulet Dashni -“Fëmijët” shenjtëri,

-Andaj thoni përhera, një fjalë shpirti t’amël  me lot,

Miqesin kurrë ma, mos me harrue, por  me e forcue,

C'ka po heq  dashnia, lakmia oer seks me e tradhetue,

vec kerkon ndershmerine, shpirterisht me e dashurue.!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora