Kulturë
Albert Zholi: Flet këngëtari i mirënjohur Hysni Hoxha
E merkure, 15.12.2021, 07:46 PM
Flet këngëtari i mirënjohur Hysni Hoxha: Deri tani repertori im ka 60 këngë nga të gjitha trevat e Shqipërisë
Si
zura Çmim të Parë në Kosovë me “Amaneti i Bashkimit” me tekst të Jorgo
Papingjit
Nga
Albert Z. ZHOLI
“Amaneti
i Bashkimit” me të cilën zuri vend të parë në Kosovë dhe “Çamëria” janë dy
këngët e reja të këngëtarit Hysni Hoxha. Ai tashmë e ka plotësuar repertorin me
këngë nga të gjitha trevat e Shqiëprisë. Suksesin ai e sheh dhe tek teskstet e
këngëve ku bashkëpunimi me “Mjeshtrin e Madh” Jorgo papingji është prioritar
për të…
-Keni këngë nga shumë
treva. Përse realizuat një këngë për Çamërinë? Kush ishte shtysa?
I
frymëzuar nga bukuritë Çame, tradita, këngët e bukura çame , më lindi dëshira të këndoja me pasion dhe unë një këngë Çame ,
e cila do të pasurojë repertorin tim të larmishëm të trevave të ndryshme duke
ruajtur dhe kultivuar më tutje vlerat e kulturës dhe të traditës..I mahnitur
nga bukuritë e veshjes tradicionale të vajzës çame ...më bukur flet kënga, e
cila përcjell këtë mesazh e realizuar në bashkëpunim me Edmond Rrapin, i cili
bëri orkestrimin dhe autorin ( tekstin) Afërdita Hoxha .
- Sa kohë punuat për
këtë kënge dhe ku e promovove?
Kam
punur gati rreth 6 muaj dhe është promovuar në një event i organizuar nga
Shoqata Atdhetare “Jehona Shqiptare….”
- Cili është çmimi i
fundit që keni marrë me cilën këngë dhe ku?
Me
Çmimin e Parë u vlerësova në festivalin Kombëtar Folklorik që u mbajt në
Komoran, Kosovë në 20 Nëndor 2021 me këngën “Amaneti i Bashkimit” me tekst të
“Mjeshtrit të Madh”, Jorgo Papingji , muzika & orkestrimi i maestro Edmond
Zhulali ku u vlerësova nga juria si kënga më e mirë ..
- A mendoni se kënga
popullore tashmë është kënga kryesore që pëlqejnë në Shqipëri?
Preferencat
janë të ndryshme, por besoj se kënga popullore zë një vend të rëndësishëm në
vendin tonë.
-Ju keni pasur gjyshin
pjesëtar të Luftës Nacionalclirimtare, cili është vlerësimi juaj për këtë
luftë? A keni bërë ndonjë këngë për luftën Nacionalçlirimtare?
Pa
diskutim që kam bërë. Dhe jo vetëm një, por disa me tekst të shkrimtarit,
poetit studjusit Agim Qoku që titullohet “Çermenika s’ju harron”, “Çermenikasit
dëshmorë” që ju kushtohet Dëshmorëve të Çermenikës.
Si
djalë i një familje me tradita atdhetare dhe patriotike do të ruaj dhe do të
përçoj më tutje tek fëmijët e mi dashuri dhe respekt për këto figura
patriotike.
- Cilët janë
kompozitorët dhe poetët me të cilët bashkëpunoni?
Kam
patur fatin të bashkëpunoj me emra të
mëdhenj të muzikës shqiptare si kompozitor maesto Edmond Zhulali. Edmond
Rrapi. Gjin Prenga, Shpëtim Rexha, Jetmir Mehmeti, e të tjerë. Me poetët Jorgo
Papingji, Agim Doçi, Gjok Beci, Agim
Qoku, Afërdita Hoxha, Çaush Kullafi,
aktori i ndjerë Muhamet Muca & Koçi Petriti e shumë të tjerë.
-Cilët janë këngëtarët/
et që ju bashkëpunoni?
Kam
eksperimentuar dhe do të jem i hapur për bashkëpunime të tjera të frytshme për
të nxjerrë realizime të bukura e unike , siç ishte dhe realizimi i këngës së
fundit “Moj e bardhë që m’sheh n’sy “me këngëtaren e njohur bilbilin e veriut
Vitore Rusha.
-Ju këndoni vetëm këngë
popullore jugore apo dhe të trevave të tjera shqiptare?
Jam
munduar dhe kam punuar me pasion për të pasur një repertor të larmishëm nga të
gjitha trevat …
- Kënga më e bukur që ju
veçoni nga repertori juaj?
Varet
nga momenti dhe situata, pasi secila këngë përcjell një mesazh të caktuar dhe
kur një këngë është në një moment të caktuar që të "prek telin",
është më e bukur....
- Sa këngë keni në
repertorin tuaj?
Deri
tani repertori im ka 60 këngë. Shpresoj që ky numër të vijë në rritje …..
- A mund të jetohet sot
me këtë profesion?
Nuk
mund të themi që jetohet në këtë kohë me këtë profesion megjithatë ka këngëtarë
që jetojnë me këtë profesion.
-A jeni penduar që keni
zgjedhur këtë profesion?
Të
jesh këngëtar do të thotë të përçosh ndjenjë dhe emocione nëpërmjet këngës, të
depërtosh dhe të reflektosh tek dëgjuesi .., pra nuk ka më bukur se të këndosh…
-Këngëtaret femra sot
janë më të preferuara se meshkujt. A është e vërtetë dhe pse?
Besoj
që suksesi i takon atij që e meriton , qoftë këngëtare, apo këngëtar
....preferencat janë të ndryshme, kështu që ka vend për të gjithë.
- Cilët janë idhujt tuaj
në këngë?
Unë
mendoj se në art nuk mund të ketë idhuj pasi arti i të kënduarit ashtu si dhe
degët e tjera të tij përbëjnë një koncept të gjërë e me shumë elementë ku jo
kushdo i plotëson të tëra në mënyrë perfekte. Ndërsa në një kuptim më të
ngushtë secili mund të ketë një model të preferuar qoftë në elementë e cilësi
personale të vokalit apo të zhanerit që këndon. Unë personalisht adhuroj dhe
dua Luçie Miloti, Fitnete Rexha , Hasfa Zyberi etj......
-Sa angazhim kërkon në
ditë profesioni juaj ?
Po
u more me art je gjithë kohën në punë pasi në çdo moment të ditës një situatë
ndryshe të vë në lëvizje. Unë mendoj se duhet punuar çdo ditë pasi arti bëhet
dhe pjesë e sjelljes njësoj si sporti dhe po e le të lë. Në fakt unë jam
përpjekur që të krijoj një raport të drejtë mes këngës familjes e punës e të
gjej kohë për të gjithë dhe pa u sforcuar.
Falenderime
e mirënjohje për intervistën pasi më dhatë mundësinë të shprehem e të merrem me
diçka ndryshe në këto ditë të vështira për të gjithë në raport me shëndetin për
shkak të pandemisë , por dhe të shpreh mendimet e mia në raport me këngën.