Kulturë
Mustafa Jashari: Dy romane të Ibrahim Kadriut në frëngjishte
E diele, 12.12.2021, 10:28 AM
Afirmimi i shkrimtarëve tanë në botë
DY ROMANE TË IBRAHIM
KADRIUT NË FRËNGJISHTE
Romanet “VDEKJA E ANILES” dhe “MISIONI RUS” i botuan shtëpitë botuese ST HONORÉ – PARIS dhe ÉDITION BAUDELAIRE – LYON
Nga Mustafa Jashari
Shtëpia
botuese ST HONORÉ – PARIS, më 15 tetor 2021, e botoi romanin e “VDEKJA E
ANILËS” në gjuhën frënge të shkrimtarit të mirënjohur Ibrahim Kadriut, ndërkaq
më 9 nëntor 2021, shtëpia botuese, ÉDITION BAUDELAIRE – LYON, e nxori në dritë
romanin tjetër të këtij autori: “MISIONI RUS”. Romanet në frëngjisht i përktheu
Mustafë Jashari.
Po
shënojmë me këtë rast se, deri tash, librat e këtij autori janë përkthyer në
nëntë gjuhë të ndryshme.
Me
rastin e botimit në gjuhën frënge po sjellim rezymetë e këtyre dy veprave, të
cilat në gjuhën shqipe u pritën jashtëzakonisht mirë.
“
VDEKJA E ANILES” (LA MORT D’ANILA), është një roman përtej çdo pritjeje, e
sidomos për brezat që nuk e kanë përjetuar sistemin monist.
Ky
roman paraqet kontradiktat sociale në mjedisin e një qyteti në epokën moniste
ku secila lëvizja përqendrohej, studiohej dhe ndiqej nga organet e shtetit
(policor); atmosfera e hidhur politike krijonte marrëdhënie njerëzore, kur në
sistemin e përgjimit vëllai akuzon vëllain… Anila, një gjimnaziste, e bukur, e
qetë, është viktimë e një atmosfere policore nën pretendimet sipas të cilave
ajo lexon libra të ndaluar nga sistemi. Vajza, e gjetur e vdekur afër një lumi,
përkatësisht e mbërthyer në degët e shelgut të zbritur gjer në sipërfaqen e
ujit, ndikon në personazhet të karaktereve të ndryshme... Në vendngjarje
shfaqet Gani Shyti, një gjimnazist, i cili kishte detyrë të veçantë nga ana e
Sigurimit, për të ofruar libra të ndaluar për studentët dhe denoncimin e tyre.
Ngjarja
zhvillohet brenda një dinamike plot kthesa, kur dyshimi bie mbi Gani Shytin,
por, pasi u gjet një kufomë e një emigranti afgan, Gani Shyti u shpall i vdekur
duke e identifikuar me kufomën e gjetur. Varrimi i “tij” u zhvillua, për ta
fshehur pastaj në Beograd ku do të trajnohej si oficer policor profesionist e
vrasës.
compta@editions-saint-honore.com
Romani MISIONI RUS (MISSION RUSSE), është frymëzuar nga ngjarjet reale të luftërave ballkanike dhe pushtimit të Kosovës nga ushtria serbe. Romani dëshmon përfshirjen e misionarëve rusë në ushtrinë serbe. Ky roman mbështetet në ngjarje të vërteta të kohës, përkatësisht të pushtimit të Kosovës nga ana e ushtrisë serbe në krye me gjeneralin Bozhidar Jankoviq, më 1912 dhe për depërtimin e ushtrisë serbe në Shqipëri drejt bregdetit Adriatik.
Rusia,
në qendrat e saja të veçanta, formonte kuadro të profesioneve të ndryshme dhe
më pas i dërgonte në shtetet që ajo ëndërronte të dominonte. Të përgatitur
mirë, ushtarët rusë flisnin gjuhë të rajoneve ku ishin dërguar, kishin njohuri
të mira të traditave dhe vishnin gjithashtu kostume tradicionale, në varësi të
rolit që u ishte caktuar.
Në
roman dëshmohet angazhimi i misionarëve rus në ushtrinë serbe, por edhe në
forma të tjera të ndikimit në masë, siç janë qendrat fetare myslimane, xhamitë,
për çka janë përgatitur rusët, siç është rasti i hoxhës në xhaminë më të madhe
të Prizrenit, i cili për njëzet vjet kishte kryer misionin fetar pa e ditë
xhemati se ishte rus.
Në
këtë libër, pos vuajtjeve e tragjedive që tejkalojnë imagjinatën e njeriut, e
gjen vendin e saj edhe humanistja e madhe angleze, Miss Durham, si edhe shumë
të tjerë.
https://www.editions-baudelaire.com/auteur/ibrahim-kadriu/mission-russe/