Kulturë
Qerkin Ibishi: Nexhat Halimi - Silueta e vetmisë së gurit
E premte, 10.12.2021, 07:26 PM
Disa fjalë për romanin e Nexhat Halimit "Silueta e vetmisë së gurit"
Shkruan
Qerkin Ibishi
Erdhi
në opinion romani i Nexhat Halimit "Silueta e vetmisë së gurit" me
një stil të veçantë që përshkruan jetën me ngjarje të minatorëve, malësorëve të
Shalës e ngjarje që kapin një horizont jete të njerëzve të rëndomtë, që me
djersën e tyre ngrisin jetë e të bëma, me frymën e tyre të rëndomtë përjetuan e
tejkaluan vështirësitë jetësore. Vë në pah çastet e përjetimet, takimet e
ndarjet, shkrime për jetën e vdekjen, për rropatjet e secilit për atë gjë, të
cilën nuk e ka gjakshkrimi, veç gjithnjë e ëndërron. Shkruan për njeriun që një
pjesë të shpirtit të vet e ka në natyrë, e gjen te lulet, të cilat i mbledh dhe
zbret në qytet t i shes, për njeriun që në peizazhin e ngrirë të luleve të
kristalta, në nëntokën e art me djersë e siguron bukën për vete dhe familjen,
për malësorin e varfër që shet gjelin, apo një dëngë drunj për të blerë
abetare, laps e fletore, për fëmijën që ka nis jetën në horizontin e dijes,
për, për katrahurën e varret që krijojnë kolonët dhe trimërinë e malësorëve që
ballafaqohen me ta mbrojt pronën shekullore të tyre, për thellësitë e shpirtit
të malësorëve që gjysmëjetën e kalojnë në minierë dhe të tjerëve që nuk janë në
punë, por rropaten me dallgët e jetë për të mposht varfërinë dhe për të mbajt
krenarinë e tyre prej malësori që jetojnë në ambiente të bukura e peizazhe të
mahnitshme që ua ka falë natyra.
Veçmas
dallohen për lexuesin dhe kritikën shkrimet për Isa Boletinin, për Kullën e tij
dhe luftërat e përhershme për lirinë e popullit shqiptar dhe copëzat e thëna
nga goja e tij në sipërfaqet e kujtesës së mbamendjes sonë si dhe insertet nga
jeta tragjike e poetit të shquar, Rrahman Dedaj, njërit ndër poetët e
pashmangshëm të antologjisë së lirikës shqipe.
Kjo
vepër përmban copëza kujtimesh të
gazetarit që shkruante reportazhe e skica për lulet e kristalta, hyrje në gojën
e përbindëshit, gjelin në frëngji, për asnjë gjurmë të mos fshihej prej ballit,
për zogun që nuk shihet, peizazhin e ngrirë, për një Avdi e një Sadri, për dy
varre nën dy pemë, plakun dhe gjelin që e shet për abetare, laps e fletore,
thellësitë e shpirtit, minierën nën det, por puthjen në orën 24.
Romani
i poetit dhe shkrimtarit të njohur, gazetarit që tërë jetën ua kushtoi
shkrimeve në të përditshmen Rilindja është mjaftë tërheqës për lexuesin që ka
rastin ta ketë në duar.