Kulturë
Përparim Hysi: Kulaku dhe Veterani
E diele, 05.12.2021, 03:00 PM
Kulaku dhe Veterani*
(tregim)
Nga
Përparim Hysi
Të
dy i kam njohur. Kulaku jetonte në fshatin ku banoja dhe,për të qenë më i
përdrejtë me lexuesin,kisha të bëja në lidhje të vjetra familjare me të.
Ky,Kulaku, është ai që flet,përmjet meje, në tregim. Veteranin,së pari, e kam
njohur nga libri se ka bërë emër në LNÇL. Ka qenë një komandant trim dhe
popullor në zonën ku ka luftuar. Ka një përkim të çuditshëm:si Kulaku dhe
Veterani janë nga një zonë juglindore e vendit. Të njohur prej kohësh me
njëri-tjetrin dhe "çudia e
dytë",në mund them kështu është fakti që,që të dy, jetojnë në një zonë të
jugut. Veterani në qytet (i biri është kuadër dhe kanë trasferuar këtej, nga
jugu) dhe Kulaku në një fshat shumë afër qytetit.
Sado
ardhur nga një zonë e largët,Veterani u bë i njohur në qytet.Dhe jo vetëm kaq:
të gjithë e nderonin se emri i tij kish bërë jehonë gjatë luftës.Natyrshëm
që,Kulaku, as njihej në qytet,se kishte ardhur nga larg
dhe"damkën-kulak",si me"vulënoteri",-shpotiste ai,- e kam
nga kush tjetër. "Kushtjetri"
njihej me emër nga Kulaku .Ishte kush ishte
ky,"kushtjetri",por dhe bashkëluftar me këtë Veteranin.
Një
ditë prej ditësh,- tregonte KULAKU,- e takova VETERANIN dhe i qava hallin. Ma
kishin vënë atë"damkë" fare kot,kur një pushkë nuk hodha kundër
partizanëve dhe shikoja hallin tim në
një"dyqankë" të vogël. I thashë:-Kush tjetër më mirë se ti më
njeh,bëj një fjalë për mua. Ai:- Epo iku koha jote,o KULAK-be, se kot nuk e
fituam luftën dhe zotrote bëje sehir në atë kohë,kur rrezikohej koka.
"Samarin" që të kemi vënë, të ma gëzosh! Qeshi, i kënaqur;fshiu
mustaqet dhe më tha:- Sado që emrin ta
di,që sot e tutje do të thërres:- Kulak-be!!! Qeshë gati që t'ia shkulja ato
mustaqet e bardha që e tregoni burrëzemani,por kot nuk thonë këtu,në MYZEQE:-Po
u shkele me patok, e bën vezën të madhe!
Kafshova
gjuhën dhe me vete thashë:- Sytë mos t
'i pafsha!
* *
*
Kisha
kohë pa e parë,ish-krahinarin tim apo VETERANIN. Qëkur kish lënë luftën
kish"nxënë" pak atë"zanatin tim"(Kulaku që nuk jeton
më,jetoi gati 90-vjet dhe mund të ketë pirë"njëautobotë" me raki).
Kur më tha"zanatin tim", e mora vesh që edhe VETERANI notonte në ato
ujëra. Shpesh (se përditë"valencë e lirë") ngujohej në klub dhe
priste nga dikush"darova",siç bëjnë pijanecët shpesh. Unë hyra,- tha
KULAKU,-kur VETERANI,sikur t'i qe hapur barku për mua,bërtiti:- Po hajde,or
mik,këtu se kemi kohë pa parë! Aha,-mendova,- më duket do të më peshkojë. Unë
vërtet"samarin e kam",por nga mendja jam qiqër.
Jo
vetëm më zgjati dorën,por më tërhoqi drejt vetes. Po mua,kur më ka lënë goja
rehat:- Veteran-aga,- fola me shpoti,- se mos të ngjitë
këtë"gripin"që kam mbi vete,se jam,po ai,"KULAK-beu!". Dhe pa i lënë kohë të thoshte ndonjë fjalë,i
fola kamerires:- Razie,dy teke raki!
Ai:-
atë timen ma bëj dopio dhe,meqë erdhën ato të mbrendshmet dhe një meze me
mëlçi! Aha,-mendova,- po gjuaka rëndë VETERANI. Unë në luftë s'kam
qenë,por"pushkën e mendjes" e kam plot. Nëse vërtet do të më
peshkojë,po e provoj dhe njëherë:- Razie,-bërtita,- m'u mbarua kjo gota. Na bëj
dhe dy teke të tjera se dhe ky"miku" po e mbaron.
Timen,dopio,-
sokëlliu Veterani,- dhe një meze tjetër se nuk kam ngrënë mëngjes! Ou! Veterani
qenka keq nga mideja.
Mendon:ky,KULAKU.
do paguajë se më kot s'ia kemi vënë atë"samar" mbi kurriz.por mua s'ma ha buzë atë kulaç,ndaj thirra kamerieren
dhe i thashë:-Kam porositur dy teke për vete dhe dy
për"mikun",domethënë dy dopio,sa bëjnë?
Ore,-
tha VETERANI,- po këtë"dëmin
tim"? Mos më turpëro se ti e di sekush jam!!! -E
di,-bërtita,por"samarin si KULAK-be",nuk ma heq dot, O VETERAN-aga!
Ika dhe e lashë atje,pa ia"paguar dëmin".
*Kulakut iu hoh
kulakllëku prag viteve nëntëdhjetë.
Tiranë,29 nëntor 2021