Kulturë
Jahja Drançolli: Albania sipas një harte të vitit 776
E enjte, 02.12.2021, 05:38 PM
Jahja Drançolli:
ALBANIA
sipas një harte të vitit 776 (një kopje e vitit 1060), e quajtur kështu nga
bardhësia e popullit të saj dhe ngjyra e flokëve të tyre, shtrihej nga lindja,
pranë detit Kaspik dhe bregdetit të Oqeanit të Veriut (në të cilin besohej se
derdhej Kaspiku) deri në Liqenet Maeotide (Detit të Azovit), përmes rajoneve të
shkretëtirës ku qentë ishin aq të fortë dhe të egër sa mund të vrisnin luanë.
Për
pushtuesit e historisë lidhur me këtë
hartë kam një mesazh: Arbëria mesjetare e Europës Juglindore, pra trojet
e sotme etnike iliro-arbërore-shqiptare si pjesë e Ilirikut (Epiri, Dardania,
ndonjë pjesë e Maqedonisë...) nuk kanë lidhje etnike, kulturore apo fetare me
këtë Albani, që sipas disa sharlatanëve të historisë thuhet se origjina e
popullit tonë vjen pëikërisht nga Albania përtej Karpateve.