Kulturë
Fritz Radovani: At Gjergj Fishta – Hymni i Flamurit Kombtar
E marte, 30.11.2021, 06:57 PM
NGA AT GJERGJ FISHTA:
HYMNI I
FLAMURIT KOMBTAR
Hartimi
i këtij Hymni asht ndoshta momenti ma i lumnueshem e ma guximtari për Poetin
Kombtar. Malazezët mbas shtatë muejsh rrethim kishin hi në Shkoder. Me gjithse
këtyne iu desht me dalë, Fuqitë nderkombtare nuk e ngritën Flamurin e
Shqypnisë. Ishte nata e kremtes së Shna’ Ndout, 12 Qershor 1913. Po mbushej
gati moji që se Fuqitë nderkombtare kishin marrë sundimin e qytetit (me 14
Maji). At Fishta , këshillue me disa bashkëvllazen të vet, kishte vendosë me
ngritë Flamurin e Shqypnisë, e në ketë entuzjazem kishte hartue edhe Hymnin, qi
u kjé mësue njiheri fëmijvet të shkollës françeskane. Ndersa, pra, prej
kumbonarjet të Kishës së Françeskanve të Gjuhadolit valvitej Flamuri ma i madh
se katër metrash, fëmija me njiherë, si u patne porositë perpara, u shpërndanë
çeta-çeta nepër rrugët e qytetit tue këndue: “Porsi fleta....”.
Me
njiherë erdh urdhni prej sundimtarit të qytetit, Kolonel De Philipps, qi t’a
ulshin Flamurin, por Françeskanët nuk iu pergjegjën kurrsesi urdhnit të tij. (Komenti At Viktor VOLAJ)
1941
1. Porsi fleta e Ejllit t’ Zotit
Po
rrehë Flamuri i Shqypnis,
E
thrret t’ bijt e Kastrijotit
Me
mbledhë tok nder çetë t’ ushtris.
2.
Bini, Toskë, ju, bini Gegë!
Si
dy rrfé, qi shkojn tue djegë!
A
ngadhnyesë a t’ gjith deshmorë!
Trima,
mbrendë! Me dorë! Me dorë!
3. Per mbas Flamrit t’ vet Shqyptari,
Kur
rrokë armët per t’ drejta t’ veta,
Atje
lufta ndezet zhari,
Atje
anmiku vehet m’ t’ leta.
Bini,
Toskë!....
4. Mbi njatë Flamur Perendija
Me
dorë t’ vet Ai e ka shkrue:
“Per
Shqyptarë do t’ jét Shqypnija;
Kush
u a prekë, ai kjoftë mallkue!”
Bini,
Toskë!....
5. Shka? A thue ‘i mend se atë tokë t’
bekueme,
Qi
vetë Zoti na ka dhanun,
Sod
me e shkelë kamba e poshtnueme
E
nji t’ huej’t na kem m’ i a lanun?
Bini,
Toskë!....
6. Ah; jo, kurr. Njiqind herë para
Kem’
me u shkri me gra, me fmi!
Kem’
me mbetë kortarë nder ara,
Se
me shkelë lamë t’ huej’n n’ Shqypni.
Bini,
Toskë!....
7. M’ kambë, Sokola të Shqypnis!
Flamri
ynë, qé, n’ ajr po shtiellet
Si
pol veshet t’ Perendis,
Kah
na ban hije prej qiellet.
Bini,
Toskë!....
8. Ma mirë dekë me u shue nen hije
T’
Flamrit t’onë në fushë t’ mejdanit,
Se
me rrnue nji jetë robnije
Per
nen sukuj t’ huejë t’ Balkanit.
Bini,
Toskë!....
9. Armët e Besen na i njeh bota;
Trima
n’ zâ kem’ pasun t’ Parët,
Luften
né na e msoi Kastrjota:
Kè,
thue, frigë do t’ kenë Shqyptarët?!
Bini,
Toskë!....
10. Urra! Djelm, eh ‘u u dhashtë e mbara!
Sod
a kurr, me dekë p’r Atdhé!
Flamri
i ynë, qé, u nis perpara:
Ndimo,
Zot, per Atmè e Fé!
Bini,
Toskë!....
Shenim nga F. Radovani: Mendoj se Rinia asht mire me u njohë
me këte Hymen.
Melbourne, 26 Nandor 2021.