Kulturë
Mevlud Buci: Pa fre
E enjte, 25.11.2021, 07:53 PM
FABULA
DHE EPIGRAME
MEVLUD BUCI
PA FRE
E
mbathën një kalë,
I
vunë potkoj,
Ai
sillej vërdallë
Pllajës
harbonte.
E
nisi revanin
Kodrave
gjelbëruar,
S`e
duronte samarin,
Kalë
i harbuar.
Që
atëherë e qëmoti
U
përhap mbi dhe:
Dështak
del i zoti
Me
kalin pa fre.
MJEGULL
U
mendua ujku te gardhi
Se
ai pa shumë rregull,
Para
se drita të zbardhi,
Sulmoi,veç
kur ra në mjegull...
KAKARISJE
Sa
ra nata ,një pulë këndoi.
Ajo
që sillej serbes-serbes,
Koha
të vërtetën provoi:
Kjo
nuk bën vezë në mëngjes.
TENDERIM
Ua
dha pa mëdyshje juria e mavrisë,
Ua
dha koncensionin horror të qeverisë,
E
dhanë me votë,pa ngurrim,
Ujkut
ia dhanë të bëjë tenderim.
GARË
E
nis sulmin të bëhej i parë
Ujku
plak që iu zunë shtigjet,
Në
emër të ligjit bënte si i marrë
Bënte
revan, se gjoja mbron ligjet.
SHUSHUNJË
E
zgjodhën e ngritën e bënë deputet
E
mirëpritën e respektuan shumë,
Ai
vetëm dërdëlliste në parlament
Larg
elektoratit, si shushunjë...
ANTIHUMANI
Një
pacient,disa ditë me radhë
Vajti
për t`u vizituar,
Dardha
o njeri bie nën dardhë
Me
biznesin janë shartuar.
POSTOMANI
E
shkarkuan nga posti i drejtorit
Atë
që kishte bërë plot dredhi,
Eprorët,geni
i horrit të horrit
E
bënë zëvëndës-ministër në qeveri.
EKRAN
E
nisën bisedën me dam-dume,
Të
shquarit që bënin si arrat në thes,
Ata
që koha i barazon me krunde
Karrieristë,llafollogë
shpirtzes...
HESHTJE
Ajo
trumbetoi luanit :ik,ik!,
Ajo
brodhi shesheve në bulevard,
Mbeti
me gisht në gojë,u fik,
Politikani
gojëndyrë,bastard.
Një
laraskë si motër qeshte.
Si
vallë tellallja heshtte?..
FUND
Pinin
lkrah për krah njëri-tjetrit
Bën
revan posteve shtetërore,
Koha
i nxori si lëkura e pjeprit
Të
ngjiturit me stile dredhore.
Kur
u dolën lakrat në shesh
I
thanë njëri-tjetrit të palara,
Bota
u çudit me ta duke qesh.
Mjerë
kush na paska pri përpara!...
SINONIM
Në
monizëm ishte propagandist,
Në
neomonizëm patronazhist,
Një
luznak që me batuta na shkriu
Tha
:Ali Hoxha,Hoxhë Aliu...
PAUDHËSI
Bëjnë
sikur zihen në parlament
Flasin
me batuta,citate,gallata,
Gënjeshtarët,hipokrizinë
kanë talent,
S`njohin
veç lajka e shamata...
POST
Akuza,akuza
e veç akuza
Përbaltje,grindje,stil
harkor,
Thashethemet
porsi tërkuza
Viva-viva
posti shtetëror!
DËSHTIM
Bëjnë
sikur grinden,dërdëllisin,
Ata
që përbetohen,livadhisin,
Shqyhen
për ata që i votëbesojnë
Paçka
se elektoratin harrojnë.
TARTUFËRI
E
ngjiti në aparatin ministror
Nusen
e shokut të etur për pozitë
Pushtatari
mjeshtëri si hamshor,
Dredharaku,kopuku
i pa meritë..
PËSIM
E
pësoi nga dlirësia,
E
goditën lajkatarët dredhia,
Ishte
i hapur,i sinqertë,
Por
kot s`i thonë:
Pyet
shtatë a tetë
Dhe
bëj si të dish vetë.
MJERANI
Edhe
titujt i lexon kalimthi
Me
përbuzje shpërthen në zili,
I
ngjitur posteve me lajka vetëtimthi
Kolltukofagu
i lindur për dredhi.
KNFORMIZËM
Ajo
hesht,kurrë nuk debaton,
Fjalët
e drejtorit i quan hyjnore,
Veç
thotë amin dhe penetron
Për
drejtuesit bëhet therore.
THIRRJE
Urith
e dhelpra,ujqër dhe çakej
Bredhin
e bredhin si të mëdhenj,
Dërdëllisin
me forcë pa merak
Sitë
e kohës bëhu o SPAK!...
KAZANËT
Nisin
bisedën në ekrane,në tavolinë,
S`lënë
rend filozofë-babaxhanët,
Populli
nënqesh me gjurulldinë
Prashisin
në kep llafollogët,kazanët...
JANË POR(!)
Qysh
vallë shtetari kot flet?
Zotimet
e tij janë si shkarpa,
Boshët
pa prova,boshët në pushtet
Janë
si ata të plakut,por te vatra...
MASHTRIM
Erdhën
në bazë delegatë me dyzina
U
zotuan,folën e folën me eks,me bujë,
Gënjeshtarë,servilë
e konkubina
Dolën
fyl,bënë vrima në ujë...
REALITET
Të
shara,citate,logje- batuta,
Grindje,mëri
e plot demaskime,
Depu-lanetët,pordhitikanë-prostituta
Për
popullin deviza:bosh e hime..
EKSTREMIZËM
Ajo
grindej,ndërhynte në fjalë si pykë
Pa
leje,në parlament,kur tjetri fliste,
E
specializuar me dy diloma në Amerikë
E
përdala,karrieristja ekstremiste...
SHARLATANËT
Vallë,përse
ngjiten duke e dredhur
Përse
kërkojnë pushtet,pozitë,
Llafollogët,pordhilitikanë
të rrjedhur,
Kryekopukë,pa
hiç meritë.
Janë
gen dredhie-vlla me shejtanët,
Votë-përdruesit,të
pafytyrët,sharlatanët...
FLURACËT
Flasin
për ligj e për drejtësi
Për
demokraci flasin,për shtet,
Ata
që demostrojnë veç hipokrizi
Tellallët
që pëllasin në parlament.
DY GJELAT
Nuk
fituan pushtet,ua vodhën,
Boshi
kurdoherë bosh mbet,
nuk
vendosi drejtësi e përdrodhën
I
ngjan shtëpisë pa themel.
Qeshte
plaku dhe gjyshe Suela
Gajasej
dhe bota me dy gjela.
KARAR
Një
kalë i harbuar pa samar
Bridhte
pllajave,afër një mali,
E
tha një i urtë,i drejtë,mentar,
Pesëqind
napolona freri,pesëdhjetë kali.
ÇNJERËZORE
Tek
ngiste i lirë,gjetkë në pyje
Mu
te brezaret,afër një lumi,
Ia
shuan jetën këtij shenjtori urtësie
Çnjerëzorët
vrasin,siç u vraka pëllumbi.
TRIUMF
E
stërmunduan Sizifin që ngjitet në lartësi
Ia
rrokullisën gurin,ai nxirrte psherëtima,
Koha
i dha meritat,koha i dha lavdi
Jo,kurrë
Korabi nuk ulet me pështyma...