Kulturë
Jahja Drançolli: Një shembull i tolerancës fetare te shqiptarët e shekullit XVIII
E diele, 21.11.2021, 07:40 PM
Një shembull i
tolerancës fetare te shqiptarët e shekullit XVIII në penat e personaliteteve të
shquara të botës!
Nga
Jahja Drançolli
Me
interes të veçantë sot janë përshtypjet e shkrimtares angleze me origjinë
aristokratike, Lady Mary Wortley Montagu (1689-1762, Londër), të cilat lidhen
me tolerancën tonë fetare. Shkrimtarja në fjalë ka lindur në Londër, pasi
bashkëshorti i saj Edward Wortley Montagu u emërua ambasador britanik në
Stamboll, shkrimtarja Lady Mary Wortley Montagu, tashmë në cilësinë e një udhërrëfyese
të vëmendshme në një letër të datës 1 prill 1717 njoftonte se “shqiptarët
shkonin në xhami të premteve dhe në kishë të dielave.” (“They go to the mofques
on Fridays, and to the church on Sunday, faying for their excufe, that at the
day of judgment they are fure of protection from the true prophet; but which
that is, they are not able to determine in this world. I believe there is no
other race of mankind, who have fo modeft an opinion of their own capacity”).
Gjithashtu mbresëlënëse janë edhe raportet e tjera të saj për luftërat e
shqiptarëve ndaj Perandorisë Osmane dhe bashkëpunimin e tyre pavarësisht nga
përkatësia e tyre fetare!