Kulturë
Kolec Traboini: Byk-kultura bën panairin e librit
E merkure, 17.11.2021, 07:18 PM
BYK - KULTURA BËN PANAIRIN E LIBRIT
Nga
K. P. Traboini
Në
vitin 1991 sapo kisha shkuar emigrand në Greqi ku gjeja e parë që më ra në sy
ishte pazari i madh i Monastiraqit në qëndër të Athinës ku gjeje edhe qumësht
dallendyshe, siç i thonë, kur disa qindra kilometra në perëndim shqiptarët nuk
kishin as bukë. Më bëri përshtypje gjithashtu një nga rajonet me të vjetra
pranë kodrës Likavito, Kolonaqi, ku kishte me dhjetra librari ngjitur prane
njëra-tjetrës dhe shtëpi botuese plot e, me qe jemi tek librat, veçanërisht
Panairi i Librit në Athinë. Ky panair zhvillohej në natyrë në dy anët e rrugës
aty tek Pallati i shqiptarit që punonte për Greqinë, Vasil Zhapa, por grekët i
thonin Zapio. Bashkia kishte vendosur banake e rafte këto të mbuluara dhe
dukeshin si dyqane portative. Ishte një gjë e bukur ti shihje këto shtëpiza
libri, disa metra larg njëra-tjetrës dhe nën krahët e pishave. Kisha menduar se
edhe në Tiranë, në dy anët ku është bulevardi "Dëshmorët e Kombit"
mund të bëhej mrekullisht kështu. Dhe duke e venë qëndrën e Panairit në një
vend aq domethënës, tek busti i Naim Frashërit. Po he thomëni kush ta bëjë?
Erioni i Bashkisë që na sjell 2 orë ujë në ditë, më keq se në kohë të
diktaturës. Apo uzurpatori i shoqatave botuese, Kujtim Ymer që si ai Armand
Duka i Federates së Futbollit, i kanë kthye këto institucione në tokë të zanun.
Kanë zënë rehat në Pallat të Kongreseve, ku njerëzit mblidhen (pa dasht të
ofendoj njeri) si minjtë. Dhe Corona Virusi i pamëshirshëm bëhet zot i situates
duke marrë jetë njerëzish. Po ku pyesin
këta që përmendem, apo dhe folkloristi i foltoreve me Kojrillen e tij
greko- amerikane, të cilët as duan të dijnë se përditë vdesin njerëz. Dhe meqe
pushteti hesht, ministresha e Shëndetësisë mban fjalime, mund të konsiderohen
edhe këto bashkëpunetorë në krim. Por edhe SPAK-u që bën nje sy qorr e një vesh
shurdh, nuk është i pafaj; është i kapur nga politika mesa duket. Po le të
shkojmë me tej. Edhe Panairi i i sivjetëm i Librit do të zhvillohet nëpër
ëndrrat delirante të organizatorëve që nuk lexojnë asnjë libër që botohet në
Kosovë dhe Shqipëri dhe kanë kurajon të ndajnë çmime për kë të duan e si të
duan. Janë bërë çmimet si simite. Konsiderojnë sukses me bla-bla në media një
panair inekzistent dhe ndajnë çmime. Një sharlatanizem i tillë nuk guxonte te
behej as ne diktaturë ku gjithsesi komisionet e vlerësimit ishin të detyruar ti
lexonin veprat që autorët paraqisnin. Por këtu nuk ka konkurim. Këtu sundon
byk-kultura. A e patë si u laurua me kurora dafinash poeti që frymëzohet nga
maja e pikaloit në Angli. E do ta çojë përpara poezinë në Shqipëri e Kosove
nëpërmjet facebookut. Por edhe atje nuk i gjejmë dot poezitë e laureatit. Është
krijuar një grupim që manipulon gjithçka nëpërmjet miqve e tarafit. Këtu nuk
konkurojnë vlera. Këtu parakalojnë si turma amorfe pa indentitet antivlerat që
bëjnë ligjin e Maliqin si kudo edhe në fushën e artit. Frederik Rreshpja i
njohu më mirë se askush këtë lloj brumi batak dhe prej tyre hoqi kalvarin e
poetit të kryqëzuar burgjeve te komunizmit vetëm pse tha "Po pse more, me
veprën e 19 (të Enver Hoxhës) do bëheni poetë". Dhe rioshët e poezisë e
dëgjuan dhe e spiunuan. Dy burgje beri Frederik Rreshpja e tani nuk është në te
gjallë. Ndërsa poetët që u bënë me veprën 19 të Enverit nën sqetull, vazhdojnë
të lazdrohen në opinionin publik pa u ngopur kurrë me lavdi. Paradoks i kohës
të cilin mjerisht po e përjetojmë. Dhe qershia mbi tortë: Një panair me
denoncuesen e poetëve të ekzekutuar, në podium. Lavdia e Memurreve të
Byk-Kulturës. Mirë ka thënë, në mos gaboj Nitche, në ferr nuk gjen më djaj. Të
gjithë kanë ardhur në tokë. Dhe thonë se komunizmi ka ngordhur. Jo besa. Vemjet
janë gjallë.
©
k. p. traboini 2021