Kulturë
Xhafer Leci: Përkujtojmë Shaban Bobaj në një vjetorin e amëshimit
E merkure, 01.12.2021, 07:11 PM
PËRKUJTOJMË SHABAN BOBAJ NË NJË VJETORIN E AMËSHIMIT
(01.07.1951-02.12.2020)
Nga
Xhafer LECI
Atdhetarët veprimtarë të
mëdhenj e të devotshëm të çështjes tonë kombëtare, nuk vdesin kurrë sepse pas
vetës lënë një lum veprash.
Gjithë ata mijëra mërgimtarë, në veçanti, në radhët e LDK-së, të cilët e kanë
njohur, janë mburrë me Shabanin, duke filluar nga kryesia e atëhershme e
Degës së LDK-së, si Hafiz Gagica, Sali Çekaj, Donika Gërvalla, Hazir Krasniqi,
Marjan Tunaj, Agim Kamberaj, daja Adem Thaçi, Idriz Zeqiraj, Emrush Lokaj, e
shumë të tjerë.
I tillë ishte Shaban Bobaj, një burrë besnik e fisnik, i cili rrjedh nga një
familje e madhe e Kabashëve të Prizrenit, e cila, në të gjitha periudhat kohore
të historisë sonë, kanë kontribute në luftëra dhe paqe.
Shabanin, e njoha rastësisht në vitin 1980, në banesat e Firmës
"Merecdes Benz", në Sindelfingen të Gjermanisë, i cili banonte në një
dhomë bashkë me kushëririn e tij, Mejdi Rexha, tash i ndjerë, ndjesë pastë.
Nga Kosova, Gjilani për ta blerë një veturë "Mercedes", erdhi miku i
shtëpisë tonë, Avokat Hasan Hoti. Shabani dhe Mejdiu, edhe pse ju treguam
arsyen që po kërkonim me ble një veturë, megjithatë shumë pak flisnin,
hezitonin sidomos Mejdiu, sigurisht për shkak të veprimtarisë së tyre në
ilegalitet. Vullnetarisht u paraqit një shqiptar, i cili po ashtu punonte në
"Mercedes" dhe na ndihmoi për ta blerë veturën.
Jemi parë disa herë nëpër demonstratat e vitit 1981 të organizuar
në Perëndim, ku merrnin pjesë,përafërsisht nja
500 deri në 4 000 mërgimtarë, në
mesin e tyre mund të kenë qenë disa
qindra me bindje markësiste,
leniniste-enveriste të grupeve ilegale dhe, ndonjë titoist i dyshimtë... Kurse
të tjerët mbi 90%-ind,as nuk ishin enverist, e as titoist, por puntorë,cilët i
bashkoheshin parullës Kosova Republikë. Më vonë pas atentatit të kryer nga
UDB-a Jugosllave në Untergruppenbach, më 17 janar 1982, unë kam marrë pjesë në
ceremoninë e varrimit, me vëllain tim Balën, kushëririn Begun, dy vëllezërtit, Brahim
e Isuf Shala, edhe dy turqi Osman
Helvaci dhe Osman Yildirim. të cilët punonin me mua, dhe shprehën dëshirë të
merrnin pjesë në varrim...
Me Shabanin jemi parë edhe
nëpër homazhe të Tre heronjve, Jusuf e Bardh Gërvalla dhe Kadri Zeka, nuk kemi
biseduar për politikë, unë nuk ju kam takuar grupeve ilegale.
Shabani, për shkak të afërsisë që ka pasur me vëllezërit Jusuf e Bardhosh
Gërvalla dhe Kadri Zeka, Faridin Tafallari, Kolë Paloka,Mejdi Rexha, Nami
Ramadani, Kolë Mërturi, Enver Ismajli,Hismet Klaiqi etj., afër 20 vite nuk e ka
vizituar Kosovën me shumë shokë, për shkak të veprimtarisë së tij ilegale, deri
në çlirimin e Kosovës më 1999.
Për vizitë para varri të
Shabanit,unë Xh.Leci, me disa bashkëveprimtarë: Ajet Mehmeti, Tefika Kallaba,
Ruzhdi Veseli, Imer Matoshi, e Xhevat
Bekteshi dhe, familjarë i vëllai, Muharrem Bobaj, djemtë, Hisen,Haxhi dhe Lumni
Bobaj dhe miku i tyre, Feriz Tafolli !
Lavdi dhe nderim të përjetshëm jetës dhe veprës atdhetare të Shaban
Bobajt!
Në kohën e themelimit të Degës së LDK-së, në Esslingen Zell të Gjermanisë, më 5
maj 1990, nga Kirchheim/Teck, kemi marrë pjesë, unë Xh.Leci, Qemajl Morina,tash
i ndjerë,ndjesë pastë, Mejdi Laçaj, Hasan Dançe dhe Gani Avdyli.
Shpejt u themelua Nëndega e LDK-së në Baden Württemberg të Gjermanisë, ku edhe
Dega e kishte selinë në Stuttgart. Edhe neve menjëherë në Kirchheim/Teck,
themeluam aktivin e LDK-së.
Dikur kanë qenë mbi 365
aktiva të LDK-së në tërë territorin e Gjermanisë. Vetëm Nëndega jonë këtu, në
B.W., ka pasur 74 aktiva, me një anëtarësi prej mbi 7000 vetash. Për
të gjitha këto 74 aktiva Shabani ka ruajtur të gjitha raportet që ka marrë, si
ato financiare të anëtarësisë obligative, si për aksionin me 1991 me moton për
“Vetëmbrojtje”, aksioni më 1998-të “Gjithçka për "Pavarësinë e
Kosovës”, të 3%- shit etj. Nga këto aktivitete që
përmenda janë grumbulluar me qindra miliona DM.
Natyrisht që këto aktivitete i kemi bërë bashkërisht të gjithë neve
veprimtarët, po përmendi vetëm anëtarë
të kryesisë së ngushtë të Nëndegës së LDK-së për Baden-Württemberg Dan Gashi,
Selim Koca,tash i ndjerë, ndjesë pastë,Raze Rexhepi, Mejdi Laçaj, Faridin
Tafallari, Ajet Mehmeti, Tefik Kallaba, Enver Sinana, Zenel Vatovci,Emrush
Çeku,Hasan Hajdaraj, e shumë të tjerë, por sukseset e mëdha lidheshin më shumë
me emrin e Shabanit!
Vetëm në tubimet tona në kuadër të aktivit të LDK-së dhe Shoqatës
„Kadri Zeka“, Shabani ka marrë pjesë me dhjetra herë,po ashtu edhe Dan
Gashi,cili pas tërheqjes së Shabanit, disa vite ka drejtuar Nëndegën,në
cilësinë e kryetarit.
Shabanin, e kisha edhe mik shtëpie dhe,
gjithashtu, mik shtëpie dhe shumë për zemër e kishte Mejdi Laçaj.
Femrat shqiptare kanë luajtur një rol të madh, në zhvillimin e aktiviteteve në
shumë fusha, si: Sadrije Salihu, Sofije Dumnica,Afërdita Shkreli,Gjylije Lecaj,
Afërdita Dauti- Xheladini, Drita Jakupi, Naibe Gashi, tani e ndjerë
etj. Më duket se po bëhet një listë tepër e gjatë, nëse i përmendi të
gjithë anëtarët e kryesisë, dihen emrat e tyre janë në procese, nuk do i
harrojmë për jetë e mot.
Wendlingen, 02.12.2021