Kulturë
Tahir Bezhani: Ikja as natën nuk ndalet
E enjte, 09.12.2021, 06:37 PM
Tahir Bezhani; tri poezi
ECJE TË TYMOSURA
Aromë
lagështie myk i shprishur
Shtresohej
në varëset e rrobave në dollap
Në
xhepin e majtë të xhaketës
Ishte
një paketë duhani e çakmaku i bardhë
Dorë
e lodhur e mbërrin “zodiakun” e gjatë
Në
dhomë rrathë tymi si histori
Fije
mendimesh figura lypsarësh
Njerëz
të tretur skajeve të botës
Një
gotë verë në tavolinë dite
Ngacmonte
etjen e sëmurë e kronike
Buzëqeshja
rrapëllonte skajeve të buzëve
Si
mëngjeseve vjeshtore mbuluar me vesë
Tymnaja
shponte parvazet e dritareve
Balli
ndizej mbuluar me djersë të ftohta
Një
kollitje larg dëgjohet në rrugë
Gjumi
kishte marrë arratinë
Mëngjesi
kishte thithur gjithë nikotinën
Dikush
kishte pirë verën në shishen e kuqe
Sillesha
i dehur në dhomën e ëndrrave
I
frikësuar nga figura të zverdhura
Rreshtuar
në shpresë te një dite të re
Në
pritje të metamorfozës të ditës e natës....
IKJA AS NATËN NUK
NDALET...
Shpesh
iki nga vetmia e natës
Zbres
shkallëve e hap derën e rrugës
Shikoj ftohtësinë dritat e neonit
Të
varura mureve të zbehta
Fenerë
mbyllur në xhama qelqi
Asnjë
lëvizje në mesnatën e heshtur
Pos
ndonjë qenë i uritur
Me
zor ndalen lotët e zemërimit
(Urrej
e dashuroj vetminë time....)
Sytë
shndritin në prushin e fjetur
Udhëtimi
natën nuk ndalet
Deri
tek pritat e dallgëzuara
Pusi
ka zënë shpirti i rebeluar
Kërkon
të shuajë etjen
Nuk
di as cilën etje
Ndoshta
atë të çmendurisë
Si
dhuratë kohe
BALLAFAQIM SHIKIMESH
Diçka
po digjet në mua
Kaq
shumë tim
Edhe
erë shkrumbi përtej flakëve
Shikimet
ballafaqohen si dy memecë
Trishtueshëm
flasin në heshtje shkallëzimet
Jeta
po fshihet diku skutave të përvuajtura
Ngarkuar
me injorancë
Dashuri
e rreme përvidhet shikimeve
Nën
këmbë hetohet flaka
Kush
mund të di kahet e rrugëtimeve...
Në
ballafaqim shikimesh diçka po ikën
Ndoshta
kotësia e jetës
Si
një ditë pluhur....