Kulturë
Gjon Keka: Në qeverisjen e Gjergj Kastriotit nuk kishte asnjë skandal, as egoizëm dhe as lakmi
E merkure, 15.12.2021, 09:00 PM
Në qeverisjen e Gjergj Kastriotit nuk kishte asnjë skandal, as egoizëm dhe as lakmi
Nga
Gjon Keka
Jo vetëm jeta e Gjergj Kastriotit
ishte shembull për të gjithë ,por edhe qeverisja e tij, më saktësisht
mbretërimi i tij.Në kohën e tij të qeverisjes së Arbërisë ,atdheu që ai
udhëhiqte kishte bërë bujë të madhe në të gjitha vendet dhe mbretëritë e
principatat e Europës dhe Botës. Se në yllin e famës së tij që ngritej çdo ditë
lartë e më lartë në qiellin europian e botërore ,atdheu i tij Arbëria si dhe
flamuri i tij arbëror qëndronin në dy krahët e këtij ylli famëmadh të këtij
kontinenti të lashtë.
Nga kjo mund të thuet se
qeversija mbretërore e Arbërisë e udhëhequr nga Mbreti Gjergj Kastrioti që nga
fillimi e deri në fund të jetës së tij nuk kishte pas asnjë skandal, as
egoizëm, as lakmi, as korrupsion etj.
Natyrishëm sikur që dëshmohet nga
dokumentet historike,kronikat,ashtu edhe nga Barleti,në Ushtrinë e tij nuk
kishte lakmi dhe prostituta, por kishte disciplinë.
Kështu që nën komandën e Gjergj
Kastriotit, morali dhe ndërgjegja identitare arbërore ishin të rrënjosura
thellë në secilin që merrte përgjegjësinë për fushat drejtuese në institucionet
e asaj kohe.
Ndërsa, kudo ku ai shkonte në
vendet e ndryshme për vizita zyrtare, nga admirimi dhe simpatia e madhe dilnin
rrugëve dhe oborreve perandorake e të kryeqendrave për ta pritur.
Sikur që shkruante një kronist
europian: “Si hyri në
Romë ,të cilën e kish mbuluar me bujën e emrit dhe të trimërive të tij dhe sa u
morë vesh kjo punë nga ata ,prej të gjitha anëve ishte një lëvizje dhe një
rendje e pabesueshme njerëzish për ta parë dhe për ta nderuar.”
Pokështu
edhe albanologu i njohur kroat dr.Milan Shuflaj, duke qenë një studiues i
zellshëm dhe i thellë, ai kishte njohur cilësit, famën dhe veprat e pavdekshme
të Gjergj Kastriotit nëpërmjet leximeve e dokumenteve të lashta historike, dhe
kështu erdhë në përfundim duke nënvizuar se:“ Skënderbeu
është fryti më i përsosur i racës arbërore”.