Kulturë
Jahja Drançolli: Ballina e Prospektit 5 ditësh i Shkollës Katolike të Pejës (Ipek, 1867-1918)!
E shtune, 18.12.2021, 05:07 PM
Ballina e Prospektit 5 ditësh i Shkollës Katolike të Pejës (Ipek, 1867-1918)!
Nga
Jahja Drançolli
Peja,
Lulja e Dukagjinit, është qytet i pasur me histori dhe kulturë, siç dëshmojnë
monumentet e shumta, si gjurmët parahistorike në grykën e Rugovës, rrënojat e
qytetit dhe fortifikimi antik dardan, monumentet e kultit të krishterë dhe
mysliman, kullat e shumta, shtëpi tipike urbane dhe rurale, muzeume dhe imazhe
të Alpeve Shqiptare, të cilat përveç bukurisë përrallore shquhen edhe për
mbrojtjen nga sulmet e armikut.
Krahas
disa shkollave osmane, në gjysmën e dytë të shekullit XIX, kur qyteti kishte
rreth 20 mijë banorë, në vitin 1867 u themelua edhe shkolla katolike e qytetit,
ku nxënësit mësonin edhe gjuhën shqipe. Shkolla në fjalë, e cila lidhet me
emrin e Franz Jozefit I, perandorit austro-hungarez kishte funksionuar të
paktën deri në kohën e krijimit të Mbretërisë SKS (1918)!
Ilustrimi: Ballina e Prospektit të
Shkollës Katolike të Pejës (IPEK)!
Burimi: Agjencia Shtetërore e
Arkivave të Kosovës (kopje nga Vjena)!