Kulturë
Përparim Hysi: Vokacioni poetik i shpresës
E shtune, 18.12.2021, 05:39 PM
Vokacioni poetik i shpresës
"Eci
mbi një fije shprese" të Kujtim Matelit
(Ese)
Nga
Përparim Hysi
Sa
e njoh unë, ky, KUJTIM MATELI, është
studiues skrupuloz në fushën e historisë dhe, ngaqë e ka ngulur mirë bririn në
këtë fushë, e ka sjellë DODONËN në
DISHNICË të Përmetit. Nuk është marrë as
me sofizma dhe as me aludime astrologësh, por me dokumente historike që janë
provaautentike dhe të mbështetura aq shkencërisht, sa pa bërë ndonjë
blasfemi, i takon që mbiemrit të tij
MATELI, t'i shtojë dhe atë:DODONA! Por shkrimi im i sotëm për KUJTIM DODONËN
nuk është për të si historian, por si poet. Si POET që ka krejt
një"vokacion poetik" të mbushur me shpresë.Poeti thotë:"Eci mbi
një fije shprese". Shpresa, -thotë diku ASDRENI, - është malli që shitet
më lirë".Më parë se dhe ASDRENI, NAIMI I MADH, do shprehej:"Kam shumë shpresë tek
PERËNDIA, që mos jes kështu SHQIPËRIA!!!"
Ja
dhe KUJTIMI (epo nga PËRMETI është dhe ky dhe kot nuk thonë që"gjaku nuk
bëhet ujë") si NAIMI e bën shpresën qoftë si"fije", por me
vargje e kthen në një tra ku ka hipur dhe krijon.
* *
*
Poezia
është si një shpërthim për të treguar se çfarë ndjen përbrenda. Dhe ka të
drejtë Poeti i madh GREK, JANIS RICOS ,
që thotë:"Për poezinë nuk ka vende të mëdha apo të vogëla:trualli i
poezisë është në zemra të gjithë njerëzve". Ngaqë është kështu, vjen
shpërthimi shpirtëror i KUJTIM MATELIT me vargje që i vendos"mbi një fije
shprese". E hap librin dhe, për të treguar se në poezi ka vënë shpirtin,
vëren përkushtimin për mbesën (kush i do nipërit e mbesat më shumë se sa gjyshërit?),
AMBRA MATELI, një valltare e lindur. Gjyshi POET këtu tregon atë dashurinë e
madhe që është ku e ku dhe më e madhe se
sa e prindërve.Tek e shoh këtë gjysh që tërë librin ia kushton mbesës,
shtroj pyetjen e drejtpërdrejtë:- Përse ndodh kjo? Dhe sakaq, më vjen ndërmend
ajo thënia e NOBELISTIT AMERIKAN, ERNEST HEMINGUEJ, që thotë:"Të kesh një
zemër të brishtë si prej fëmije nuk është turp, por është nder". Nga ky
kompleks brishtësie vuan çdo gjysh apo gjyshe.Aq më shumë, po qe poet! Se kurrë
nuk bëhesh POET, nëse nuk ke një zemër e shpirt të mirë. Se poezia është si
muzikë e shpirtit. KADINSKI shpirtin e quan"piano me shumë nota".
* *
*
Theksoja
diku më sipër se"gjaku nuk bëhet ujë" dhe për ta mbështetur edhe më
këtë thënie të vjetër, po bëj pyetjen ndihmëse:-Vallë, ka POETË që të jetë nga
PËRMETI pa shkruar për NAIM FRASHËRIN? Përgjigja është fare e lehtë.NAIMI është
"teqeja" apo"MEKA" ku falen të gjithë.Pse ësht kështu dhe
libri i KUJTIM MATELIT hapet me një poezi për një nga DITËLINDJET E NAIMIT.Kjo,
"ditëlindja e POETIT në PËRMET", kthehet në një festival ku
pjesëmarja është dhe nga trevat shiqptare jashtëkufijve tanë:"... në çdo
anë mbledhur poetët/si lulet në një buqetë/...nga Kosova/Ulqini/Shkupi,
Presheva.., deri tek"Arbërorët, matan detit/sjellin vargun
stërgjyshor".
Poezitë
janë shkruar me varg të lirë. Në nuk kanë rimën, kanë ritmin dhe, mbi të gjitha, kumtojnë
mesazhe. Mesazhet ia rritin vlerën.Kudo,
në shumë poezi, është meraku i
POETIT për fatet e ATDHEUT në"panelin e historisë në shekuj". Është
bindës në ato që shkruan dhe, me gjakftohëtsinë që kanë historianët,
flet:" Na e tjetërsuan historinë/
Tek
, ky faj, kemi dhe ne pjesën tonë!!!"
Bota,
- thonë PERSIANËT, - është një mulli dhe, kush futet në të , do të bluhet. Dhe
poeti e shikon botën si një"mulli", motori i këtij mulliri sikur nuk
punon mirë, ndaj dhe kërkon ndihmë:
"Ku
ndodhet leva e Arkimedit,
Ta
lëvizim botën
Nga
pika e keqe ku ka ngecur?.
Ky
trivargësh me këtë pyetje retorike flet
për një POET që pulson me ndjenjë e mendim qytetar. Se poeti i
mirëfilltë gjithmonë është në opozitë me çdo"ngecje" apo krizë
sociale.
Dhe
ja një poezi mademë:"Në shtëpinë e GLOBIT". Në gjykimin tim, kjo
poezi duhet shkruar në një panel me gërma kapitale. Përsëri, në gjykimin tim, kjo poezi është"kredoja
poetike e POETIT". Për t'u ardhur, në ndihmë atyre që nuk e kanë lexuar
këtë libër, po e sjell me vargjet e tij:
...............................................
Të
bashkohen njerëzit në shtëpinë e planetit TOKË,
T'i
nxjerrin jashtë zënkat dhe mëritë!
T'i
përzëmë urrejtjet dhe lakmitë!
T'i
përzëmë qeveritë,
Që
nuk rrojnë dot pa moçalet e luftës,
Që
jetë njerëzish vrasin me thikat e dëshpërimit! Po nuk mbarojnë mesazhet me
vlera të POETIT, Janë të tilla që do apo nuk do, lexuesi do hyjë në atë hulli
ku e thëret POETI.Ja një porosi me vlerë nga një trivargësh:"Kujtimet e
bukura, mos i mbyll në arkiva!/Po hidhi në rrjedhë të bisedës dhe vargu
apogje:-Të bëhen lule në vazon e shpresës". Shpesh herë vjersha merr karakter
didaskalik, si tek "Këshillë":"Mërzinë mos e bëj shall/ta
lidhësh pas qafës/se do të biesh në humnerat e trishtimit... "Ruhu nga
trishtimi, është ngjitës dhe bëhet ves, - porosiste Gustaf FLOBER
* *
*
Poezia
metaforë"Këmisha e prilit".Dallëndyshja, lauresha, mëllenja që
gjallojnë në këtë peizazh aq metaforik, konvergojnë një finale aq
fine:"... të gjitha hijeshojnë gjoksin e njomë të vogëlushëve/...që
kërkojnë në libra burimin e dritës. Dhe shpresa nga "fije", bëhet aq
prezente, sa hap"Portat e së nesërmes".Jemi në kohë pandemie,
pra"pas një nate të mardhur.../mëngjesi po e mbush shkollën përsëri/me
dritë gëzimesh vezulluese/Në klasë nxitime të pandërprera/mbartin dije mbi lapsa
e fletore/nga e sotmja në portat e së ardhmes.
Nuk
do t'i mbyll këto shënime të miat, pa qëndruar tek një poezi, sa aktuale, aq me
vlera të patjetërsueshme. Titullohet "Thinjat e ATDHEUT"
Që
tek vargu i parë"Mbaj fëmijët përherë në oborrin e shqipes", POETI
tund kambanën për ta dëgjuar secili prej nesh, se sot, më shumë se sa kurrë, kur lëvizja e njerëzve
është pa kufi, që duhet të mbajmë të gjallë dashurinë për gjuhën dhe ATDHEUN,
se, siç thotë POETI"... se ATDHEU
thinjet e plaket/sa herë i humbet bijtë e vet/në detin e gjuhëve të
botës.
Në
të vërtetë, është mirë të vazhdoja dhe më, por ajo që dua të theksoj është një
fakt shumë domethënës:Poeti, KUJTIM MATELI, që ecën mbi"një fije
shprese" na ka dhënë një libër me vlera.ku.mbi të gjitha, evokon shpresën
në këtë kohë, kur shoqëria jonë, vendi ynë, kanë nevojë për të shpresuar për
ditë më të mira. Ashtu siç thoshte NAIMI I MADH:"Ditët e mira/paskëtaj
vijnë". Dhe, ndaj POETI, KUJTIM MATELI "ecën mbi një fije
shprese", për të hapur"portat e së nesërmes".
Tiranë, 12 dhjetor 2021