Kulturë
Kalosh Çeliku: Sot u mbyta me poezi për Atëdheun
E premte, 24.12.2021, 05:08 PM
SOT U MBYTA ME POEZI
PËR ATËDHEUN
NGA KALOSH ?ELIKU
(Ëndërr e çuditshme)
Kohën e fundit,
shoh ëndrra të çuditshme
Mes të gjallëve,
dhe të vdekurve. Varreve.
Jo, si dikur në
Katund. Kur, më vidhnin
Xhindet, mes Nanës
dhe Babait nga shtrati.
Dhe, më hudhnin
gjithë Natën dorë më dorë
Përmbi çati të
shtëpive. Edhe, majë Lisave:
Shelgjeve, të
Babait me Lisa, rreth Livadhit
Pak, para Agimit:
tinëz, më kthenin në shtrat?!
Nxënës, asaj kohe. Po, si dikur në Katund
Edhe, klasë.
Ashtu, në banka me tri rende.
Librat e Këndimit,
mbi bankë kokë më kokë
Vjershave,
Rilindasëve Shqiptar, nën flokë.
Papritmas, dikush,
nxorri një ibrik birrë
Dhe, ia dha një
vajze klase ta shpërndajë:
Bankë më bankë.
Sipas traditës Shqiptare.
Ajo kaloi te
rreshti tjetër. Bankën e radhës:
Harroi, Mua
Poetin?! U zgjova. Iku ëndrra.
Ora 02.
Pasmesnate. Dola, disi në kuzhinë
Dhe, vrik e piva
një shtamë “hallall” me ujë...
(Natë Mistike tek
“Parku i Grave”)
Moti, nuk e kisha
pritur Natën e Madhe
Agimin.
Dëllinjave, te “Parku i Grave”.
Asaj kohe,
strehime. Sot, pisha heroike
Si, nxënës i
Shkollës Normale, në Shkup:
Me cuca rome
asgane. Dhe, “maqedonase”.
Vërtetë, moti: nuk e kisha pritur Natën
Dikur, me cuca
azgane, xhylvetare.
E prita Sonte,
fillkat vetëm si Poet:
Terrin. Zogjtë,
dhe vetëm me një poezi:
Sonte, Natën e
prita me këngët e zogjëve...
(Lëmësh është përzier
Dita me Natën)
Po. Lëmësh, më është
përzier Dita me Natën
Nuk e di asesi,
kur është Ditë. Dhe, kur Natë.
Edhe, pse: e kaloj
Ditënatën, te “Parku i grave”?!
Herët, zgjohem me
Natën. Ëndrrat tmerruese
Ditën e Djeshme,
tek “Parku i Grave”’:
Dhe, nuk e di: a,
është Ditë. Apo, Natë?!
Megjithatë, e pres
Diellin te “Parku i “Grave”...
(Tri Nuse m’i shtinë në koçi
te Pragu Shtëpisë vënë pusi)
Kurrë, nuk vëndosa
unaza në gisht
As fejese. Dhe, as
martese në kishë:
Katund. Kërçovë.
Shkup. Prishtinë.
Amani, mos ta
them. Edhe, në xhami
Edhe, pse: si
student në Prishtinë:
Nateditë rrugëve.
“Gërmi”. Universitet.
Pesë gishtat e
dorës i pata plot me unaza:
Zemër. Gjarpër, Dy
plumba, Simbol Vdekje.
Dhe, tri bira
plumbi në kokë. Sheshirin e zi:
Me shkrimin:
Kërkoj një Varr për të vdekur!
Gunën e zezë, deri
në fund të këmbëve
Zingjirë argjëndi
përqafe, gishta e duar.
Hajmalinë e Baba
Shehut të Llagut në gji
Shqiponjën
Dykrenare të Skënderbeut.
Atë: të Ismail
Qemalit. Historisë përmbrapa
Që, i vinte tinëz
edhe në Durrës: Dy-tri hapa.
Engjëllin Grua
para: Dy të Tjerat përkrahu
Prinin,
nateditë në Luftë me Penë për Liri.
Korzo, përpara
“Bozhurit”, në Prishtinë
Herë pas here,
dilja në të dy anët e rrugës:
Asaj Korzos, anës
shqiptare. Dhe, serbe
Pranë “Bozhurit”.
Drurit Kaloshit, në pusi.
Vitet, Sot: kanë
ikur aq Larg. Ika, dhe Unë
Përshkak, tinëz të
një pusie për Nuse Lirinë.
Përçudi, ende Sot:
jam gjallë mes dy pusive:
Lirisë, të
Prishtinës. Dhe, Xhadisë Shkupit.
Nateditë, m’i
shtinë Tri Nuse në koçi:
Matanë Pragut.
Tinëz, nën Rrapin Historik
Brez pas brezi,
pas porte: më vënë pusi…
(Sot u mbyta me poezi
për Atëdheun)
Im Vëlla, gjatë
Shkollës Mesme Normale. Shkup
Përderisa, bridhja
rrugëve. Diskotekave NATËS:
Netëve të gjata,
në Shkup. Tek “Parku i Grave:”
Dhe, shkruaja për
“pula”: dhe, “gjela” gardhi?!
E dija vetë, se:
ku e kishte fjalën, artistike
”Nuk ka problem.
Asaj kohe, isha Poet i Ri.
Edhe, pse: u rrita
herët mes Rilindasëve
Poezive tyre nën
hijen e Lisit midis Livadhi
Rrëzë ?uke, me Lisat dhe lena mbi kry.
Nuk e shkruajta
asnjë vjershë për Atdheun
Pëveçse,
vjershave: Mirëse erdhe dallëndyshe
Lejleku, në Lis. Dhe, në Shkup: Bilbili shkruan.
Prishtinë;
Poezitë, Hi. Kemi hëngër, edhe gurë.
Dhe, Sot: O, u
mbyta me poezi për Atëdheun
Përçudi, Nesër:
Unë, ende e dua Mëmëdheun!...
(Partia ime Sot për Sot
është Poezia Erotike)
Partia ime
politike, Ehu! Sot, për Sot
Ende, është
Poezia: Xhadia, Erotike.
Mund të shani, ju:
Dhe, Gratë Besnike.
Nuk ka problem. E
pranoj, Shtegun:
E, Grave Besnike,
te “Parku i Grave”.
Megjithatë, burra:
Gruaja ime Besnike
Sot për Sot, ende
është: Poezia Erotike...
(Gruja besnike)
I dëbova armiqtë
rreth Meje. Edhe, Miken Di
Vetëm Poezinë nuk
mund ta përzë. Nuk ikë.
Është, Grua
besnike. Xheloze, e do Burrin...