Kulturë
Gjon Keka: Me rastin e pëvjetorit të 32 të themelimit të LDK-së
E premte, 24.12.2021, 07:55 PM
Presidenti
Rugova ne Lezhe
Me rastin e pëvjetorit të 32 të themelimit të LDK-së
Nga
Gjon Keka
Siç
shkruante shkrimtari, filozofi dhe poeti gjerman Johann Gottfried von Herder:
“Pa
entuziazëm nuk ndodhi asgjë e rëndësishme në botë... Njerëzimit i kontribuan
ata, të cilët në fillim u morën si ëndërrues. Përkundër gjithë ironisë,
përkundër çdo përndjekjeje dhe nënçmimi, ata vazhduan zotimin e tyre... ecën
dhe e sollën botën përpara”.
Si
një lidership dhe personalitet frymëzues, Rugova u bë referenca kryesore, duke
lënë te njerëzit e tjerë frytet, bindjen, vullnetin për të ecur më tej, si dhe
vizionin e filozofisë e të mendimit të tij jetësor dhe politik.
Duhet
ditur se presidenti Rugova që nga themelimi i lëvizjes kombëtare politike,
respektivisht që nga formimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në vitin
1989 e deri në fund ka udhëhequr një politikë të vendosur dhe largpamëse. Të
gjitha këto veprime të mëdha të lidershipit të tij buronin nga filozofia dhe
mendimi i tij politik, të vëna mbi piedestalin e qëndrueshëm të paraardhësve e
të vlerave të mirëfillta të kombit shqiptar europian.
Frytet
e përpjekjeve të tij politike-kombëtare, si president dhe lidership, ishin të
mëdha; ato u panë e do të kuptohen qartë pas shumë viteve dhe gjeneratave, si
në ditët e sotme ashtu edhe në të ardhmen, sepse liria, demokracia dhe
pavarësia janë fryte të përpjekjeve të tij të mëdha e të vazhdueshme. Ai vetë
ishte arkitekti i shtetit të Dardanisë së lashtë europiane apo, thënë në kohën
tonë, arkitekt i shtetit të Kosovës europiane.
Gjithë
procesi i lëvizjeve politiko-diplomatike të Kosovës në ndërtimin e raporteve të
veçanta me bashkësinë ndërkombëtare e, posaçërisht me ShBA-në dhe BE-në, nuk
mund të kuptohet pa politikën dhe lidershipin e presidentit Rugova. Gjatë asaj
periudhe të vështirë për popullin shqiptar të Kosovës apo Dardanisë së lashtë,
pastaj pas çlirimit të Kosovës nga skllavëria me ndihmën e ShBA-së, BE-së dhe
NATO-s, si dhe procesit të njohjes së Kosovës shtet i pavarur, demokratik dhe
europian, roli i tij ishte vendimtar.
Sigurisht
që një udhëheqës i vërtetë duhet të jetë model për të tjerët, duhet të jetë
frymëzimi më i lartë për ta, duhet të jetë shërbëtori i të gjithëve e, posaçërisht
shërbëtor i të vërtetës së kombit të tij dhe i drejtimit të tij në rrugën e
përparimit e të ardhmërisë së mirë për brezat në vijim. Vetëm liderët që kanë
vizion të pastër, pasion dhe përgjegjësi të lartë mund të arrijnë gjëra të
mëdha, të bëhen ndryshimi që nis nga vetja e tyre, me anë të shpalosjes së
hapave të sigurta të filozofisë së tyre dhe mendimit rrezatues, e deri te
ndryshimi i vërtetë për të mirën e të ardhmes së kombit të tyre, në
përgjithësi.
___________________
Libri gjendet në :
Libraria Artini-Toena
Libraria Dukagjini