Kulturë
Nue Oroshi: Shoqata "Trojet e Arbrit" në vitin 2022 do të realizon një seri projektesh të mëdha kombëtare
E diele, 02.01.2022, 06:05 PM
Shoqata "Trojet e
Arbrit" në vitin 2022 do të realizon një seri projektesh të mëdha
kombëtare
Nga
Nue Oroshi
Si
çdo institucion serioz që merrët me projekte kombëtare, në fillim të vitit e
shkruan në letër konceptin vjetor të realizimeve të projekteve kapitale për
vitin që po vjen edhe ne kemi bërë një gjë të tillë.Edhe përkundër rrethanave
të pandemisë Shoqata "Trojet e Arbrit" asnjëherë
nuk i ka ndalur aktivitetet shkencore,organizative dhe botuese. Edhe ky
vit do të jetë vit i ngjeshur me aktivitete kombëtare që do të kryhen nga
Shoqata "Trojet e Arbrit" në tri drejtime:
1.Drejtimi
i organizimit te sesioneve shkencore e akademive ku në këtë vit
pritët që ti organizojmë dy sesione shkencore të veçanta dhe një akademi
përkujtimore.Sesionet e veçanta do t´iu kushtohen dy figurave tona historike që
lanë gjurmë në atdhetarizmën shqiptare qoftë në aspektin politik,në atë të
heroizmës dhe në aspektin shkencor.Këto dy figura janë Mustafa Merlika Kruja
nënshkruesi i Pavarsisë së Shqipërisë më, 28 nëntor 1912,kryeministri i
Shqipërisë Etnike si dhe pena e artë e shumë veprave dhe studimeve të
ndryshme.Ndërsa sesion tjetër i veçantë do të jetë për Monsinior dr.Zef Oroshin
priftin atdhetar i cili i doli zot shqiptarizmës me qendresën e tij heroike në
malet dhe shkrepat e Mirditës, në përpjekjet e tij në luftën për rrezimin e
komunizmit që e bëri në Itali dhe Amerikë si dhe në themelimin e kishës së parë
katolike shqiptare në Amerikë, "Zoja e Këshillit të Mirë"
që sot mban emrin "Zoja e Shkodrës" në Nju
Jork.Pa lënë anash edhe shumë studime dhe shkrime për atdhetarizmën shqiptare.
Këto dy sesione shkencore do ti mbajmë në qershor 2022.Sesionin shkencor për
Mustafa Merlika Krujën do ta mbajmë në Prizren kurse sesionin shkencor për
monsinior dr.Zef Oroshin do ta mbajmë në Lezhë.Sa i përket aspektit të
organizimeve Shoqata "Trojet e Arbrit" do të mban edhe
një akademi përkujtimore në shkurt apo mars 2022 varësisht nga përfundimi i
punimeve të memoralit për 19 deshmorët e vrarë në vitin 1913 në Nashec të
Prizrenit nga ushtria okupuese serbe.
2.Ndërtimi i memorialeve
- Shoqata "Trojet e Arbrit" në vitin 2022
planifikon të realizoj ndërtimin e dy memorialeve. Projekti i memorialit të
parë është në realizim e sipër dhe këtë projekt Shoqata "Trojet e
Arbrit" është duke e realizuar në bashkëpunim me familjarët e të
vrarëve dhe skulptorin Fiqri Kasa.Ky projekt pritet të filloj së shpejti dhe të
konkretizohët më se largu nga fundi i marsit varësisht nga rrethanat e kohës
për shkak të stinës së dimrit.Pas përfundimit do të mbajmë një akademi
përkujtimore ku me argumente shkencore do të flitet për këtë masakër që
tronditi dy familje por nuk i gjunjëzoj, ku do të bëhet edhe zbulimi i këtij
memoriali pas plot 109 vitësh të kësaj masakre.Projekti i dytë që është
një projekt gjithëkombëtar pritët të realizohet këtë vit.Ky projekt i ndërtimit
të muranës së Gjergj Kastriotit- Skënderbeut në Prizren pritet të fillohet në
korrik 2022 dhe të konkretizohet në fund tetorit 2022.Koha e realizimit të
këtij projekti do të mvaret edhe nga zgjatja e procedurave të lejes ku së
shpejti Shoqata "Trojet e Arbrit" do të dërgon kërkesën
e tretë në drejtorin e Urbanizmit në Prizren dhe në Qendrën Rajonale për
Trashegimi kulturore, që vepron si degë e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe
Sportit të Republikës së Kosovës.
Pasi që në këtë aspekt kemi
kompletuar projektin në bazë të kërkesës se Ministrisë jemi të bindur se leja
do të na ipet shumë shpejt dhe do të fillojmë me fazën e dytë dhe me pasë fazën
e tretë të këtij projekti gjithëkombëtar.
3.Botimet -
Shoqata "Trojet e Arbrit" për 18 vjet me radhë iu ka
mbetur besnik gjithmonë studiuesve që na kanë ndjekur me një perkushtim të
veçant duke i botuar të gjitha punimet që janë mbajtur në sesione
shkencore.Edhe kësaj radhe për vitin 2022 Shoqata jonë ka planifikuar të bëj
botimin e pesë veprave enciklopedike ku me botimin e këtyre pesë veprave do të
shkoj në 30 vepra enciklopedike që ka botuar shoqata "Trojet e
Arbrit" në këto 18 vite të punës së saj shkencore,kulturore dhe
atdhetare.Veprat që planifikojm ti botojmë këtë vit janë:
a.
Kanuni i Lekë Dukagjinit në gjuhën gjermane-varianti i
parë i përkthyer nga studiuesja gjermane Mari Amelie von Godin-e cila e kishte
përgatitur se bashku me at Shtjefën Gjeçovin, dhe at Gjergj Fishtën;
b.
Masakrat serbo-malazeze dhe të tjerëve në trojet
shqiptare 1912-1944;
c.
Masakarat serbo-malazeze dhe të tjerëve në trojet
shqiptare 1945-1999;
d.
Vepër monografike më shkrimet e studiuesve për
kryetarin e parë të Shoqatës "Trojet e Arbrit"
prof.dr.Muhamet Shatrin, studiuesin dhe atdhetarin e devotshëm të Shqipërisë
Etnike dhe
e.
Vepër monografike për Sekretarin e Lidhjes Shqiptare
të Prizrenit në Amerikë-publicistin dhe atdhetarin Tomë Mrijaj, njeherit anëtar
i kryesisë dhe koordinator i Shoqatës "Trojet e Arbrit "për
Amerikë dhe Australi.
E gjithë kjo punë që ka bërë dhe po
bën Shoqata e Intelektualëve Shqiptar "Trojet e Arbrit"
po kryhet falë angazhimit të pashoq të studiuesve atdhetar shqiptar të cilët po
tregohën idealist të vërtetë në punën e tyre shkencore dhe atdhetare.Ky
angazhim nuk do të ishte i suksesshem pa përkrahjen financiare të bëmirsve dhe
atdhetarve shqiptar në Evropë dhe Amerikë të cilët për 18 vite na përkrahën në
mënyra të ndryshme financiare që të konkretizohen me sukses projektet e
Shoqatës "Trojet e Arbrit".Një gjë duhet kujtuar se
gjithë kjo punë po kryhet në mënyrë vullnetare nga ana e kryesisë dhe
veprimtarëve të tjerë idealist të cilët në rend të parë e kanë vendosur
ndriçimin e historisë shqiptare dhe konkretizimin e idesë së idealistëve shqiptar
për një Shqipëri Etnike dhe Demokratike.Edhe për këtë çështje Shoqata"
Trojet e Arbrit" në vitin 2022 do të del me një ide të veçantë.