Kulturë
Anton Nikë Berisha: Sherafedin Kadriu - Në kërkim të thellësive poetike
E diele, 02.01.2022, 06:12 PM
VËSHTRIME TË RËNDËSISHME PËR DISA VEPRA POETIKE BASHKËKOHORE
Sherafedin Kadriu - Në kërkim të thellësive poetike
Me
rastin e shpalljes shkrimtar të vitit të Sherafedin Kadriut nga Ars Clubit
“Beqir Musliu” (Gjilan)
Nga
Anton Nikë Berisha
Disa mendime për
librin e Sherafedin Kadriut, Në kërkim të thellësive poetike. Vështrime
letrare. Shtëpia botuese “Beqir Musliu”, Gjilan 2021.
Vepra e Sherafedin
Kadriut “Në kërkim të thellësive poetike” është një mozaik punimesh për disa
dukuri e vepra letrare të autorëve tanë e të huaj.
Siç na shënjon
edhe titulli i librit, autori gjakon të komunikojë me thellësitë e teksteve e
të kuptimeve që dalin prej tyre dhe t’i ndriçojë vlerat kryesore shprehëse
poetike si dhe rëndësinë e ndikimit estetik të tyre në marrësin.
I vetëdijshëm se
teksti poetik është përbërësi kryesor i çdo krijese letrare poetike, ai i qaset
dhe e interpreton atë në mënyra të ndryshme, duke i veçuar vlerat dhe veçantinë
kryesore e të shprehurit e të mundësisë së komunikimit poetik, siç ngjet me
vështrimin e veprave të autorëve tanë të shquar si Mirko Gashi, Beqir Musliu,
Ymer Shkreli, Sabit Rrustemi etj., po edhe te veprat e disa krijuesve që për
herën e parë paraqiten para lexuesve me libër poetik. Kjo mënyrë e vështrimit
dhe e ballafaqimit të vlerave të autorëve të shquar dhe atyre në fillim të
krijimtarisë së tyre, ndihmon që të ndriçohen vlerat e mirëfillta dhe ato që
shenjëzojnë fillimin e një krijimtarie.
Me pak fjalë, me
këtë libër Sherafedin Kadriu ka dëshmuar një mprehtësi mendjeje dhe gjerësi
dije në qasjen dhe interpretimin e disa nga veprat e rëndësishme poetike të
kohës , gjë që mundëson njohjen më të mirë të krijesave letrare përkatëse dhe
të komunikimit të tyre më të madh me marrësin.
VENDIMI I JURISË
Ars Clubi “Beqir
Musliu”
G J I L A N
Juria letrare, e
themeluar nga Këshilli Drejtues i Ars Clubit “Beqir Musliu”, në përbërje,
Nexhat Rexha, Albina Idrizi e Sabit Rrustemi për vlerësimin dhe zgjedhjen e
SHKRIMTARIT TË VITIT, nga botimet
letrare të vitit 2021, të anëtarëve të këtij asociacioni shkrimtarësh, pas shumë konsultimesh të brendshme,
unanimisht vendosi që të shpall SHKRIMTAR I VITIT 2021, studiuesin letrar nga
Gjilani, SHERAFEDIN KADRIUN.
ARSYETIMI
Studiuesi letrar
Sherafedin Kadriu, i cili një kohësisht shkruan dhe poezi e prozë e studime nga
fusha e arkeologjisë dhe trashëgimisë shpirtërore, gjatë viti që po e lëmë pas,
ka botuar dy vepra mjaftë të rëndësishme për letërsinë dhe kulturën shqiptare,
librin me vështrime kritike, NË KËRKIM TË THELLËSIVE POETIKE dhe tjetrin
nga trashëgimia kulturore me titull TRASHËGIMIA MATERIALE E GJILANIT ME
RRETHINË.
Si libri i parë,
ashtu dhe i dyti, shquhen për një qasje shumë profesionale, shqyrtim të thellë
kritik dhe me përfundime meritore, te akëcila vepër apo autor ( te vepra e parë
) dhe me një njohje të lakmueshme e të trajtuar si duhet të një trashëgimie
material e kulturore të Gjilanit në për kohë.
Vlerësojmë
gjithashtu se edhe veprat tjera e autorët tjerë, pjesë e këtij asociacioni, të
cilat kanë botuar vepra të reja brenda këtij viti, kanë sjellë vlera të reja në
letërsinë tonë, qoftë në poezi, në prozë apo në studimet letrare.
Nexhat Rexha
Albina Idrizi
Sabit Rrustemi