Kulturë
Hasan Hasanramaj: Vepra me rëndësi të shumëfishtë
E diele, 02.01.2022, 03:54 PM
Shkrimtarja Ajete Zogaj para lexuesve të Kosovës doli me vepra
Me rëndësi të
shumëfishtë në fushën e letërsisë dhe të
veprimtarive shkencore
Nga
Hasan Hasanramaj
Ajete Zogaj u lind në fshatin Tërpezë në komunën e
Malishevës. Studimet universitare i përfundoi në Fakultetin filologjik të
Prishtinës - degën Letërsi dhe gjuhë shqipe. Në vitet shkollorë 1994 – 1995
punoi si arsimtare, në shkollën fillore “Hasan Prishtina” në fshatin Tërpezë dhe më pas në shkollën fillore “Rifat Berisha” në
Berishë. Nga muaji tetori i vitit 2003 deri në shkurt të vitit 2006 punoi si
gazetare në rubrikën e kulturës në të përditshmen “Bota Sot”, kurse në vijim
2006 deri në qershor të vitit 2007 si gazetare në rubrikën e kulturës në të
përditshmen “Iliria Post”. Një kohë punoi
si gazetare – redaktore edhe në revistën për femrat “Zana”, pastaj“Zëri
i shqiptarit” dhe “Zëri i qytetarit”.
Me prozë dhe me poezi Ajetja filloi të merret që nga bankat e shkollës
fillore, ndërsa botimet e para i bëri në revistën “Pionieri”, pastaj në
revistën “Kosovarja”, në revistën për
art dhe kulturë “Haemus” në Rumani, si dhe në disa gazeta të Tiranës.
Për punimet në prozë dhe poezi disa herë është
shpërblyer.
Që nga vitit
2007 punon në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë,
në sektorin e pasurimit.
Deri më tani botoi
vepra: “Dija si art dhe arti si dije” , “Rozafa”,
“Dija si art dhe arti si dije”, (Intervista e
shestime në fushë të shkencës e të artit”, ShShK “Anton Pashku”, dhe
“Dija si art dhe arti si dije” , botoi “Rozafa”,
Prishtinë.
Ajete Zogaj, këto
ditë doli me veprën ma të re dhe me rëndësi të shumëfishtë” kushtua veprave të
Anton Nikë Berishës), i cili pasuron edhe tej fushën studimore të veprimtarisë letrare e shkencore
në Kosovë të këtij autori të vyer. Në hapje të librit është dhënë një vlerësim
kushtua Fatmir Mingulit për figurën e
Anton Nikë Berishës. Anton Nikë Berisha mbetet po ai
guximtar, po ai studiues kokulur, mbetet
po ai kërkues i përhershëm e i pa frikuar nga asgjë e panjohur. Për këtë flasin
me dhjetëra vepra të botuara, vepra të mirëfillta studimore, tekste mësimore e
antologji, poezi e prozë për të rritur e për fëmijë e deri te lëvrimi i gjinisë
së vështirë të romanit” faja pesë. Ndërkaq, tutoria Ajete Zogaj në fjalën paraprake thekson: “Punimet që i kam përfshirë në këtë libër –
Vepra me rëndësi të shumëfishtë, të shkruara në vitet e fundit,
dëshmojnë qasjen, interpretimin dhe komunikimin e saja me disa nga veprat e
kryesore të Anton Nikë Berishës në fushën e letërsisë dhe të veprimtarisë
shkencore të cilat kanë për qëllim, para së gjithash, njohjen dhe ndriçimin e
mëtejshëm të vlerave që i cilësojnë disa nga veprat e tij, të cilat e pasurojnë
dhe e lartësojnë traditën tonë, qoftë atë letrare, qoftë atë shkencore” faqja nëntë. Libri është i ndarë në katër
pjesë: “Rreth veprave në
poezi”; në prozë”; “Reth veprave
studimore” dhe “Rreth studimeve për veprat e Anton Nikë Berishës”. Libri prej
njëqind e katërmbëdhjetë faqe. E botoi Shtëpi Botuese “Faik Konica” Prishtinë.
Botimi i librit u mbështet financiarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe
Sportit të Kosovës.