E enjte, 18.04.2024, 04:54 AM (GMT+1)

Kulturë » Berisha

Sejdi Berisha: Fenomeni i sfidave krijuese nëpër kohëra dhe pesha e vitit 2021

E hene, 03.01.2022, 08:54 PM


NË FOKUS

Krijimtaria letrare, fenomeni i sfidave krijuese nëpër kohëra dhe pesha e vitit 2021

PUNA E SHKRIMTARIT, ËSHTË E RËNDË POR E SHENJTË...!

Nga Sejdi BERISHA

Krijimtaria letrare dhe krijuesi sikur janë themelet më të vjetra të njerëzimit. Dhe, nëse është kështu, atëherë pesha, roli dhe rëndësia e këtyre dy faktorëve, jo vetëm se janë domethënës, por janë ajo pasqyra dhe drita e njerëzimit. Mirëpo, është karakteristike, se krijuesit në shumë periudha kohore, mbase edhe gjithnjë, disi si janë përbuzur, andaj edhe ky realitet ua ka rënduar jetën dhe ua ka bërë plotësisht të veçantë, e të ngarkuar me gjithçka që rrugëtimin krijues e përcjell. Andaj krijuesi, si i tillë, i cili më shumë është përballur por edhe përballet me problemet sociale, me përplasjet, me kohërat dhe sistemet, por që të gjitha këto atë e kanë bërë të qëndrueshëm, problem të cilit i druan shoqëria, por që ai gjithnjë është promotor i komuniteteve dhe i kombeve në çdo kohë, situatë dhe periudhë.
Të gjitha këto i theksova, se krijuesi në trojet tona, sikur diku më shumë e diku më pak, veprën dhe jetën e tij e ka të mbingarkuar me shumë probleme, bile edhe nder ato më banalet. Ndoshta edhe për këtë arsye, ata janë ose duken se janë të shkapërderdhur, edhe nganjëherë të ndarë me atë tharmin e inateve, që krijimtaria letrare, shpirti i krijuesit nuk ishte dashtë ta tolerojë kurrë dhe në asnjë rast e situatë.
Po kështu ishte edhe krijimtaria e shkrimtarëve në vitin që e lëmë pas. Ky vit, përkundër lëvizjeve të rënduara shoqërore mbase edhe të vetë dukurive e problemeve që na i sjellë natyra, edhe pse kanë qenë angazhime të bollshme dhe pothuaj se kudo, megjithatë, lënë përshtypjen se më shumë u ngjajnë takimeve kurtuazie dhe sa për t’u takuar miqtë në mes vete, sesa takimeve ku janë prezantuar vlerat e qëndrueshme dhe ato që i japin begati vulës së historisë dhe kulturës kombëtare.
Promovimet dhe botimet e shumta, krijojnë njëfarë kënaqësie edhe për autorët edhe për ata që i përgëzojnë shkrimtarët, por ende mungon sa duhet organizimi i mirëfilltë dhe cilësor, dhe se aktivitetet e tilla mund të zbehen dhe të harrohen shumë lehtë...

Është për çdo lëvdatë fenomeni i “daljes” në skenë të krijuesve të rinj, të cilët i ushqejnë dhe i trimërojnë shpresat e tyre për t’u bërë krijues të mirëfilltë, por e tërë ky invazion më shumë ka qenë me libra e botime me vlera që nuk kënaqin, e që njëherësh ndikojnë jo shëndetshëm edhe në rrugëtimin e krijuesve të gjeneratave të reja, por edhe në vlerat e qëndrueshme letrare kombëtare.

Promovimet dhe botimet e shumta gjatë vitit 2020, krijonin njëfarë kënaqësie edhe për autorët edhe për ata që i përgëzonin shkrimtarët, por që aktivitetet e tilla, pothuaj se menjëherë harrohen dhe i mbulon pluhuri i harresës, që është reflektim i punës rutinore apo edhe kuantitative. Në këtë aspekt, po ashtu, kujtoj se edhe në këtë vit ishte një punë “vetjake”, si e klubeve dhe e shoqatave, por edhe e vetë krijuesve, e që kjo ndikon negativisht në aspektin e bashkimit të vlerave, për t’i prezantuar ato në nivelet më të larta, në instancat ku afirmohet edhe fjala edhe shkruar, edhe krijuesi.
Ndërsa, duke u nisur nga e tërë kjo që theksova, por edhe nga problemet e natyrave të shumta që i solli pandemia, respektivisht, COVID-19, dhe jo vetëm pandemia, viti 2021 ishte një ecje me "paterica" në të gjitha fushat, pra, edhe në atë të krijimtarisë letrare. Megjithatë, krijuesit kurrë nuk janë dorëzuar dhe as nuk janë zhgënjyer nga asnjë luftë, nga asnjë e papritur, nga asnjë shtrëngesë e pengesë. Përkundrazi, të gjitha këto kanë shërbyer për begatimin e inspirimit edhe më të thuktë, edhe më të sertë, edhe më filozofik të tyre...
Ikja e shkrimtarëve është e rëndë e prekëse dhe të dhembshme që e dridh,…e trondit edhe tokën...!
Mirëpo është edhe një dukuri, së shoqërinë por edhe krijuesin e zë ngushtë për shumë gjëra që shpirtin ia ndrydhin, e një prej tyre është edhe “ikja” e shkrimtarëve! Bile, ikja tek ne, çfarëdo ikje qoftë, çuditërisht është si diçka e zakonshme(!), që nuk na bën përshtypje edhe kur prej nesh ikën ajo që të tjerët do ta lakmonin dhe do ta prisnin me decenie e me decenie, atë që do ta kultivonin dhe respektonin deri në fund të fundit. Pse është kështu?! Arsyetimet janë ose nuk janë nga shumë kënde dhe të shumëllojshme, bile edhe të pamatura e shpesh edhe tejet sipërfaqësore e të papërgjegjshme, qesharake. Mendime që shpesh ua vënë disa vula të zverdhura, apo shenja për të treguar se ne i braktisim gjurmët, ua vëmë pluhurin pikërisht me ikjen dhe me harresën e qëllimshme apo të paqëllimshme të shkrimtarit.

Njerëzit, pra, edhe shkrimtarët, për kombin janë ushqim ashtu siç është gjaku për trupin. E, shkrimtarët ikin në mënyra të ndryshme. Ata i kanë muzat e tyre që u flasin, u shushuritin dhe ua përkujtojnë gjërat. Pikërisht për këtë, ata janë shumë delikatë dhe shpesh tretën duke kënduar, venitën duke medituar,… Ata, shpesh pëlcasin nga parakumtët, nga pafuqia e zërit, nga rrënimet e ngritjet. Janë naksa, shkrimtarët! Shpesh ndodh që ikjet e tyre janë të shumëfishta, të pa kthim, të rënda e prekëse dhe të dhembshme që e dridhin,…e tronditin tokën. Për këtë, ata nuk e dëshirojnë ikjen në çfarëdo mënyre, sepse janë të lidhur me tokën, bile shpesh edhe përtojnë të ikin edhe në mënyrën-ikje përgjithmonë, pa i thënë të gjitha ato që ua dedikon mendja e tyre, që ua dedikojnë muzat e tyre, pa ia çmuar e vlerësuar shoqëria.

Por,… edhe ikjet e tyre janë të çuditshme, e që kjo temë do të shpenzonte mijëra faqe e fletë fletoresh dhe sërish do t’u mbetnim borxh këtyre kasnecëve kryeneçë, të cilët shpesh nuk pajtohen as me vetveten. E dinë ata vetë për çfarë arsye...!

Sikur të na tregonin arsyen, do të na rëndohej jeta me mungesën e respektit, me nënçmimet, me urinë dhe etjen e tyre?!... Andaj, nuk do t’ia dilnim dot kësaj teme, por ikja,… ikja është gjithnjë trishtuese...!
Në këtë kontekst, më kujtohet Faik Konica i "ikur",…edhe amaneti i tij për dy metra tokë në atdhe! Pra, ikja si ikje, ikja si kthim,… kthimi si ikje, athua a duan studim dhe koment?!

Dhe, për fund, kujtoj rrugëtimi i shkrimtarit është i rëndë dhe i dhembshëm, sepse, në penën e tij përherë mund thahet ngjyra, dhe kështu shkrimin e lë të pakryer.

Po ashtu, është e padrejtë që shkrimtari të vdes në dhe të huaj,… Për këtë le të mendojë kush si të dojë...

Kjo është e vërtetë e cila lë hapësirë për komentim dhe për qortim...!
Këtë shkrim, m’u duk e arsyeshme që ta përfundoj me mendimin e dijetarit nga Kina Ming Çu: “T’i duash njerëzit e aftë e të talentuar dhe të mos i nderosh ata, është njësoj sikur t’i thërrasësh ata në gosti dhe t’ua mbyllësh portën për të mos i lënë për të hyrë brenda”...!

(©S. B.)



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora